Kategori
Uncategorized

EUKOJUST mbështet punëtorinë mbi menaxhimin e proceseve të punës përmes SMIL-it në sistemin prokurorial

Këshilli Prokurorial i Kosovës, me mbështetje nga projekti i Bashkimit Evropian/Programi për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë (EUKOJUST), ka organizuar një punëtori treditore, në të cilën po marrin pjesë Kryesuesi Maloku, përfaqësues të Projektit EUKOJUST, anëtarë të Komisionit për Çështje Normative dhe zyrtarë të Departamentit të Teknologjisë Informative në SKPK, të cilët, njëkohësisht, përbëjnë edhe Grupin punues për hartimin e draftit të Rregullores për menaxhimin e proceseve të punës përmes Sistemit për Menaxhimin Informativë të Lëndëve (SMIL). Në këtë punëtori do të jenë në fokus të diskutimit për tre ditë me radhë një mori çështjesh procedurale, përfshirë: administrimin, menaxhimin, të drejtat e qasjes, kërkimin e të dhënave në SMIL, komunikimin me palët në procedurë, pranimin, regjistrimin dhe shpërndarjen e lëndëve dhe aspekte të tjera pune, që janë në kuadër të draftit të Rregullores për menaxhimin e proceseve të punës përmes SMILI-it, i cili i dedikohet kryekëput funksionimit sa më të mirë të proceseve të punës në sistemin prokurorial. Pjesëmarrësit, u shprehën se kjo punëtori është jashtëzakonisht e rëndësishme për shkak se një ndër shtyllat e reformave në sistemin prokurorial është edhe digjitalizimi i punës së prokurorive, më anë të të cilit rritet efikasiteti i punës dhe mundësohet një menaxhim më i mirë i resurseve të përgjithshme.

Kategori
Uncategorized

Ekspertja e EUKOJUST merr pjesë në dëgjimin publik të Projekt Ligjit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Dhuna në familje, Dhuna kundër grave dhe Dhuna në baza gjinore.

Më 12 tetor, Ekspertja e EUKOJUST për Arsimim Juridik Publik/Dhuna në familje dhe grupet e margjinalizuara- Bardhë Krasniqi,  mori pjesë në dëgjimin publik lidhur me Projektligjin e parë mbi parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna me bazë gjinore, organizuar nga Komisioni i Kuvendit të Kosovës (KK) për të Drejtat e Njeriut, Barazinë Gjinore, Personat e Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticionet. Seanca dëgjimore u kryesua nga Kryetarja e KK-së Duda Balje, e cila i ftoi organizatat e shoqërisë civile, përfaqësuesit e qeverisë dhe organizatat ndërkombëtare dhe projektet e financuara nga donatorët, të ofrojnë komentet e tyre.

Ekspertja e EUKOJUST përgëzoi Komisionin e KK-së për nismën dhe përpjekjet për të harmonizuar projektligjin me legjislacionin e BE-së si dhe Konventën e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje (e njohur si Konventa e Stambollit) dhe theksoi rëndësinë e një përafrimi të tillë për sistemin juridik të Kosovës dhe nevojat e viktimave të dhunës në familje. Ajo shpjegoi se një nga objektivat specifike të projektit EUKOJUST është forcimi i qasjes në drejtësi për të gjithë qytetarët në Kosovë, veçanërisht në fushën e dhunës në familje dhe grupeve të pa favorizuara ose të margjinalizuara. Ekspertja e EUKOJUST ofroi ekspertizën e saj në fushën e hartimit legjislativ dhe në të drejtën ndërkombëtare mbi qasjen në drejtësi, të drejtën civile dhe penale. Një ekspertizë e tillë do të ofrohet përmes Mekanizmit të Rishikimit Legjislativ (MRL) të kryesuar nga Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë (PPBE)

Komiteti i KK-se dhe pjesëmarrësit ndanë pikëpamjet e  tyre dhe u pajtuan për hapat e mëtutjeshëm.

Komentet e PPBE MRL -së do t’i dërgohen Komisionit të KK-së brenda një muaji.

Kategori
Uncategorized

Shoqëria civile diskuton forcimin e bashkëpunimit me Këshillin Prokuorial të Kosovës

Projekti 𝐄𝐔𝐊𝐎𝐉𝐔𝐒𝐓, në partneritet me 𝐏𝐫𝐨𝐣𝐞𝐤𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝐀𝐦𝐛𝐚𝐬𝐚𝐝𝐞̈𝐬 𝐁𝐫𝐢𝐭𝐚𝐧𝐢𝐤𝐞: “𝐅𝐨𝐫𝐜𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐒𝐢𝐬𝐭𝐞𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈”, organizoi një tryezë të rrumbullakët me një grup të rëndësishëm të Organizatave të Shoqërisë Civile, të cilat janë aktive në fushën e monitorimit të institucioneve të drejtësisë në Kosovë .

Qëllimi i kësaj tryeze ishte t’u ofrojë organizatave të përzgjedhura një platformë për akordimin e qëndrimeve të tyre në lidhje me Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe sistemin prokurorial në përgjithësi, duke nxjerrë një sërë rekomandimesh dhe kërkesash që duhet të përmbushen nga KPK-ja në mënyrë që kjo e fundit ta përmirësojë komunikimin dhe bashkëpunimin me akterët e shoqërisë civile.

Diskutimi ishte tejet frytdhënës dhe nxitës, me ç ‘rast pjesëmarrësit prezantuan çështje të shkëlqyeshme dhe pikëpamje të qëndrueshme në lidhje me atë se si të vazhdohet tutje.

Diskutimet në këtë tryezë të rrumbullakët do t’u drejtohen institucioneve përkatëse të drejtësisë nga të dyja projektet për t’u siguruar kushtet për përmirësimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në mes tyre do të plotësohen.

Si vazhdimësi e diskutimit do të organizohet një tryezë tjetër në një të ardhme të afërt, për t’u siguruar që procesi po zhvillohet më tej dhe pa ndonjë vonesë, ku të dyja palët, si Organizatat e Shoqërisë Civile ashtu edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës, do të përfitojnë nga kjo.