Kategori
Uncategorized

Projekti EUKOJUST mbështeti monitorimin e zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi

Takimi i parë i Grupit Punues për hartimin e Raportit për Vlerësimin ex-post të Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi u mbajt të mërkurën, më 22 shkurt 2023 në Prishtinë. Ky raport është një hap i rëndësishëm drejt kryerjes së një pasqyre gjithëpërfshirëse të nivelit të zbatimit të këtij ligji esencial. Ky raport do të ndihmojë drejtpërdrejt institucionet që të arrijnë një vendimmarrje të informuar në lidhje me nevojat e mundshme për ndryshime legjislative në fushën e këtij raporti.

EUKOJUST-i po mbështet Zyrën Ligjore të Zyrës së Kryeministrit (ZLZKM) dhe Grupin Punues në këtë proces duke ofruar ekspertizë teknike me anë të dy ekspertëve (z. Alban Krasniqi dhe z. Bedri Bahtiri). Vlerësimi i zbatimit të ligjit mbetet një nga fushat kyçe në të cilën EUKOJUST-i ofron mbështetje të drejtpërdrejtë për ZKM-në dhe Ministrinë e Drejtësisë.

Kategori
Uncategorized

Qasja në drejtësi për personat e cenueshëm dhe grupet e margjinalizuara

Trajnim mbi Qasjen e Përqendruar te Viktima

Të martën, më 21 shkurt 2023, u organizua një trajnimi mbi qasjen e përqendruar te viktima nga Ekspertja e EUKOJUST për Qasjen në Drejtësi, Alina Matache, si pjesë e aktiviteteve që kanë të bëjnë me forcimin e qasjes në drejtësi për personat e cenueshëm dhe grupet e margjinalizuara.

Sandra Buzlieva, Eksperte e EUKOJUST për Forcimin  e Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave (ZMNV), u ofroi pjesëmarrësve njohuritë e nevojshme për standardet themelore ndërkombëtare lidhur me të drejtat e viktimës dhe qasjen e përqendruar te viktima. Qasja e përqendruar te viktima i jep përparësi të drejtave dhe dinjitetit të viktimave. Ajo fokusohet në luftimin e mosndëshkueshmërisë, ndërtimin e një rrjeti mbështetës shumëpalësh dhe riorientimin e qasjes në komunikim strategjik drejt transparencës. EUKOJUST vazhdon t’i mbështesë institucionet kosovare në ofrimin e qasjes së duhur në drejtësi për viktimat.

Kategori
Uncategorized

Sfidat e KPK-së në vitin 2022 dhe mënyrat për t’i adresuar ato u diskutuan me ekspertët e EUKOJUST-it

Prishtinë, 8 shkurt 2023 – Si pjesë e mbështetjes së vazhdueshme për sistemin prokurorial në Kosovë të ofruar nga Programi i BE-së për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë/EUKOJUST, zëvendës udhëheqësi i ekipit, Cristian Nicoara, bashkë-kryesoi një punëtori dyditore me zëvendës Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, z.Veton Shabani. Temat kryesore të punëtorisë ishin Raporti Vjetor për vitin 2022 i Komisionit të përhershëm të KPK-së për Administrim e Prokurorive dhe hartimi i Planit të Punës për vitin 2023.

Kjo punëtori ishte një mundësi për ekspertët e EUKOJUST-it për të diskutuar me anëtarët e lartë të administratës së sistemit prokurorial dhe me anëtarët e komisionit të përhershëm lidhur me sfidat me të cilat u përball sistemi gjatë vitit 2022 dhe mjetet për t’i trajtuar ato në vitin 2023 duke synuar përmirësimin dhe modernizimin e administratës së sistemit prokurorial.

Ky forum gjithashtu ofroi një platformë për të sinkronizuar aktivitetet e ofruara nga administrata me prioritetet e Projektit EUKOJUST dhe Zyrës së BE-së në Kosovë, e cila në këtë punëtori u përfaqësua nga z. Mats Persson.

Në ditën e dytë të punëtorisë pjesëmarrësit identifikuan dhe adresuan sfidat dhe pengesat e parapara në vitin 2023 dhe mënyrën e krijimit të mekanizmave për adresimin e tyre. Qëllimi përfundimtar është të sigurohet që në vitet në vijim administrata e sistemit prokurorial të punojë me standardet më të mira të profesionalizmit dhe efikasitetit.

Kategori
Uncategorized

Me mbështetjen e Projektit EUKOJUST Akademia e Drejtësisë prezantoi dy dokumente të rëndësishme të hartuara

Prishtinë, 7 shkurt 2023 – Projekti EUKOJUST organizoi një punëtori për Akademinë e Drejtësisë së Kosovës. Drejtori i Akademisë, Enver Fejzullahu prezantoi dy dokumente të rëndësishme të hartuara me mbështetjen Programit të BE-së për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë/EUKOJUST: Rregulloren për Trajnuesit dhe Planin Strategjik 2023 – 2025.

Pjesëmarrja e Këshillit Prokurorial dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës në nivelin e tyre më të lartë udhëheqës dhe e organizatave të ndryshme aktive në fushën e mbështetjes së drejtësisë ishte shumë domethënëse, pasi kishte më shumë pjesëmarrës se sa ishte parashikuar fillimisht, veçanërisht nga gjyqësori i Kosovës.

Zyrtarët nga institucione të ndryshme i mirëpritën të dyja dokumentet dhe i diskutuan ato në hollësi, duke kontribuar në përmirësimin e përmbajtjes dhe duke u siguruar që ato të jenë të sinkronizuara me realitetin gjyqësor në Kosovë.

“Në kohë të presionit të madh mbi sistemin e drejtësisë së Kosovës, përpjekjet e përbashkëta të të gjithë akterëve të drejtësisë – Këshillit Gjyqësor, Këshillit Prokurorial dhe Akademisë së Drejtësisë – së bashku me homologët ndërkombëtarë janë të lavdërueshme, duke treguar mbështetje të palëkundur për përmirësimin dhe forcimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë” – tha zëvendës udhëheqësi i ekipit të EUKOJUST-it, Cristian Nicoara.

Pjesëmarrja nga Iniciativa për Sundimin e Ligjit për Ballkanin Perëndimor (WBROLI), z. David Wells dhe z. Blend Zyrapi u mirëprit veçanërisht.

Kategori
Uncategorized

Zhvillimi i aftësive për të kuptuar çështjet gjinore dhe kapacitetet për të respektuar kodin e sjelljes

Trajnimi për zhvillimin e kapaciteteve të stafit të Akademisë së Drejtësisë së Kosovës (AD) për çështjet gjinore dhe kodin e mirësjelljes bazuar në standardet e kornizës ligjore ndërkombëtare dhe kombëtare të aplikueshme për nëpunësit civilë – ishte fokusi i trajnimit njëditor në Prishtinë. 22 anëtarë të stafit të AD-së morën pjesë në trajnimin e zhvilluar nga ekspertja afatgjatë e EUKOJUST-it, Bardhë Krasniqi.

Qëllimi i trajnimit me temën “Ndjeshmëria gjinore dhe kodi i sjelljes në vendin e punës” ishte i dyfishtë. Nga njëra anë, synonte të zhvillonte aftësitë për të kuptuar çështjet gjinore, veçanërisht aftësinë për të kuptuar perceptime të ndryshme për gratë dhe burrat dhe se si interesat që dalin nga aspektet e tyre të ndryshme sociale dhe rolet gjinore kontribuojnë në aftësinë për të qenë të ndjeshëm në aspektin gjinor në një vend të punës. Nga ana tjetër, trajnimi kishte synim të zhvillonte kapacitetet për të respektuar parimet e kodit të sjelljes dhe standardet e etikës gjithëpërfshirëse që luan një rol të rëndësishëm në adresimin e sjelljes etike në vendin e punës dhe komunikimin e pritshmërive të sjelljes, vlerave të saj thelbësore, misionit, për të krijuar një kulturë të shëndetshme të punës, ku punonjësit ndihen “të trajtuar në mënyrë të barabartë dhe ku punojnë së bashku”.

Pjesëmarrësit e vlerësuan pozitivisht trajnimin nga i cili përfituan si nga pikëpamja profesionale ashtu edhe nga përvoja e mirë e trajnueses.

Trajnimi u organizua në kuadër të objektivës specifike të projektit EUKOJUST për të forcuar qasjen në drejtësi për të gjithë qytetarët e Kosovës.