Kategori
Uncategorized

Spektri i mbështetjes së EUKOJUST për Zyrën Ligjore të Zyrës së Kryeministrit

Mbështetja e projektit EUKOJUST për Zyrën Ligjore të Zyrës së Kryeministrit është e konsiderueshme dhe e larmishme.

Ajo përfshinë:

– Hartimin e 59 ligjeve, të cilat tregojnë një përkushtim të konsiderueshëm për zhvillimin e kornizave legjislative, që mbulojnë një spektër të gjerë fushash brenda qeverisjes dhe politikave.

– Hartimin e 2 akteve nënligjore, konkretisht i një Udhëzimi Administrativ dhe Rregullativ, që demonstron një fokus të detajuar në drejtimin e procedurave administrative dhe përputhshmërisë rregullatore.

– Krijimin e 2 manualeve për hartimin e akteve ligjore dhe përafrimin e legjislacionit me acquis të BE-së, i cili nënvizon një angazhim për ruajtjen e koherencës ligjore dhe përputhjen me standardet e Bashkimit Evropian.

– Analizimin e 22 opinioneve ligjore që pasqyron një përkushtim për shqyrtimin dhe interpretimin e plotë të çështjeve komplekse ligjore, duke siguruar vendimmarrje të informuar dhe respektim të parimeve ligjore.

Kjo gjerësi e punës tregon për një përpjekje gjithëpërfshirëse dhe të përkushtuar të EUKOJUST-it në mbështetjen e Zyrës Ligjore të ZKM-së, duke kontribuar ndjeshëm në peizazhin ligjor dhe rregullator.

Kategori
Uncategorized

Dokumenti i Politikave për Digjitalizimin e Sektorit të Drejtësisë

Më 9 dhe 10 nëntor 2023, EUKOJUST në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë organizoi një punëtori dyditore për Dokumentin e Politikave për Digjitalizimin e Sektorit të Drejtësisë për Planin e ri të Veprimit (2024-2026) të Strategjisë së Sundimit të Ligjit.

Kjo punëtori bëri bashkë përfaqësuesit përkatës të Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe institucioneve tjera për diskutimin dhe ndarjen e pikëpamjeve lidhur me aktivitetet e reja të Planit të Veprimit të Strategjisë së Sundimit të Ligjit (2024 -2026) që synojnë avancimin e mëtejmë të digjitalizimit të institucioneve të drejtësisë në Kosovë.

Kategori
Uncategorized

Të arritura konkrete prezantohen në takimin e 12 të Këshillit Drejtues

Përmirësimi i qasjes në drejtësi për të gjithë në Kosovë, forcimi i kapaciteteve të institucioneve përfituese si dhe përmirësimet në kuadrin legjislativ, ishin disa nga të arriturat tre-mujore të prezantuara në takimin e 12-të të Komitetit Drejtues të projektit EUKOJUST, të mbajtur më 30 tetor në Prishtinë.

Zëvendës/ministri i Drejtësisë, Vigan Qorolli dhe Udhëheqësi i Ekipit të EUKOJUST z. Volkmar Theobald, bashkëdrejtuan takimin e rregullt ku u paraqitën të arriturat e projektit në këtë fazë dhe objektivat për tre mujorin e ardhshëm.

Të pranishëm në takim ishin edhe: Ministrja e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës z. Albert Zogaj, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, z. Enver Maloku, Zëvendës Kryeprokurori i Shtetit, z. Agron Qalaj, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, Ambasadorja e Kroacisë, Danijela Barishiq, Drejtoresha e Projektit EUKOJUST nga IRZ znj. Teresa Thalhammer, si dhe z. Nicola Scaramuzzo nga Zyra e BE-së në Kosovë.

Gjatë prezantimit të përbashkët z. Volkmar Theobald dhe ekspertët e EUKOJUST, paraqitën të arriturat e projektit gjatë fazës tre mujore raportuese. Gjatë kësaj periudhe, projekti ka shënuar progres në mbështetjen e mekanizmit koordinues ndërinstitucional dhe akterët e tij (Ministria e Ddrejtëisë, Akademia e Drejtësisë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës) me qëllim të rritjes së kapaciteteve të tyre për koordinim sistematik dhe të qëndrueshëm të të gjithë sistemit të drejtësisë dhe të sundimit të ligjit.

Projekti ka ofruar mbështetje sistematike për grupet punuese të krijuara në bazë të vendimit të Ministrisë së Drejtësisë për formimin e gjashtë (6) grupeve punuese për vlerësimin, konceptimin dhe hartimin e nismave ligjore të parashikuara në deklaratën e përbashkët të angazhimit. Kjo deklaratë e quajtur “Deklarata për Reformën në Drejtësi” është firmosur nga të gjithë drejtuesit e institucioneve të drejtësisë. Projekti ofroi mbështetje për të konsoliduar gjetjet e të gjitha grupeve të punës në një raport përfundimtar.

Projekti ka vazhduar kontributin e tij në përmirësimin e qasjes në drejtësi për të gjithë në Kosovë, veçanërisht për gratë, pakicat etnike, të miturit, personat me aftësi të kufizuara, grupet e cenueshme, të margjinalizuara dhe pak të përfaqësuara, duke fuqizuar mekanizmin e ndihmës juridike falas, përmirësimin e qasjes në jurisprudencë dhe legjislacion në gjuhët jo-shumicë, dhe forcimin e profesioneve të lira juridike sipas strategjisë për luftën kundër dhunës në familje dhe strategjisë së sundimit të ligjit dhe sigurimin e zbatimit të saj.

Për sa i përket forcimit të kapaciteteve të përfituesve në këtë periudhë, ka pasur një reagim, pjesëmarrje dhe angazhim të lartë të përfaqësuesve nga institucionet dhe përfituesit në të gjitha programet e ngritjes së kapaciteteve, trajnime, sesione pune apo ngjarje të tjera. që u mbështetën nga projekti EUKOJUST, gjë që tregoi interesin e tyre të lartë për pjesëmarrje aktive në procesin e reformës sektoriale dhe për përballimin e përgjegjësive dhe përshtatjeve të reja që vijnë me të.

Në kuadrin legjislativ, gjatë kësaj periudhe EUKOJUST ka mbështetur përfituesit e vet në hartimin e tre (3) legjislacioneve parësore, duke përfshirë Kodin e Procedurës Civile, Projektligjin për Gjykatën Administrative dhe Projektligjin Omnibus për Harmonizimin e Ligjeve Speciale. Për më tepër, projekti ka mbështetur përfituesit edhe  në hartimin e pesëmbëdhjetë (15) akteve nënligjore.

Përkrahja është ofruar edhe me hartimin e tetë (8) raporteve me rekomandime për fusha të ndryshme të sektorit të drejtësisë dhe pesë (5) manualeve. Projekti më tej ka mbështetur dhjetë (10) dokumente teknike siç janë planet e veprimit, specifikime teknike, PSV-të dhe pyetësorë.

Lidhur me ngritjen e kapaciteteve, ekspertët përgatitën dhe përditësuan dymbëdhjetë (12) programe dhe materiale trajnimi për të mbështetur reformën në drejtësi në përputhje me praktikat më të mira të BE-së, si dhe kryen dy (2) Vlerësime të Nevojave për Trajnim. Dëshmitë e të dhënave nga organizimet për ndërtim të kapaciteteve u mblodhën sistematikisht nga projekti dhe u klasifikuan sipas gjinisë.

Qëllimi i projektit EUKOJUST është mbështetja e sektorit të drejtësisë në Kosovë dhe përmirësimi i cilësisë së drejtësisë për qytetarët e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së. Projekti synon më tej që ta mbështesë Kosovën në reformimin e sistemit të drejtësisë sipas standardeve evropiane dhe ndërkombëtare dhe t’i përgatisë institucionet e saj për procesin e anëtarësimit në BE duke ofruar ekspertizë dhe asistencë teknike të nivelit të lartë për të gjithë sektorin e drejtësisë në Kosovë.

Projekti zbatohet nga konsorciumi IRZ, CILC dhe Ministria e Drejtësisë dhe Administratës Publike e Kroacisë, ndërsa grupi i ekspertëve të përfshirë në zbatimin e aktiviteteve kanë një përvojë të gjatë të bashkëpunimit me institucionet e Kosovës në baza bilaterale në kuadër të projekteve të financuara nga BE-ja. Projekti bazohet më tej në përvojat e mëparshme dhe mësimet e nxjerra nga asistenca e BE-së në Kosovë. 

Pas diskutimeve, anëtarët me të drejtë vote të Komitetit Drejtues caktuan fundin e janarit si datë për takimin e radhës të Komitetit Drejtues dhe ranë dakord për kryesimin e tij, ndërsa EUKOJUST prezantoi planin e punës për tremujorin e ardhshëm.

Kategori
Uncategorized

Plani Zhvillimor Strategjik i Ministrisë së Drejtësisë për periudhën 2022 – 2025

“Vlerësimi i zbatimit të Planit Zhvillimor Strategjik të Ministrisë së Drejtësisë për periudhën 2022 – 2025” ishte në agjendën e përbashkët të punëtorisë të organizuar nga EUKOJUST – Ministria e Drejtësisë, e cila u mbajt më 19 dhe 20 tetor 2023.

Ngjarja mblodhi të gjithë aktorët përkatës të MD-së dhe agjencive të saj për të diskutuar lidhur me nivelin e zbatimit të Planit Zhvillimor Strategjik.

Takimin e përshëndeti ministrja Albulena Haxhiu, e cila theksoi rëndësinë e përkushtimit dhe angazhimit të të gjithëve në MD në kryerjen e aktiviteteve reformuese.

Ministrja u shoqërua nga zëvendës ministrat Blerim Sallahu dhe Vigan Qorrolli dhe sekretarja e përgjithshme e MD-së Anita Kalanderi. Përfaqësuesi i EUKOJUST-it theksoi rëndësinë kyçe që ka MD në kapitujt 23 dhe 24, dhe rrjedhimisht për të gjithë procesin integrues të Kosovës në BE.

Gjatë punëtorisë dyditore u analizuan të gjitha aktivitetet e Planit Zhvillimor Strategjik, si dhe niveli i zbatimit të masave të miratuara.

Kategori
Uncategorized

EUKOJUST trainon zyrtarët ligjorë të Ndihmës Juridike Falas për përfaqësimin e viktimave të dhunës në familje

Ngritja e kapaciteteve profesionale të zyrtarëve ligjorë të Ndihmës Juridike Falas për “zbatimin praktik të kornizës ligjore ndërkombëtare dhe kosovare për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe zhvillimin e aftësive të buta për dinamikën e situatave të dhunës në familje” ishte fokusi i një trajnimi dyditor që u organizua në koordinim dhe bashkëpunim me Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas.

Njëmbëdhjetë zyrtarë ligjorë të Ndihmës Juridike Falas (NJF) nga të gjitha regjionet e Kosovës dhe zyrat mobile morën pjesë në trajnimin e mbajtur nga Ekspertja afatgjatë e Projektit EUKOJUST për edukimin juridik publik/ dhunën në familje dhe grupet e margjinalizuara, Bardhë Krasniqi. Trajnimi “Zbatimi i kornizës ligjore ndërkombëtare dhe kosovare për mbrojtjen nga dhuna në familje” dhe materiali përkatës është përshtatur për dhe synon që zyrtarëve ligjorë të NJF-së t’iu japë njohuritë dhe aftësitë që iu nevojiten për t’u ofruar viktimave të dhunës në familje ndihmë thelbësore në objektivat e mëposhtme:

  • Kuptimi i dinamikës së dhunës në familje,
  • Mjetet juridike për dhunën në familje,
  • Intervistimi dhe këshillimi i viktimave të dhunës në familje,
  • Planifikimi i sigurisë,
  • Puna me organet e zbatimit të ligjit,
  • Ndjeshmëria kulturore,
  • Kujdesi për veten dhe trajtimi i traumave të viktimave të dhunës në familje.

Trajnimi kishte për qëllim t’iu ofrojë zyrtarëve ligjorë të NJF-së informacion të vlefshëm për të siguruar që viktimat e dhunës në familje të kenë qasje në gjykata dhe në mjetet juridike në dispozicion për të trajtuar format e ndryshme të dhunës në familje e që i prekin të drejtat dhe sigurinë e viktimave. Përveç kësaj, qasja në drejtësi shtrihet edhe tek personat që janë të pjesë e jetës së viktimave, si fëmijët ose anëtarët e tjerë të familjes.

Pjesëmarrësit e vlerësuan lartë këtë trajnim dhe përfituan si nga pikëpamja profesionale ashtu edhe nga përvoja e mirë e trajnueses.

Trajnimi u mbajt në kuadër të objektivit specifik të projektit EUKOJUST për forcimin e qasjes në drejtësi për të gjithë qytetarët e Kosovës, veçanërisht në fushën e dhunës në familje dhe grupeve të pafavorshme ose të margjinalizuara si dhe është në përputhje me Strategjinë për Sundimin e Ligjit dhe me Strategjinë për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave bashkë me planet e tyre përkatëse të veprimit.

Kategori
Uncategorized

Zbatimi i dënimeve alternative kundrejt dënimeve me burgim

Përdorimi i dënimeve alternative në krahasim me dënimet me burgim ishte tema kryesore e tryezës së rrumbullakët të organizuar nga Programi i BE-së për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë (EUKOJUST) në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Ngjarja e mbajtur të martën më 17 tetor 2023, në Prishtinë, mblodhi të gjithë akterët (gjyqtarët, prokurorët, shërbimi korrektues dhe sprovues) brenda Sektorit të Drejtësisë , ku u diskutua vendosja e dënimeve alternative dhe shqyrtimie i mundësisë së forcimit të tyre. Pjesëmarrësit përshëndetën zgjedhjen e temës së Tryezës së Rrumbullakët dhe theksuan rëndësinë që kjo temë ka për shoqërinë kosovare.

Në Kosovë dënimet alternative kanë zënë rrënjë në kuadër të reformës penale, por kryesisht për të miturit. Prandaj, është e nevojshme të promovohet më tej aplikimi i dënimeve alternative. Pasojat negative të dënimit institucional dhe burgosjes janë veçanërisht të dukshme gjatë vuajtjes së dënimeve të shkurtra me burgim dhe për këtë arsye vendosja e dënimeve alternative është posaqërisht e rëndësishme për këto raste.

Qëllimi i kësaj Tryeze të Rrumbullakët ishte forcimi i bashkëpunimit në mes të prokurorisë, gjyqësorit, Panelit për Lirim me Kusht, shërbimeve korrektuese dhe sprovuese. Diskutimi i hapur dhe dinamik e vërtetoi se ka nevoje të madhe për vendosjen e një dialogu të rregullt ndërmjet këtyre akterëve me qëllim të përmirësimit të sistemit të politikave penale, e veçanërisht politikës së shqiptimit të dënimeve alternative në Kosovë. Konkluzioni i kësaj Tryeze të Rrumbullakët ishte se duhet të ketë më shumë diskutime të tilla, ku të gjithë akterët e përfshirë në vendosjen e dënimeve alternative të mund të ndajnë përvojat e tyre. Duhet një bashkëpunim më i fortë ndërmjet institucioneve dhe profesionistëve të sektorit të drejtësisë në mënyrë që dënimeve alternative të përdoren më shpesh, kur kjo është e përshtatshme.

Kategori
Uncategorized

Trajnim për përdorimin e koncepteve juridike për përkthyes dhe interpretë të gjykatave

Trajnimi dy ditor për përdorimin e koncepteve juridike dhe “Manualin për përkthyes dhe interpretë të gjykatave” është organizuar dhe mbajtur javën e kaluar në Prishtinë, në bashkëpunim me Këshillin Gjyqësor të Kosovës Akademinë e Drejtësisë të Kosovës.

Moduli i trajnimit është zhvilluar dhe prezantuar nga ekspertja afatmesme e EUKOJUST, Filloreta Hoxha, dhe fokusohej  në aspekte të ndryshme si:

Bazat e sistemit juridik dhe terminologjia juridike.

Përkthimi dhe interpretimi në gjykata, duke përfshirë terminologjinë e sallës së gjyqit, terminologjinë e së drejtës civile dhe penale, dhe konceptet procedurale.

Zbatimi praktik i terminologjisë juridike nëpërmjet përdorimit të skripteve praktike për përkthim dhe simulimit të seancave gjyqësore.

Në trajnim morën pjesë përkthyesit dhe interpretët nga të gjitha gjykatat e Kosovës.

Ky aktivitet është pjesë e objektives së EUKOJUST – Qasja në Drejtësi që synon përmirësimin e cilësisë së përkthimit dhe interpretimit në gjykata dhe prokurori; gjithashtu është pjesë e Strategjisë së Kosovës për Sundimin e Ligjit.

Trajnimi ishte intensiv dhe me pjesëmarrje aktive nga të dyja grupet, të cilët shfaqën interes të madh dhe ishin gjatë gjithë kohës të përfshirë në diskutime dhe ushtrime. Pjesëmarrësit vlerësuan lart organizimin dhe metodologjinë e trajnimit.

Kategori
Uncategorized

EUKOJUST vazhdon të mbështesë institucionet e Kosovës në reformimin e drejtësisë administrative

Grupi Punues për hartimin e Projektligjit për Gjykatën Administrative është mbledhur të martën, më 19 shtator 2023 në Prishtinë.

Me prezencën e Zëvendës Ministrit të Drejtësisë z. Blerim Sallahu, Kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, së bashku me gjyqtarë nga Departamenti për Çështje Administrative, përfaqësuesëve tjerë të Ministrisë së Drejtësisë, Zyrës së BE-së, USAID dhe akterëve tjerë relevant sot u mbajt takimi i parë i Grupit Punues që do të jetë përgjegjës për hartimin e Ligjit për Gjykatën Administrative.

Gjatë kësaj tryeze, grupi punues ka diskutuar rreth përmbajtjes së Projektligjit për Gjykatën Administrative dhe diskutimin e aspekteve që pritet të gjejnë zgjidhje nga kjo nismë legjislative.

EUKOJUST po mbështetë institucionet e Kosovës me ekspertizë, duke angazhuar veçanërisht ekspertët z. Sokol Sadushi, Kryetar i Gjykatës së Lartë të Shqipërisë dhe z.Visar Morina, Ekspert për Drejtësi Administrative, dhe burime tjera të nevojshme për mbështetje teknike dhe profesionale të kësaj nisme.

Kategori
Uncategorized

Trajnimi i dytë për menaxhimin e burgjeve me fokus në ndjeshmërinë gjinore

Pas ndikimit pozitiv dhe realizimit të suksesshëm të sesionit të parë të trajnimit, EUKOJUST në bashkëpunim me EULEX-in, respektivisht Chiara Tagliani, këshilltare për çështje gjinore dhe Christina Malmgren, monitoruese në shërbimin korrektues, si bashkëtrajnuese, mbajti sesionin e dytë për menaxhimin e burgjeve duke u fokusuar në ndjeshmërinë gjinore për Stafin Korrektues të Kosovës.

Në sesionin e dytë morën pjesë drejtori i Qendrës Korrektuese në Lipjan, menaxhmenti i lartë dhe zyrtarët korrektues. Ky sesion rrjedhë si rezultat i vlerësimit të kryer nga EUKOJUST lidhur me qasjen në drejtësi për femrat e burgosura dhe të paraburgosura, vlerësim i kryer në periudhën janar-mars 2022 në Qendrën Korrektuese të Femrave (QKF) në Lipjan, duke familjarizuar stafin korrektues me Rregullat e OKB-së për Trajtimin e Grave të Burgosura si dhe për Sanksionet Jo me Burgim për Shkelëset Gra (Rregullat e Bankokut), përfshirë standardet dhe normat e tjera ndërkombëtare.

Trajnimi u organizua dhe u drejtua nga ekspertja e EUKOJUST-it për qasje në drejtësi, Alina Matache dhe eksperti afatshkurtër i EUKOJUST-it për trajnimin e stafit korrektues, Alban Muriqi.

Kategori
Uncategorized

Akuzimi dhe dënimi i rasteve të dhunës në familje në fokus të trajnimit nga EUKOJUST

Ngritja e kapaciteteve profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve përfshirë edhe bashkëpunëtorët profesionalë për “Akuzimin dhe dënimin e rasteve të dhunës në familje” – zbatimi praktik i standardeve ndërkombëtare në trajtimin e rasteve të dhunës në familje duke përfshirë kornizën ligjore kombëtare për mbrojtjen nga dhuna në familje – ishte fokusi i trajnimit të tretë të mbajtur nga projekti EUKOJUST të martën më 5 shtator 2023 në Prishtinë, e që është mbajtur nën ombrellën e Akademisë së Drejtësisë të Kosovës.

Mbi 30 pjesëmarrës, të përbërë nga 21 gjyqtarë dhe 10 prokurorë, të ardhur nga shtatë gjykata themelore dhe zyrat themelorë të prokurorive të Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Ferizajt, Gjilanit, Gjakovës dhe Mitrovicës morën pjesë në trajnim e mbajtur nga Ekspertja afatgjatë e projektit EUKOJUST për Arsimim Publik Juridik /Dhunën në Familje dhe Grupet e Margjinalizuara, Bardhë Krasniqi. Trajnimi “Akuzimi dhe dënimi i rasteve të dhunës në familje” dhe materiali përkatës është përshtatur dhe synon:

– Përmirësimin e reagimit prokurorial dhe gjyqësor ndaj rasteve të dhunës në familje,

– Të kuptuarit e seriozitetit dhe kompleksitetit të rasteve të dhunës në familje për të kontribuar dhe rritur konsistencën në trajtimin e rasteve të dhunës në familje dhe për të zgjeruar burimet e tyre të bazuara në praktikë.

– Mbrojtjen dhe arritjen e akuzimit dhe dënimit të rasteve të dhunës në familje në proporcion me peshën e krimit sipas standardeve ligjore ndërkombëtare dhe kombëtare.

Pjesëmarrësit e vlerësuan shumë këtë trajnim dhe përfituan si nga pikëpamja profesionale ashtu edhe nga përvoja e mirë e trajnueses.

Trajnimi u mbajt në kuadër të objektivës specifike të projektit EUKOJUST për forcimin e qasjes në drejtësi për të gjithë qytetarët e Kosovës, veçanërisht në fushën e dhunës në familje dhe grupeve të pafavorizuara ose të margjinalizuara – dhe është në përputhje me Strategjinë për Sundimit të Ligjit dhe me Strategjinë për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje dhe Dhuna kundër Grave si dhe Planet e tyre përkatëse të Veprimit.

Kategori
Uncategorized

Në bashkëpunim me EULEX-in është mbajtur një trajnim për menaxhimin e burgjeve me ndjeshmëri gjinore

Alina Matache, Eksperte e EUKOJUST për qasje në drejtësi, Chiara Tagliani, këshilltare për çështje gjinore e EULEX-it dhe Heidi Kajander, këshilltare korrektuese e EULEX-it mbajtën një trajnim mbi politikat specifike me ndjeshmëri gjinore në sistemin e burgjeve.

Trajnimi përfshiu qasjen teorike dhe praktike të Rregullave të Kombeve të Bashkuara për Trajtimin e Grave të Burgosura dhe Masat Jo-Ligjore për Gratë e Dënuara (Rregullat e Bangkokut), Rregullat Evropiane të Burgjeve dhe standardet dhe normat e tjera ndërkombëtare. Më tej u zhvillua punë në grupe ku u diskutua lidhur me parimin e mosdiskriminimit, konceptin e gjinisë, pranimin, regjistrimin dhe ndarjen e grave dhe fëmijëve, shërbimet e kujdesit shëndetësor specifik për gjininë si dhe mbrojtjen dhe sigurinë.

Përveç kësaj, u mbajt një modul mbi punën e bazuar në traumat për të diskutuar rreth rëndësisë së të kuptuarit të traumës që sjellin me vete shumë dhunuese femra, në mënyrë që të shmangin nxitjen e traumatizimit të sërishëm.

Trajnimi u mbajt pas një vlerësimi të bërë nga EUKOJUST në Qendrën Korrektuese të Femrave në Lipjan, i cili u fokusua në trendin dhe shkeljet që bëhen në burgosjen e grave; karakteristikat dhe prejardhja e grave shkelëse, duke përfshirë çdo histori abuzimi; vlerësimi i qasjes në mbështetje ligjore dhe informacion; praktikat dhe kushtet në burg që ndikojnë në shëndetin dhe mirëqenien mendore të grave të burgosura dhe qasjen në aktivitete edukativo-arsimore, punësimin dhe rehabilitimin.

Kategori
Uncategorized

Në takimin e 11-të të Komitetit Drejtues u paraqitën përmirësimet në sektorin e drejtësisë

Forcimi i kapaciteteve dhe koordinimi ndërinstitucional, si dhe pavarësia dhe transparenca ishin disa nga rezultatet kryesore të raportit tremujor prill–qershor 2023 të EUKOJUST, të prezantuara në takimin e 11-të të Komitetit Drejtues, të mbajtur më 26 korrik 2023 në Prishtinë.

Drejtori i Zyrës Ligjore të Zyrës së Kryeministrit z. Mentor Borovci dhe Udhëheqësi i Ekipit të EUKOJUST z. Volkmar Theobald, bashkëkryesuan takimin e rregullt të Komitetit Drejtues të Programit të Sektorit të Drejtësisë për Kosovën, të financuar nga Bashkimi Evropian. Të pranishëm në takim ishin edhe: Zëvendësministri i Drejtësisë z. Vigan Çorolli, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës z. Albert Zogaj, Zëvendës Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, z. Veton Shabani, Zëvendës Kryeprokurori i Shtetit, z. Agron Qalaj, Drejtoresha e Projektit EUKOJUST nga IRZ znj. Teresa Thalhammer, si dhe z. Nicola Scaramuzzo nga Zyra e BE-së në Kosovë.

Gjatë prezantimit të përbashkët z. Volkmar Theobald dhe Këshilltarja Ligjore e EUKOJUST, Nita Bejta, theksuan përmirësimin e konsolidimit dhe harmonizimit të kornizës ligjore dhe institucionale të Kosovës me Aquis-in e BE-së dhe zbatimin e ligjeve. Agjenda legjislative e Qeverisë për vitin 2023 parashikonte ndryshimin e 100 ligjeve, prej të cilave 10 janë në kuadër të fushëveprimit të Ministrisë së Drejtësisë. EUKOJUST do të ofrojë mbështetje të vazhdueshme për 8 prej tyre.

Ka një përmirësim të dukshëm edhe në qasjen në drejtësi, veçanërisht për gratë dhe grupet e pafavorizuara. Aktivitete intensive për ngritjen e kapaciteteve iu ofruan gjyqtarëve, prokurorëve, bashkëpunëtorëve profesionistë dhe avokatëve për të rritur kuptimin e tyre mbi standardet ndërkombëtare dhe kornizën ligjore të Kosovës për dhunën në familje dhe dhunën me bazë gjinore.

Mbështetja kryesore dhe rezultatet e ofruara për palët kryesore të interesit, të përmendura nga përfaqësuesit e projektit, përfshijnë gjithashtu mbështetjen për aktivitetet që rrjedhin nga Deklarata e Përbashkët e Zotimit, ku EUKOJUST është duke ofroluar mbështetje për këtë në drejtim të koordinimit dhe mbështetjes me anë të ekspertëve për grupet punuese që janë krijuar për të vlerësuar dhe hartuar nismat ligjore me qëllim të forcimit të kornizës ligjore.

Janë zhvilluar aktivitete për ngritjen e kapaciteteve për palët e interesit të sundimit të ligjit, duke u fokusuar në qasjen në drejtësi, ndjeshmërinë gjinore dhe zbatimin praktik të kornizës ligjore të DhF-së.

Në mesin e rezultateve projekti u përmend edhe mbështetja në hartimin e raporteve dhe analizave si dhe politikave për institucione të ndryshme të sektorit të drejtësisë; ekspertiza profesionale dhe komentet e ofruara për legjislacionin, dokumentet ligjore, rregulloret, koncept dokumentet dhe planet e veprimit; zhvillimi i materialeve trajnuese për përmirësimin e qasjes në drejtësi, ndjeshmërinë gjinore dhe për zbatimin e kornizës lidhur me DhF-në.

Pas diskutimeve, anëtarët me të drejtë vote të Komitetit Drejtues caktuan fundin e tetorit si datë për takimin e radhës të Komitetit Drejtues dhe ranë dakord për kryesimin e tij, ndërsa EUKOJUST prezantoi planin e punës për tremujorin e ardhshëm.

Kategori
Uncategorized

Mbi 500 avokatë kosovarë përfitojnë nga trajnimi i EUKOJUST-it për përfaqësimin e viktimave të dhunës në familje

Rreth 70 avokatë nga rajoni i Prishtinës, të licencuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK) morën pjesë në trajnimin e dytë të zhvilluar në kryeqendrën e Kosovës, Prishtinë, nga Ekspertja Afatgjatë e Projektit EUKOJUST për Arsimim Publik Juridik /Dhunë në Familje dhe Grupet e Margjinalizuara, Bardhë Krasniqi. Me këtë trajnim u përmbyllë cikli i trajnimit të avokatave mbi këtë segment të rëndësishëm të të drejtave të njeriut, nga i cili kanë përfituar mbi 500 avokatë nga të gjitha anët e Kosovës.

Trajnimi “Roli i avokatëve në përfaqësimin e viktimave të dhunës në familje”, i cili më herët është mbajtur nëpër të gjitha qendrat e mëdha të Kosovës, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Gjilan e Mitrovicë, kishte për qëllim zhvillimin e aftësive të buta të avokatëve për të kuptuar dinamikën e situatave të dhunës në familje. Trajnimi u organizua nën ombrellën e OAK-së si pjesë e programit të arsimimit të vazhdueshëm ligjor.

Në trajnimin e fundit të mbajtur më 15 korrik 2023 në Prishtinë, ekspertja Bardhë Krasniqi diskutoi me avokatët nevojën e zbatimit të standardeve të të drejtave të njeriut të dala nga Konventa e Stambollit, Konventa për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave, Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe përdorimi i praktikës gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në jurisprudencën e Kosovës dhe raste e reja te dala nga jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe standardet e reja të parapara në Kodin e ri të Procedures Penale i cili ka filluar të zbatohet para pak muajsh.

Trajnimi kishte për qëllim ngritjen e standardit të praktikës për avokatët që merren me rastet e dhunës në familje dhe ata të cilët merren me rastet tjera të përgjithshme, duke i pajisur me mjetet e nevojshme për të trajtuar dhunën në familje ose për të kontrolluar për abuzimin në familje dhe për të ofruar këshilla të përshtatshme ligjore kur dhuna në familje identifikohet si problem. Edhe në këtë trajnim pjesëmarrësit e vlerësuan pozitivisht trajnimin nga i cili përfituan si nga pikëpamja profesionale ashtu edhe nga përvoja e mirë e trajneres dhe të gjithëve ju ndanë certifikata. Trajnimi u organizua në kuadër të objektivës specifike të projektit EUKOJUST për forcimin e qasjes në drejtësi për të gjithë qytetarët në Kosovë, veçanërisht në fushën e dhunës në familje dhe grupeve të cenueshme apo të margjinalizuara.

Kategori
Uncategorized

EUKOJUST trajnon avokatët e Prishtinës mbi përfaqësimin e viktimave të dhunës në familje

Afër 80 avokatë nga rajoni i Prishtinës, të licencuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK) morën pjesë në trajnimin e zhvilluar nga Ekspertja Afatgjatë e Projektit EUKOJUST për Arsimim Publik Juridik /Dhunë në Familje dhe Grupet e Margjinalizuara, Bardhë Krasniqi. Në këtë mënyrë është zgjeruar edhe më shumë numri i avokatëve të përgatitur për përfaqësim sa më kompetent të viktimave të dhunës në familje në Kosovë.

Trajnimi “Roli i avokatëve në përfaqësimin e viktimave të dhunës në familje”, i cili më herët është mbajtur nëpër regjionet e Kosovës, ka për qëllim zhvillimin e aftësive të buta të avokatëve për të kuptuar dinamikën e situatave të dhunës në familje. Trajnimi u organizua nën ombrellën e OAK-së si pjesë e programit të arsimimit të vazhdueshëm ligjor.

Ekspertja Krasniqi diskutoi me avokatët nevojën e zbatimit të standardeve të të drejtave të njeriut siç janë Konventa e Stambollit, Konventa për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave, Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe përdorimi i praktikës gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në jurisprudencën e Kosovës dhe raste e reja te dala nga jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe standardet e reja të parapara në Kodin e ri të Procedures Penale i cili ka filluar të zbatohet para pak muajsh.

Trajnimi ngriti standardin e praktikës për avokatët që merren me rastet e dhunës në familje, dhe ata të cilët merren me rastet tjera të përgjithshme, duke i pajisur me mjetet e nevojshme për të trajtuar dhunën në familje ose për të kontrolluar për abuzimin në familje dhe për të ofruar këshilla të përshtatshme ligjore kur dhuna në familje identifikohet si problem. Pjesëmarrësit e vlerësuan pozitivisht trajnimin nga i cili përfituan si nga pikëpamja profesionale ashtu edhe nga përvoja e mirë e trajneres dhe të gjithëve ju ndanë certifikata. Trajnimi u organizua në kuadër të objektivës specifike të projektit EUKOJUST për forcimin e qasjes në drejtësi për të gjithë qytetarët në Kosovë, veçanërisht në fushën e dhunës në familje dhe grupeve të cenueshme apo të margjinalizuara. Rreth 440 avokatë nga e tërë Kosova kanë përfituar nga ky trajnim deri më tash.

Kategori
Uncategorized

Vetëdijesimi ligjor fuqizon qytetarët dhe forcon demokracinë!

Sesioni i parë, nga një sërë sesionesh informuese ligjore mbi qasjen në drejtësi, filloi në Shtëpinë e Evropës. Në bashkëpunim me Lëvizjen OPRE ROMA në Kosovë, Ekspertja e EUKOJUST Alina Matache dhe Këshilltarja Ligjore Nita Bejta zhvilluan një tryezë të fokusuar në strukturën e sistemit të drejtësisë penale, civile dhe administrative të Kosovës.

U zhvillua diskutim i gjallë me udhëheqësit rajonalë të Lëvizjes OPRE ROMA mbi efikasitetin dhe transparencën e sistemit ligjor të Kosovës, veçanërisht në lidhje me personat e cenueshëm dhe grupet e margjinalizuara.

Pjesëmarrësit gjithashtu patën mundësinë të diskutojnë mbi sfidat kryesore me të cilat ballafaqohet komuniteti rom në Kosovë me përfaqësuesit e institucioneve kyçe si: Qëndrim Gashi, Zyrtar Ligjor në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Niman Hajdari -Zëvendës Ombudsperson, Nënkolonel Zylfije Dema, Drejtoreshë në Drejtorinë për Rend në Komunitet dhe Parandalim të Krimit në Policinë e Kosovës, Muhamet Vokrri Profesor, Prodekan i Fakultetit Juridik në Prishtinë dhe Rrezarta Ajeti gjyqtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Temat kryesore që u diskutuan ishin qasja në mjete efektive juridike, regjistrimi i popullsisë, diskriminimi në sistemin e drejtësisë dhe arsimit dhe qasja në ndihmë juridike falas.

Qëllimi kryesor i Sesioneve Informuese Ligjore, të cilat do të mbahen në të gjitha rajonet e Kosovës, është të ofrojë njohuri ligjore për qytetarët e cenueshëm, për të forcuar kapacitetet e tyre për të ushtruar të drejtat e tyre.

Kategori
Uncategorized

Trajnimi mbi përfaqësimin e viktimave të dhunës në familje ofrohet edhe për avokatët e Mitrovicës

Cikli i trajnimeve për zhvillim të kapaciteteve profesionale të avokatëve mbi kornizën ligjore ndërkombëtare dhe kombëtare për mbrojtjen nga dhuna në familje ka vazhduar në qershor. Rreth 50 avokatë nga rajoni i Mitrovicës, të licencuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK) morën pjesë në trajnimin e zhvilluar nga Ekspertja Afatgjatë e Projektit EUKOJUST për Arsimim Publik Juridik /Dhunë në Familje dhe Grupet e Margjinalizuara, Bardhë Krasniqi. Me këtë trajnim është zgjeruar edhe më shumë numri i avokatëve të përgatitur për përfaqësim sa më kompetent të viktimave të dhunës në familje në Kosovë.

Trajnimi “Roli i avokatëve në përfaqësimin e viktimave të dhunës në familje”, i cili më herët është mbajtur edhe nëpër regjionet tjera të Kosovës, ka për qëllim zhvillimin e aftësive të buta të avokatëve për të kuptuar dinamikën e situatave të dhunës në familje. Sikurse edhe në trajnimet e kaluara, edhe ky tranim është organizuar nën ombrellën e OAK-së si pjesë e programit të arsimimit të vazhdueshëm ligjor.

Në një bashkëbisedim të hapur ekspertja Krasniqi diskutoi me avokatët nevojën e zbatimit të standardeve të të drejtave të njeriut siç janë Konventa e Stambollit, Konventa për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave, Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe përdorimi i praktikës gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në jurisprudencën e Kosovës dhe raste e reja te dala nga jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe standardet e reja të parapara në Kodin e ri të Procedures Penale i cili ka filluar të zbatohet para pak muajsh.

Trajnimi ngriti standardin e praktikës për avokatët që merren me rastet e dhunës në familje, dhe ata të cilët merren me rastet tjera të përgjithshme, duke i pajisur me mjetet e nevojshme për të trajtuar dhunën në familje ose për të kontrolluar për abuzimin në familje dhe për të ofruar këshilla të përshtatshme ligjore kur dhuna në familje identifikohet si problem.

Pjesëmarrësit e vlerësuan pozitivisht trajnimin nga i cili përfituan si nga pikëpamja profesionale ashtu edhe nga përvoja e mirë e trajneres dhe të gjithëve ju ndanë certifikata. Trajnimi u organizua në kuadër të objektivës specifike të projektit EUKOJUST për forcimin e qasjes në drejtësi për të gjithë qytetarët në Kosovë, veçanërisht në fushën e dhunës në familje dhe grupeve të cenueshme apo të margjinalizuara. Deri më tani Projekti ka trajnuar rreth rreth 360 avokatë në gjashtë regjione të Kosovës.

Kategori
Uncategorized

Vizita studimore në Shqipëri ndihmon Kosovën në hartimin e Kodit të Procedurës Civile

Në fund të muajit prill në Shqipëri u shënua një pikë referimi domethënëse në rrugëtimin e institucioneve ligjore të Kosovës, të mbështetura nga EUKOJUST. Një grup i larmishëm përfaqësuesish nga institucione të ndryshme të Kosovës, duke përfshirë Ministrinë e Drejtësisë, Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Gjykatat, Zyrën e Kryeministrit, Ministrinë e Financave, Punës dhe Transportit dhe Zyrtarët e Përmbarimit, nisën një vizitë studimore tre-ditore në Shqipëri. Objektivi ishte i qartë: fitimi i përvojës dhe perspektivës për hartimin e Kodit të Procedurës Civile të Kosovës.

Grupi Punues përgjegjës për këtë detyrë të rëndësishme u përpoq të thellonte kuptimin e procedurës civile duke u mbështetur në njohuritë dhe përvojën e homologëve të tyre shqiptarë. Historia e përbashkët dhe ngjashmëritë mes dy vendeve lejuan një shkëmbim të pasur idesh dhe praktikash, të cilat do të jenë të çmueshme për hartimin e suksesshëm të Kodit të Procedurës Civile.

Gjatë vizitës studimore, përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës u takuan me zyrtarët kryesorë të Ministrisë së Drejtësisë së Shqipërisë, duke përfshirë zëvendësministrin Karametaj, përfaqësues të kabinetit të Ministrit dhe drejtorin e Zyrës Ligjore të Ministrisë. Diskutimet ishin të frytshme, duke nxitur një perspektivë më të gjerë mbi procedurat civile dhe duke i hapur rrugën një procesi efektiv të hartimit.

Gjithashtu, anëtarët e Grupit të Punës patën mundësinë të bashkëveprojnë edhe me anëtarë të Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, duke përfshirë ushtruesin e detyrës së  Kryetarit, z. Sokol Sadushi, z. Artur Kalaja, Kryesues i Njësisë Civile të Gjykatës së Lartë, z. Asim Vokshi – Gjyqtar i Gjykatës së Lartë, si dhe stafi tjetër i Gjykatës. Kjo doli të ishte një përvojë ndriçuese, duke i dhënë ekipit tonë ekspozim të drejtpërdrejtë me punën e organit më të lartë gjyqësor në Shqipëri.

Projekti EUKOJUST është i përkushtuar për të nxitur marrëdhënie më të ngushta ndërmjet Kosovës dhe fqinjëve të saj për të mbështetur zhvillimin e infrastrukturës ligjore të vendit. Kjo vizitë e suksesshme studimore ilustron misionin tonë dhe hap rrugën për krijimin e një Kodi gjithëpërfshirës dhe efektiv të Procedurës Civile për Kosovën.

EUKOJUST mezi pret të ndajë zhvillimet e mëtejshme në hartimin e Kodit të Procedurës Civile të Kosovës dhe nismave të tjera të mbështetura nga projektet që synojnë të forcojnë sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Kategori
Uncategorized

Trajnimi i dytë mbi akuzimin dhe dënimin e rasteve të dhunës në familje

Ngritja e kapaciteteve profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve përfshirë edhe bashkëpunëtorët profesionalë për “Akuzimin dhe dënimin e rasteve të dhunës në familje” – zbatimi praktik i standardeve ndërkombëtare në trajtimin e rasteve të dhunës në familje duke përfshirë kornizën ligjore kombëtare për mbrojtjen nga dhuna në familje – ishte fokusi i trajnimit të dytë që u mbajt nën ombrellën e Akademisë së Drejtësisë të Kosovës.

18 pjesëmarrës, të përbërë nga 14 gjyqtarë, tre prokurorë dhe një bashkëpunëtor profesional, të ardhur nga gjashtë regjione: Prishtina, Peja, Prizreni, Ferizaj, Gjilani dhe Mitrovica morën pjesë në trajnim e mbajtur nga Ekspertja afatgjatë e projektit EUKOJUST për Arsimim Publik Juridik /Dhunën në Familje dhe Grupet e Margjinalizuara, Bardhë Krasniqi. Trajnimi “Akuzimi dhe dënimi i rasteve të dhunës në familje” dhe materiali përkatës është përshtatur për dhe synon:

– Përmirësimin e reagimit prokurorial dhe gjyqësor ndaj rasteve të dhunës në familje,

– Të kuptuarit e seriozitetit dhe kompleksitetit të rasteve të dhunës në familje për të kontribuar dhe rritur konsistencën në trajtimin e rasteve të dhunës në familje dhe për të zgjeruar burimet e tyre të bazuara në praktikë.

– Mbrojtjen dhe arritjen e akuzimit dhe dënimit të rasteve të dhunës në familje në proporcion me peshën e krimit sipas standardeve ligjore ndërkombëtare dhe kombëtare.

Pjesëmarrësit e vlerësuan shumë këtë trajnim dhe përfituan si nga pikëpamja profesionale ashtu edhe nga përvoja e mirë e trajnueses.

Trajnimi u mbajt në kuadër të objektivës specifike të projektit EUKOJUST për forcimin e qasjes në drejtësi për të gjithë qytetarët e Kosovës, veçanërisht në fushën e dhunës në familje dhe grupeve të pafavorizuara ose të margjinalizuara – dhe është në përputhje me Strategjinë për Sundimit të Ligjit dhe me Strategjinë për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje dhe Dhuna kundër Grave si dhe Planet e tyre përkatëse të Veprimit.

Kategori
Uncategorized

Krijimi i platformës për centralizimin e shërbimeve të përkthimit

Është mbajtur në Prishtinë punëtoria për krijimin e platformës për centralizimin e shërbimeve të përkthimit në sistemin gjyqësor të Kosovës,.

Takimi, i bashkëkryesuar nga Ekspertja Afatgjatë e EUKOJUST për Qasje në Drejtësi, Alina Matache, dhe Kryesuesi i Komisionit për Administrimin e Gjykatave në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Fahret Vellija, mblodhi kryetarët e gjykatave, administratorët e gjykatave, anëtarët e KGJK-së dhe përkthyesit për të diskutuar mundësitë për centralizimin e shërbimeve të përkthimit.

Të pranishmit patën mundësinë të diskutojnë për përparësitë dhe jo përparësitë e dy opsioneve të paraqitura në Konceptin “Centralizimi i shërbimeve të përkthimit në sistemin gjyqësor të Kosovës” të hartuar nga Ekspertja Afatmesme e EUKOJUST për Menaxhimin e Shërbimeve të Përkthimit në Gjykata dhe Prokurori, Filloreta Hoxha.

Kategori
Uncategorized

EUKOJUST mbajti takimin e dhjetë të Komitetit Drejtues

Në takimin e dhjetë të Komitetit Drejtues të Programit të Sektorit të Drejtësisë në Kosovë, financuar nga Bashkimi Evropian, u diskutuan të arriturat për periudhën janar-prill 2023. Takimi,  i mbajtur më 26 prill në Prishtinë, u bashkëkryesua nga Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës z. Albert Zogaj dhe z. Volkmar Theobald, Udhëheqës i Ekipit të EUKOJUST.

Të pranishëm në takim ishin edhe: Zëvendësministri i Drejtësisë z. Blerim Sallahu, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, z. Jetish Maloku, U.d i Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, Drejtori i Zyrës Ligjore të Zyrës së Kryeministrit z. Mentori. Borovci, Drejtoresha e Projektit EUKOJUST nga IRZ znj. Teresa Thalhammer, si dhe z. Nicola Scaramuzzo nga Zyra e BE-së në Kosovë.

Gjatë prezantimit, u theksua se në përgjithësi, EUKOJUST ka arritur progres në mbështetjen e mekanizmit koordinues ndërinstitucional në mes të institucioneve përfituese, Ministria e Drejtësisë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Akademia e Drejtësisë së Kosovës, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të tyre për koordinim sistematik në përgjithësi në fushën të sundimit të ligjit dhe në sistemin e drejtësisë.

Gjithashtu, projekti ofroi mbështetje në forcimin e kapaciteteve për koordinim dhe komunikim më të mirë ndërmjet institucioneve dhe përfaqësuesve të tyre, si një pjesë thelbësore e mirëfunksionimit të sistemit të përgjithshëm të drejtësisë.

Ndryshimi në shkallë të gjerë i rendit juridik në Kosovë drejt përafrimit të tij me Acquis-në e BE-së, është mbështetur më tej. Paralelisht, projekti po mbështet edhe procesin e pastrimit ligjor dhe konsolidimit ligjor për të krijuar një rend juridik koherent dhe lehtësisht të zbatueshëm.

Projekti ka kontribuar në përmirësimin e qasjes në drejtësi për të gjithë në Kosovë, veçanërisht për gratë, pakicat etnike, të miturit, personat me aftësi të kufizuara, grupet e cenueshme, të margjinalizuara dhe të nënpërfaqësuara, duke forcuar mekanizmin e ndihmës juridike falas, duke përmirësuar qasjen në jurisprudencë dhe legjislacion, në gjuhët e komuniteteve joshumicë, dhe forcimi i profesioneve të lira juridike sipas strategjisë për luftën kundër dhunës në familje dhe strategjisë së sundimit të ligjit,  dhe të sigurohet zbatimi i saj.

Gjatë kësaj periudhe, EUKOJUST ka mbështetur institucionet përfituese me tetëmbëdhjetë (18) raporte vlerësimi dhe hulumtimi, ka hartuar katër (4) koncept dokumente; ka ofruar mbështetje në hartimin e pesë (5) akteve nënligjore dhe ka mbështetur shtatë (7) strategji dhe plane veprimi; ka hartuar shtatë (7) manuale dhe PSV. Lidhur me ngritjen e kapaciteteve, tetë (8) programe trajnimi dhe materiale për të mbështetur reformën në drejtësi në përputhje me praktikat më të mira të BE-së u hartuan nga ekspertët dhe ka filluar zbatimi i tyre. Në fund, ekspertët kanë ofruar një memorandum bashkëpunimi në mes të SHKK-së dhe Qendrës për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime. Gjatë këtyre tre muajve, projekti organizoi 20 evente duke përfshirë një vizitë studimore për përkthyes dhe interpretë në shërbimet e përkthimit të Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian në Bruksel.

Të dhëna nga eventet e ndërtimit të kapaciteteve janë mbledhur sistematikisht nga projekti dhe janë ndarë sipas gjinisë. Projekti ka bashkëpunuar më tej me asistencën paralele dhe të gjithë donatorët e sektorit në Kosovë, për të krijuar sinergji të mirë dhe për të koordinuar aktivitetet e tyre, në mënyrë që të shmanget çdo dyfishim i mundshëm.

Pas diskutimit, anëtarët me të drejtë vote të Komitetit Drejtues caktuan fundin e korrikut si datë për takimin e radhës të Komitetit Drejtues dhe ranë dakord për kryesimin e tij, ndërsa EUKOJUST prezantoi planin e punës për tremujorin e ardhshëm.