EUKOJUST mbështetë Ministrinë e Drejtësisë së Kosovës (video)

Teksa Kosova qëndron në pragun e progresit, Plani Strategjik i Ministrisë së Drejtësisë për vitet 2022-2025, ilustron një përkushtim për reformë gjithëpërfshirëse në fushën e sundimit të ligjit sidomos në rrugën e integrimeve evropiane. Reformë kjo e mbështetur nga projekti EUKOJUST.

“Impakti më domethënës ose qëllimet kryesore të cilat janë të bashkërenduara me programin e EUKOJUST kanë të bëjnë me strategjinë për sundimin e ligjit e cila është një strategji disavjeçare dhe më pas në ri-organizimin apo ri-sistematizimin ose organogramin e Ministrisë së Drejtësisë dhe në qështje të cilat lidhen me koncept-dokumentet siç janë kodet civile ose kodet penale dhe ligjet tjera të veçanta,” thotë Vigan Qorolli, Zevëndës Ministër i Drejtësisë.

Mbështetja e EUKOJUST shtrihet në fronte të ndryshme. Nga fuqizimi i shërbimeve në Shërbimet Korrektuese duke siguruar infrastrukturë më efektive rehabilituese e deri te mbështetja e departamentit për bashkëpunim juridik ndërkombëtarë dhe departamenti për integrime evropiane. Të gjitha këto për të nxitur harmonizimin me standardet më të mira ndërkombëtare.

“Ne ishim të përfshirë në hartimin e rregullores por gjithashtu ishim të përfshirë në hartimin e Planit Zhvillimor Strategjik për Ministrinë e Drejtësisë 2022-2025,” thotë Kristijan Turkalj, ekspert i EUROJUST.

Megjithëse Kushtetuta e Kosovës garanton mjete juridike në shumë sfera, Kosova ka ende sfida për shkak të mungesës së mjeteve juridike në fushën civile, penale dhe administrative.

EUKOJUST ka adresuar këto sfida, në veçanti duke mbështetur Ministrinë me krijimin e një Data bazë digjitale të të Dhënave të Kriminale.

“Rezultati i mbështetjes sonë është që më në fund Ministria e Drejtësisë ka funksione të njëjta si vendet anëtare të BE-së. Janë krijuar njësi të reja, njësi për statistika dhe analiza, siç është njësia e TI-së, gjithashtu njësia e politikave gjyqësore. Tani Ministria e Drejtësisë duket më shumë si një ministri e drejtësisë e shteteve anëtare të BE-së,” thotë Turkalj.

“Në parim ne besojmë që të gjitha ligjet që dalin nga ne janë të harmonizuara me të gjitha standardet që i plotësojnë, ose me atë që njihet si Acquis Communautaire ose përafrim i legjislacionit të Kosovës me atë të Bashkimit Evropian. EUKOJUST ka dhënë një ndihmë të jashtëzakonshme, një ndihmë të pakursyer dhe kjo ndihmë besohet që do të vazhdojë edhe më tej, sepse nuk është qështje vetëm e një reciprociteti ose një bashkëpunimi midis një projekti dhe një institucioni shtetëror. Por, është një bashkëpunim që ndihma e ekpspertëve të cilat angazhohen përmes programit dhe strategjitë tona në fushën e sundimit të ligjit të jenë të standardizuara dhe të harmonizuara komplet me ato ndërkombëtare,” thotë Qorolli.

Në këtë rrugëtim të përbashkët drejt një shoqërie më të drejtë e sistem të sundimit të ligjit më të besueshëm, Ministria e Drejtësisë dhe projekti EUKOJUST qëndrojnë dorë për dore, duke krijuar një rrugë drejt një të ardhmeje më të ndritur dhe më të barabartë.

“Rekomandimi më i rëndësishëm ka të bëjë me procesin e integrimit të Kosovës në BE. Në një metodologji të re për negociata, sektori i sundimit të ligjit po bëhet më i rëndësishmi. Fusha e cila do të përcaktojë ritmin e integrimit të Kosovës në BE. Kjo ka të bëjë ne veçanti me kapitujt 23 dhe 24. Rekomandimi ynë për Qeverinë e Kosovës është që të mbështesë, forcojë dhe investojë në Ministrinë e Drejtësisë në mënyrë që Ministria e Drejtësisë të jetë në gjendje të arrijë progresin e nevojshëm,” konkludon Turkalj.

p4

Elina Doee

Founder

Lorem ipsum dolor sit amet, consetetur sadipscing elitr, sed diam nonumy eirmod tempor invidunt ut labore et dolore magna aliquyam erat, sed diam voluptua. At vero eos et accusam et justo duo dolores et ea rebum. StetLorem ipsum dolor sit amet, consetetur sadipscing elitr, sed diam nonumy eirmod tempor invidunt ut labore et dolore magna aliquyam erat, sed diam voluptua. At vero eos et accusam et justo duo dolores et ea rebum. Stet