Kategori
Uncategorized

Takimi i pestë i Komitetit Drejtues të Projektit EUKOJUST

Takimi i pestë i Komitetit Drejtues i Projektit EUKOJUST i financuar nga BE-ja, u mbajt të hënën, më 24 janar 2022 në Prishtinë në një format hibrid, me prezencë fizike dhe virtuale. Takimi u kryesua nga zëvendësministrja e Drejtësisë, znj. Nita Shala.

Të pranishëm në këtë mbledhje ishin edhe anëtarë të tjerë me të drejtë vote: z. Albert Zogaj – Kryetar i Këshillit Gjyqësor, z. Enver Peci – Kryetar i Gjykatës Supreme, z. Jetish Maloku – Kryetar i Këshillit Prokurorial, z. Enver Fejzullahu – Drejtor I Akademisë së Drejtësisë, z. Mentor Borovci – nga Zyra e Kryeministrit, z. Fehmi Stublla – Gazeta Zyrtare.

Temat kryesore të diskutimit ishin aktivitetet dhe arritjet e Projektit gjatë raportit të katërt tremujor që mbulon periudhën tetor – dhjetor 2021.

Kategori
Uncategorized

Rritja e mëtejshme e digjitalizimit gurthemel për rritjen e efikasitetit të gjykatave dhe prokurorive

Program i Bashkimit Evropian për sektorin e sundimit të ligjit në Kosovë – EUKOJUST organizoi një tryezë në format hibrid ku u paraqitën gjetjet dhe rekomandimet nga raportet e vlerësimit për infrastrukturën e Teknologjisë për Informim dhe Komunikim (TIK), infrastrukturën e gjykatoreve dhe arkivat në gjykata dhe prokurori.

Në tryezë morën pjesë Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, përfaqësues të akterëve ndërkombëtar, administratorët e gjykatave dhe prokurorive, dhe departamentet përkatëse të TIK-ut dhe Arkivave të KGJK-së dhe KPK-së.

Rritja e mëtejshme e digjitalizimit të gjykatave dhe prokurorive u theksua si një gurthemel për rritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies së gjykatave dhe prokurorive në ndarjen e drejtësisë.

Kryesuesit e KPK-së dhe KGJK-së e mirëpritën organizimin e kësaj tryeze dhe shprehën përkushtimin e tyre për t’i udhëhequr dhe mbështetur iniciativat që i kontribuojnë digjitalizimit të proceseve të punës në gjykata dhe prokurori.

Kategori
Uncategorized

Udhëheqja e Procesit të Hartimit të Akteve Juridike

Më 19 janar 2022, projekti EUKOJUST mbajti punëtorinë me temën “Udhëheqja e Procesit të Hartimit të Akteve Juridike” me përfaqësues të Zyrës Ligjore të Zyrës së Kryeministrit dhe të akademisë. Qëllimi i punëtorisë ishte të sqarohen disa çështje themelore në lidhje me shtjellimin e Manualit për Hartimin e Legjislacionit dhe përditësimin e Manualit të Përafrimit, si dhe për të diskutuar për hapat e ardhshëm. Pas diskutimeve konstruktive, aktive dhe të fokusuara, shprehjes së nivelit të lartë të pronësisë së procesit nga përfaqësuesit e ZLZKM-së, pjesëmarrësit ranë dakord për modelet referuese për Manualin për Hartimin e Legjislacionit, përmbledhjen e Manualit, temat që duhet përditësuar në Manualin e Përafrimit si dhe për hapat e mëtejshëm.