Kategori
Uncategorized

Mbahet punëtori për prezantimin e Draftrregullores për organizmin e brendshëm dhe funksionimin e Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 25 nëntor 2021 – KPK-ja, e mbështetur nga Programi i BE-së për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë- EUKOJUST, ka organizuar një punëtori treditëshe, në të cilën janë duke marrë pjesë kryesuesi Jetish Maloku, kryeprokurorë të prokurorive, prokurorë të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, përfaqësues të projektit EUKOJUST, anëtarë të Komisionit për Çështje Normative, anëtarë të grupit për hartimin e këtij drafti dhe udhëheqës njësish nga radhët e administratës së sistemit prokurorial të Kosovës. Qëllimi i mbajtjes së kësaj punëtorie është prezantimi dhe diskutimi i organizmit të brendshëm dhe funksionimin e Prokurorit të Shtetit, përfshirë diskutimin e drafteve të organogramëve të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Prokurorisë së Apelit, Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe prokurorive themelore të vendit. Në kuadër të prezantimeve dhe diskutimeve të draftit të përgjithshëm të kësaj rregulloreje, një theks i veçantë është vënë në strukturën dhe përgjegjësitë, organizimin e punës, organizimin e administratës dhe kushtet e nevojshme për punën e prokurorit të shtetit. Në përmbyllje të kësaj punëtorie, u tha se ky draft përmban elemente të rëndësishme për funksionalizmin sa më të mirë të punës në Institucionin e Prokurorit të Shtetit, miratimi dhe zbatimi i të cilit do të ndikojë në të ardhmen në fuqizimin dhe menaxhimin më të mirë të punës së Prokurorit të Shtetit.

Kategori
Uncategorized

Forcimi i Departamentit Ligjor të MD-së

Me 11 nëntor, EUKOJUST organizoi një tryezë të rrumbullakët mbi “Forcimin e Departamentit Ligjor të Ministrisë së Drejtësisë” . Pas prezantimit të gjetjeve preliminare nga ekspertja gjermane, të gjitha palët e interesit ishin ftuar të diskutojnë, mes tjerash, çështjen e ristrukturimit të Departamentit Ligjor, specializimin e stafit dhe bashkëpunimin me departamentet e tjera brenda Ministrisë. Tryeza e rrumbullakët ishte një mundësi për të reflektuat mbi kompetencat, rolin dhe përgjegjësitë e Departamentit Ligjor, përcjellë nga një diskutim i hapur dhe konsultim mbi atë se si ekipi i EUKOJUST mund të kontribuojë në forcimin e Departamentit Ligjor dhe të Ministrisë, në të ardhmen.

Kategori
Uncategorized

Tryezë e rrumbullakët për bashkëpunim juridik ndërkombëtar – Kosova ka bërë përparim të dukshëm

Bashkëpunimi juridik ndërkombëtar, si në çështjet penale ashtu edhe në ato civile, është vendimtar për pozitën rajonale dhe globale të Kosovës. Një bashkëpunim i tillë është një prej segmenteve të marrëdhënieve të jashtme të një vendi. Me 09 nëntor u mbajt një tryezë e rrumbullakët që i kushtohej Departamentit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në Ministrinë e Drejtësisë. Eksperti afatshkurtër i EUKOJUST, Christian Johnson, ka bërë një analizë të organizimit të brendshëm të Departamentit (divizionet, rrjedhën e punës, statistikat, stafin, objektet dhe mjedisin e TI-së, përkthimi) si dhe bazën aktuale ligjore të Kosovës për bashkëpunim ndërkombëtar (ligjet kombëtare, marrëveshjet dypalëshe). Bazuar në këtë vlerësim gjithëpërfshirës, pjesëmarrësit e tryezës, që ishin jo vetëm anëtarë të stafit të Departamentit në fjalë por edhe gjyqtarë e prokurorë nga gjykatat dhe prokuroritë nga i gjithë vendi, të cilët mbështeten në funksionimin e bashkëpunimit ndërkombëtar për rastet e tyre, u angazhuan në një diskutim aktiv dhe të frytshëm, për një sërë aspektesh të rëndësishme për përmirësim të mëtejmë të këtij bashkëpunimi. Vëmendje e veçantë iu kushtua fushës së ekstradimit – e cila tashmë funksionon shumë mirë – dhe çështjes së përkthimit, që është çështje teknike dhe shpesh e nënvlerësuar, por vendimtare.

Kategori
Uncategorized

Punëtori për finalizimin e draftit të Udhëzimit Administrativ për Standardet e Hartimit të Akteve Ligjore

Prej 3 deri më 5 nëntor, EUKOJUST, në bashkëpunim me Zyrën Ligjore të Zyrës së Kryeministrit dhe Gazetën Zyrtare, organizuan një punëtori për finalizimin e draftit të Udhëzimit Administrativ për Standardet e Hartimit të Akteve Ligjore. Kjo punëtori ishte vazhdim i një punëtorie tjetër që u mbajt në shtator.Draft Udhëzimi Administrativ i hartuar nga EUKOJUST shërbeu si bazë për diskutimet dhe hartimin e draftit të Udhëzimit të ri Administrativ. Drafti përfundimtar përmban disa risi në lidhje me Udhëzimin Administrativ në fuqi.Ky draft përmban pjesën normative ku përfshihen rregullat dhe parimet kryesore të standardeve të hartimit të akteve ligjore. Këto rregulla dhe parime shtjellohen më tej në një manual të detajuar për hartimin e akteve ligjore, ku jepen shembuj dhe shpjegime konkrete. Për herë të parë drafti i Udhëzimit Administrativ prezanton rregullat mbi teknikat e ndryshimit të legjislacionit dhe autorizimin për aktet nënligjore. Gjatë kësaj punëtorie është finalizuar pjesa normative e Projekt-Udhëzimit Administrativ.EUKOJUST, Zyra Ligjore e ZKM-së dhe Gazeta Zyrtare planifikojnë, në muajt në vijim, të organizojnë punëtori të tjera me qëllim të finalizimit të Manualit për Hartimin Ligjor i cili do të jetë pjesë përbërëse e këtij Udhëzimi Administrativ.

Kategori
Uncategorized

Punëtori mbi Prezantimin e Acquis të BE-së për Procedurën Penale dhe Fillimi i Qasjes tematike të shqyrtimit analitik.

Më 29 tetor, EUKOJUST në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit dhe Ministrinë e Drejtësisë, organizoi një punëtori për të prezantuar Acquis e BE-së në Procedurat Penale. Punëtoria ishte pikënisje për qasjen tematike të shqyrtimit analitik të përafrimit të legjislacionit. Në të njëjtën kohë, punëtoria shërbeu si ngjarje informuese për shumë palë interesi dhe persona që procedurat penale i praktikojnë në punën e tyre të përditshme.Zëvendës Ministrja e Drejtësisë, Dr. Nita Shala, mbajti një fjalim mirëseardhjeje me ç ‘rast ofroi mbështetjen e Ministrisë së Drejtësisë dhe të Qeverisë lidhur me ndryshimin e qasjes në përafrimin e legjislacionit me Acquis e BE-së.Në fokus të punëtorisë ishte prezantimi i Raportit mbi Gjashtë direktivat e BE-së për Procedurat Penale, përgatitur nga Eksperti afatshkurtër i EUKOJUST, Dr. Tony Marguery. Raporti përshkruan Acquis e BE-së në procedurat penale, me theks të veçantë në vështirësitë e organeve transpozuese si dhe interpretimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë dhe Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Në punëtori morën pjesë përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, Zyra e Kryeministrit, gjyqtarë dhe prokurorë, zyrtarë policorë, avokatë dhe zyrtarë nga Shërbimi Korrektues. Të gjithë pjesëmarrësit u angazhuan në diskutim aktiv dhe frytdhënës. Eksperti Afatshkurtër, Dr. Marguery dhe Eksperti Afatgjatë Dr. Idlir Peçi nga EUKOJUST, e udhëhoqën diskutimin dhe për të gjitha temat që u diskutuan ofruan një pasqyrë të praktikave gjyqësore nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë dhe Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Kjo ishte punëtoria e parë nga disa sosh që EUKOJUST ka planifikuar të organizojë për Acquis të BE-së dhe përafrimin e legjislacionit.

Kategori
Uncategorized

EUKOJUST mbështet KPK- në në procesin e Planifikimit Strategjik

Nga 2 deri më 5 nëntor 2021, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) organizoi një punëtori në Tiranë, për të vendosur pikënisjet dhe themelet kyçe për Planin Strategjik 2022 – 2025.

Eksperti afatgjatë i EUKOJUST, Cristian Nicoara dhe eksperti afatshkurtër Paul Beasley u ftuan për të mbështetur procesin dhe për të paraqitur perspektivat ndërkombëtare dhe evropiane mbi mekanizmat dhe proceset e planifikimit strategjik. Pas prezantimit të bërë qysh në fillim të punëtorisë, që përcaktoi linjën e punës dhe mekanizmat institucionalë që duhen ndjekur gjatë planifikimit strategjik, dy ekspertët e EUKOJUST më pas morën pjesë në diskutimet për fokusimin të procesit të vendimmarrjes drejt vendosjes së një udhëpërshkrimi strategjik dhe veprues të Planit.

Aktiviteti do të vazhdojë gjatë javëve në vijim në KPK,  për të përcaktuar përmbajtjen e planit siç është hartuar, ndërsa në fillim të dhjetorit do të organizohet një punëtori finale, me mbështetjen e EUKOJUST, për të finalizuar draftin e Planit Strategjik në mënyrë që t’ia paraqesin KPK-së për miratim.

Kategori
Uncategorized

Roli i Avokatëve në Përfaqësimin e Viktimave të Dhunës në Familje

Projekti EUKOJUST, në bashkëpunim me Odën e Avokatëve të Kosovës (OAK), organizoi një trajnim njëditor, me temën “Roli i avokatëve në përfaqësimin e viktimave të dhunës në familje”. Trajnimi u mbajt nga Ekspertja Afatgjate e EUKOJUST për Dhunë në Familje dhe Grupe të Margjinalizuara-Bardhë Krasniqi dhe Këshilltarja Juridike-Nita Bejta, për 18 avokatë të licencuar nga OAK.Fokusi i trajnimit ishte në ngritjen e kapaciteteve profesionale te avokatëve për mbrojtjen kundër dhunës ne familje, korniza ligjore vendore duke përfshirë trendet e fundit nga ligji dhe praktikat gjyqësore ndërkombëtare, si pjesë e programit të vazhdueshëm edukativ nën ombrellën e OAK, gjithashtu edhe forcimin e aftësive të buta të avokatëve që të kuptojnë dinamikën e situatave tek rastet me dhunë në familje.Pjesëmarrësit e vlerësuan lartë këtë trajnim dhe përfituan si nga pikëpamja profesionale ashtu edhe nga përvoja e mirë e trajnerëve.Trajnimi u mbajt në kuadër të objektivit specifik të projektit EUKOJUST për forcimin e qasjes në drejtësi për të gjithë qytetarët në Kosovë, veçanërisht në fushën e dhunës në familje dhe grupeve të pa favorizuara apo të margjinalizuara.

Kategori
Uncategorized

EUKOJUST mbështet stafin drejtues të AD-së me trajnime për menaxhimin e projekteve.

Më 18, 21 dhe 27 tetor, Ekspertët e EUKOJUST Cristian Nicoara dhe Dragomir Yordanov mbajtën një ligjëratë mbi “Bazat e Menaxhimit të Projekteve” për stafin udhëheqës të Akademisë së Drejtësisë së Kosovës. Në përgatitje për projektet e ardhshme, në mesin e të cilëve  kryesori është zhvendosja e Akademisë në një lokacion të ri, ligjërata pati në fokus te veçantë drejtimet kryesore që një menaxher projekti duhet ti ketë parasysh, për të siguruar zbatimin e suksesshëm të projekteve. U prezantuan,  diskutuan dhe u sqaruan fazat e ciklit jetësor të projektit, dhe u ilustruan me aktivitete përkatëse nga veprimtaria e AD-së.

Kjo fazë e ligjëratës do të pasohet nga një ushtrim praktik i planifikuar për nëntor 2021, ku stafi udhëheqës i AD-së do të punojë në projekte të rëndësishme nga jeta e përditshme, duke sjellë kështu në jetë njohuritë e paraqitura dhe ekspertizën e tyre profesionale.