Kategori
Uncategorized

EUKOJUST mbajti takimin e tretë të Komitetit Drejtues

Më 26 korrik 2021, Projekti EUKOJUST mbajti takimin e tretë të Komitetit Drejtues. Kësaj radhe takimi u drejtua nga Kryesuesi i KPK-së, z. Jetish Maloku bashkë me Udhëheqësin e Eikipit të EUKOJUST, z. Volkmar Theobald.

Të pranishëm në këtë takim ishin anëtarët e Komitetit Drejtues me të drejtë vote:  zj. Nita Shala – Zëvendësministre e Ministrisë së Drejtësisë (pjesëmarrje virtuale), z. Albert Zogaj – Kryesues i Këshillit Gjyqësor,  z. Enver Peci – Kryetar i Gjykatës Supreme, z. Enver Fejzullahu – Drejtor i Akademisë së Drejtësisë, zj. Edi Gusia – Kryeshefe Ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore, zj. Vlora Maxhuni – e deleguar nga Zyra e Kryeministrit, dhe z. Fehmi Stublla – i deleguar nga Gazeta Zyrtare. E pranishme në takim ishte edhe zj. Julia Jacoby, përfaqësuese e Zyrës së BE-së në Kosovë. 

Temë kyçe diskutimi ishin aktivitetet dhe të arriturat e Projektit gjatë periudhës prill – qershor 2021.

Në këtë takim morën pjesë virtualisht, si vëzhgues, edhe përfaqësues të ambasadave të huaja në Kosovë, institucioneve vendore dhe organizatave ndërkombëtare.