Kategori
Uncategorized

Projekti EUKOJUST mban takimin e tij të shtatë të Komitetit Drejtues

Të mërkurën, më 27 korrik 2022, në Prishtinë u mbajt takimi i shtatë i Komitetit Drejtues të Programit të Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë – EUKOJUST.

Takimin e kryesoi Drejtori i Zyrës Ligjore të Zyrës së Kryeministrit z. Mentori Borovci në të cilin morën pjesë edhe Ministrja e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës z. Albert Zogaj, z. Jetish Maloku – Kryesues i Këshillit Prokurorial, Kryetari i Gjykatës Supreme z. Enver Peci, ushtruesi i Kryeprokurorit të Shtetit z. Besim Kelmendi, Drejtor i Akademisë së Drejtësisë së Kosovës, z. Enver Fejzullahu, Drejtorja e Projektit EUKOJUST nga IRZ znj. Teresa Thalhammer si dhe z. Nicola Scaramuzzo nga Zyra e BE-së në Kosovë.

Përfaqësuesit e institucioneve kryesore të drejtësisë në Kosovë diskutuan në këtë takim për aktivitetet dhe arritjet e Projektit të cilat u prezantuan përmes raportit tremujor që përfshin periudhën prill-qershor 2022 si dhe paraqitën qëndrimet e tyre për veprimet në vazhdim. Pas diskutimit, anëtarët e Komitetit Drejtues me të drejtë vote u dakorduan për datën e takimit të radhës të Komitetit Drejtues dhe për kryesimin e tij. 

Kategori
Uncategorized

Programi EUKOJUST vazhdon të mbështesë iniciativën mbi Reformën e Drejtësisë Administrative

Më 26.07.2022 me mbështetjen e Programit EUKOJUST u organizua Punëtoria kordinuese për hapat e radhës lidhur me reformimin e drejtësisë administrative.  

Zëvëndësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, dhe përfaqësuesi i Zyrës së BE-së në Kosovë z.Nicola Scaramuzzo ju drejtuan pjesmarrësve.  

Në një diskutim të hapur pjesëmarrësit diskutuan në përgjithësi për reformimin e kornizёs ligjore dhe institucionale pёr drejtёsinё administrative dhe kordinimin e kësaj iniciative me iniciativat aktualisht në vijim të fushave të ndërlidhura.   Takimi i sotëm është vazhdimësi e përpjekjeve të koordinuara në kuadër të Letrës së Zotimit të cilën Gjykata Supreme, Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli Gjyqësor e kanë nënshkruar për kryerjen e përbashkët të reformave në tri fushat kryesore: Draft Kodi i Procedurës Civile, reformimi i drejtësisë administrative dhe ristrukturimi i Dhomës së Posaçme për Çështje të Privatizimit të Gjykatës Supreme. 

Kategori
Uncategorized

Në Kosovë u certifikuan mbi 180 përkthyes

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) dhe projekti EUKOJUST organizuan të enjten, më 14 korrik 2022, ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave për mbi 100 përkthyes të certifikuar gjyqësorë.

Udhëheqësi i ekipit të projektit EUKOJUST, Volkmar Theobald, e përgëzoi KGJK-në për organizimin për herë të parë të këtij konkursi shumë të nevojshëm për certifikimin e përkthyesve kosovarë dhe shprehu gatishmërinë për ta mbështetur Këshillin në të ardhmen në përmirësimin e cilësisë së përkthimeve, duke përfshirë edhe gjuhët zyrtare të komuniteteve jo-shumicë.

“Përdorimi i saktë i gjuhëve zyrtare në sistemin gjyqësor dhe atë prokurorial në Kosovë është i një rëndësie shumë të madhe për të garantuar standarde ndërkombëtare të gjykimit të drejtë dhe qasje në drejtësi për të gjithë. Roli i një përkthyesi është një rol tejet i rëndësishëm për Qasjen në Drejtësi,” tha Theobald.

Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj, tha se certifikimi i përkthyesve është shumë i rëndësishëm për sistemin gjyqësor. “Certifikimi i përkthyesve është jetik për një sistem të mirëfilltë ligjor. Pa komunikim të qartë ndërmjet gjyqtarëve, avokatëve dhe palëve, drejtësia mund të mos vihet në vend”, tha Zogaj.

“Rëndësia e këtij certifikimi garanton cilësinë e shërbimit në sistemin gjyqësor. Me këtë certifikim e hapim rrugën edhe për përkthyes të rinj të cilët do të rrisin cilësinë e përkthimit dhe interpretimit në gjuhë të ndryshme. Tani gjykatat do të pajisen me lista të reja të përkthyesve gjyqësorë të certifikuar”, tha ai.

Komisioneri për Gjuhët, Sllavisa Mlladenoviq, tha se janë bërë disa hapa pozitivë në ofrimin e shërbimeve të përkthimit në gjykata, ku përkthyesit janë pajisur me pajisjet elektronike më të avancuara për përkthim, është rritur numri i përkthyesve dhe janë ofruar trajnime për përkthyes. Prandaj, ai beson se edhe ky certifikim i përkthyesve do ta rrisë më tej besimin e publikut, duke u ofruar qytetarëve qasje më korrekte në proceset gjyqësore të përkthyera.

Për çiftin e gjuhëve shqip-serbisht janë certifikuar 78 përkthyes gjyqësorë, ndërsa për çiftin e gjuhëve shqip-anglisht janë certifikuar 104 përkthyes gjyqësor.

Kategori
Uncategorized

Qasja në Drejtësi për të burgosurat në Qendrën Korrektuese të Femrave në Lipjan

Më 6 korrik, Ekspertja e EUKOJUST-it për Qasje në Drejtësi, Alina Matache, dhe Këshilltarja Ligjore e EUKOJUST-it, Nita Bejta, në partneritet me Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas dhe Institucionin e Avokatit të Popullit, organizuan një Sesion Informues për Qasjen në Drejtësi për femrat e burgosura në Qendrën Korrektuese për Femra. Qëllimi i sesionit ishte informimi i grave të burgosura për të drejtat e tyre, qasjen në ndihmë juridike falas, procesin e lirimit me kusht, mekanizmat e ndryshëm të referimit dhe mekanizmat e ankesës dhe mundësitë për rehabilitim dhe ri-integrim pas lirimit.

Drejtoresha  e Agjencisë për Ndihmës Juridike Falas, Anita Alaj Kalanderi, dhe Udhëheqësja e Departamentit për Shërbime Juridike, Flutura Berbati Zena, iu prezantuan të burgosurave shërbimet e Agjencisë dhe i diskutuan sfidat dhe zgjidhjet për marrjen e ndihmës juridike falas në burgje. Fidane Zekaj, Këshilltare Ligjore në Mekanizmin Parandalues ​​Kombëtar në Institucionin e Avokatit të Popullit diskutoi për mbështetjen e Avokatit të Popullit ndaj të burgosurve sa herë që ata përballen me sfida gjatë qëndrimit në burg.

Kategori
Uncategorized

Punëtori për hartimin e Manualit për përkthyes/interpretë në gjykata

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), i mbështetur nga Programi i Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë  EUKOJUST, po harton një Manual për përkthyes dhe interpretë në gjykata.

Të mërkurën, më 29 qershor 2022, në Prizren u organizua një punëtori për këtë Manual me Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Zyrën e Përkthimit të KGJK-së, Komisionin Normativ dhe përkthyes dhe interpretë nga gjykatat. Punëtoria u moderua nga Ekspertja e EUKOJUST-it për Qasje në Drejtësi, Alina Matache, dhe u mbështet nga Ekspertja e EUKOJUST-it për Menaxhimin e shërbimeve të përkthimit në gjykata dhe prokurori, Filloreta Hoxha.

Punëtoria është vazhdimësi e 25 Rekomandimeve të EUKOJUST-it për përballimin e lëndëve të grumbulluara për përkthim në gjykatat e Kosovës dhe për përmirësimin e menaxhimit të shërbimeve të përkthimit në gjyqësor.

Manuali përcakton standardet dhe normat për përkthyesit dhe interpretët në sektorin gjyqësor, duke filluar nga përcaktimi i numrit të faqeve që duhet përkthyer në ditë, numri i orëve që një interpret duhet të kalojë në një seancë dhe përdorimi efikas i burimeve njerëzore. Përmirësimi i cilësisë së përkthimeve, duke përfshirë gjuhën zyrtare jo-shumicë është një nga aktivitetet kryesore të Objektivës 4 të projektit EUKOJUST kushtuar Qasjes në Drejtësi. Interpretimi dhe përkthimi ligjor në një kontekst dygjuhësh janë të një rëndësie themelore për të ndihmuar në mbrojtjen e të drejtave të personave që nuk e flasin ose nuk e kuptojnë gjuhën e procedurës dhe janë gjithashtu thelbësore për të mbrojtur drejtësinë e procedurës gjyqësore.

Kategori
Uncategorized

Ecja drejt Sistemit për Menaxhimin Informativ të Lëndëve (SMIL)

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) po ecën në hap me mjetet moderne në menaxhimin e lëndëve duke e zbatuar Sistemin për Menaxhimin Informativ të Lëndëve (SMIL) në sistemin prokurorial të Kosovës. Projekti EUKOJUST po e mbështet këtë përpjekje si pjesë e aktivitetit për përmirësimin e cilësisë së shërbimit prokurorial. Eksperti afatgjatë i EUKOJUST-it, Arben Isufi, po ofron mbështetje të konsiderueshme në hartimin e Rregullores për SMIL-in dhe tani së bashku me Ekspertin tjetër afatgjatë të EUKOJUST-it, Cristian Nicoara, po e mbështesin KPK-në në zbatimin e rregullores së sapo miratuar për SMIL-in. Për këtë qëllim, të gjithë administratorët, trajnuesit e SMIL-it dhe stafi i TI-së së KPK-së janë mblodhën në një punëtori të organizuar nga EUKOJUST në Pejë ku u ngritën të gjitha pyetjet dhe sfidat dhe u identifikuan mënyrat më të mira për të vazhduar më tej.

Punëtoria ishte e dyfishtë: për të siguruar që faktorët kritikë nëpër prokurori janë të vetëdijshëm për përmbajtjen funksionale të sistemit SMIL dhe zbatimin e tij nga njëra anë, dhe, në anën tjetër, proceset menaxheriale të nevojshme për të siguruar që zbatimi i SMIL-it në vendet e tyre të punës të inkorporohet nga stafi i prokurorisë si pjesë e modeleve standarde të punës.

Në këtë mënyrë, ekspertët afatgjatë të EUKOJUST-it po i ofrojnë KPK-së mbështetje të vazhdueshme për forcimin e aftësive të administratës në nivel qendror dhe lokal që ta përdorin sistemin SMIL në punën e tyre të përditshme. Duke qenë një mjet relativisht i ri dhe me pak ndikim sistemik deri më tani, SMIL-i do të ndërhyjë në masë të madhe në modelet e krijuara të punës në prokurori.