Kategori
Uncategorized

Trajnimi i dytë mbi akuzimin dhe dënimin e rasteve të dhunës në familje

Ngritja e kapaciteteve profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve përfshirë edhe bashkëpunëtorët profesionalë për “Akuzimin dhe dënimin e rasteve të dhunës në familje” – zbatimi praktik i standardeve ndërkombëtare në trajtimin e rasteve të dhunës në familje duke përfshirë kornizën ligjore kombëtare për mbrojtjen nga dhuna në familje – ishte fokusi i trajnimit të dytë që u mbajt nën ombrellën e Akademisë së Drejtësisë të Kosovës.

18 pjesëmarrës, të përbërë nga 14 gjyqtarë, tre prokurorë dhe një bashkëpunëtor profesional, të ardhur nga gjashtë regjione: Prishtina, Peja, Prizreni, Ferizaj, Gjilani dhe Mitrovica morën pjesë në trajnim e mbajtur nga Ekspertja afatgjatë e projektit EUKOJUST për Arsimim Publik Juridik /Dhunën në Familje dhe Grupet e Margjinalizuara, Bardhë Krasniqi. Trajnimi “Akuzimi dhe dënimi i rasteve të dhunës në familje” dhe materiali përkatës është përshtatur për dhe synon:

– Përmirësimin e reagimit prokurorial dhe gjyqësor ndaj rasteve të dhunës në familje,

– Të kuptuarit e seriozitetit dhe kompleksitetit të rasteve të dhunës në familje për të kontribuar dhe rritur konsistencën në trajtimin e rasteve të dhunës në familje dhe për të zgjeruar burimet e tyre të bazuara në praktikë.

– Mbrojtjen dhe arritjen e akuzimit dhe dënimit të rasteve të dhunës në familje në proporcion me peshën e krimit sipas standardeve ligjore ndërkombëtare dhe kombëtare.

Pjesëmarrësit e vlerësuan shumë këtë trajnim dhe përfituan si nga pikëpamja profesionale ashtu edhe nga përvoja e mirë e trajnueses.

Trajnimi u mbajt në kuadër të objektivës specifike të projektit EUKOJUST për forcimin e qasjes në drejtësi për të gjithë qytetarët e Kosovës, veçanërisht në fushën e dhunës në familje dhe grupeve të pafavorizuara ose të margjinalizuara – dhe është në përputhje me Strategjinë për Sundimit të Ligjit dhe me Strategjinë për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje dhe Dhuna kundër Grave si dhe Planet e tyre përkatëse të Veprimit.

Kategori
Uncategorized

Krijimi i platformës për centralizimin e shërbimeve të përkthimit

Është mbajtur në Prishtinë punëtoria për krijimin e platformës për centralizimin e shërbimeve të përkthimit në sistemin gjyqësor të Kosovës,.

Takimi, i bashkëkryesuar nga Ekspertja Afatgjatë e EUKOJUST për Qasje në Drejtësi, Alina Matache, dhe Kryesuesi i Komisionit për Administrimin e Gjykatave në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Fahret Vellija, mblodhi kryetarët e gjykatave, administratorët e gjykatave, anëtarët e KGJK-së dhe përkthyesit për të diskutuar mundësitë për centralizimin e shërbimeve të përkthimit.

Të pranishmit patën mundësinë të diskutojnë për përparësitë dhe jo përparësitë e dy opsioneve të paraqitura në Konceptin “Centralizimi i shërbimeve të përkthimit në sistemin gjyqësor të Kosovës” të hartuar nga Ekspertja Afatmesme e EUKOJUST për Menaxhimin e Shërbimeve të Përkthimit në Gjykata dhe Prokurori, Filloreta Hoxha.

Kategori
Uncategorized

EUKOJUST mbajti takimin e dhjetë të Komitetit Drejtues

Në takimin e dhjetë të Komitetit Drejtues të Programit të Sektorit të Drejtësisë në Kosovë, financuar nga Bashkimi Evropian, u diskutuan të arriturat për periudhën janar-prill 2023. Takimi,  i mbajtur më 26 prill në Prishtinë, u bashkëkryesua nga Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës z. Albert Zogaj dhe z. Volkmar Theobald, Udhëheqës i Ekipit të EUKOJUST.

Të pranishëm në takim ishin edhe: Zëvendësministri i Drejtësisë z. Blerim Sallahu, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, z. Jetish Maloku, U.d i Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, Drejtori i Zyrës Ligjore të Zyrës së Kryeministrit z. Mentori. Borovci, Drejtoresha e Projektit EUKOJUST nga IRZ znj. Teresa Thalhammer, si dhe z. Nicola Scaramuzzo nga Zyra e BE-së në Kosovë.

Gjatë prezantimit, u theksua se në përgjithësi, EUKOJUST ka arritur progres në mbështetjen e mekanizmit koordinues ndërinstitucional në mes të institucioneve përfituese, Ministria e Drejtësisë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Akademia e Drejtësisë së Kosovës, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të tyre për koordinim sistematik në përgjithësi në fushën të sundimit të ligjit dhe në sistemin e drejtësisë.

Gjithashtu, projekti ofroi mbështetje në forcimin e kapaciteteve për koordinim dhe komunikim më të mirë ndërmjet institucioneve dhe përfaqësuesve të tyre, si një pjesë thelbësore e mirëfunksionimit të sistemit të përgjithshëm të drejtësisë.

Ndryshimi në shkallë të gjerë i rendit juridik në Kosovë drejt përafrimit të tij me Acquis-në e BE-së, është mbështetur më tej. Paralelisht, projekti po mbështet edhe procesin e pastrimit ligjor dhe konsolidimit ligjor për të krijuar një rend juridik koherent dhe lehtësisht të zbatueshëm.

Projekti ka kontribuar në përmirësimin e qasjes në drejtësi për të gjithë në Kosovë, veçanërisht për gratë, pakicat etnike, të miturit, personat me aftësi të kufizuara, grupet e cenueshme, të margjinalizuara dhe të nënpërfaqësuara, duke forcuar mekanizmin e ndihmës juridike falas, duke përmirësuar qasjen në jurisprudencë dhe legjislacion, në gjuhët e komuniteteve joshumicë, dhe forcimi i profesioneve të lira juridike sipas strategjisë për luftën kundër dhunës në familje dhe strategjisë së sundimit të ligjit,  dhe të sigurohet zbatimi i saj.

Gjatë kësaj periudhe, EUKOJUST ka mbështetur institucionet përfituese me tetëmbëdhjetë (18) raporte vlerësimi dhe hulumtimi, ka hartuar katër (4) koncept dokumente; ka ofruar mbështetje në hartimin e pesë (5) akteve nënligjore dhe ka mbështetur shtatë (7) strategji dhe plane veprimi; ka hartuar shtatë (7) manuale dhe PSV. Lidhur me ngritjen e kapaciteteve, tetë (8) programe trajnimi dhe materiale për të mbështetur reformën në drejtësi në përputhje me praktikat më të mira të BE-së u hartuan nga ekspertët dhe ka filluar zbatimi i tyre. Në fund, ekspertët kanë ofruar një memorandum bashkëpunimi në mes të SHKK-së dhe Qendrës për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime. Gjatë këtyre tre muajve, projekti organizoi 20 evente duke përfshirë një vizitë studimore për përkthyes dhe interpretë në shërbimet e përkthimit të Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian në Bruksel.

Të dhëna nga eventet e ndërtimit të kapaciteteve janë mbledhur sistematikisht nga projekti dhe janë ndarë sipas gjinisë. Projekti ka bashkëpunuar më tej me asistencën paralele dhe të gjithë donatorët e sektorit në Kosovë, për të krijuar sinergji të mirë dhe për të koordinuar aktivitetet e tyre, në mënyrë që të shmanget çdo dyfishim i mundshëm.

Pas diskutimit, anëtarët me të drejtë vote të Komitetit Drejtues caktuan fundin e korrikut si datë për takimin e radhës të Komitetit Drejtues dhe ranë dakord për kryesimin e tij, ndërsa EUKOJUST prezantoi planin e punës për tremujorin e ardhshëm.