
Programi i Sektorit të Drejtësisë për Kosovën i Bashkimit Evropian – Projekti EUKOJUST është projekt i financuar nga BE-ja që e zbaton konsorciumi i përbërë nga Fondacioni Gjerman për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (IRZ) si partner drejtues bashkë me partnerët e rinj Qendra Holandeze për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (CILC) dhe Ministria e Drejtësisë e Kroacisë (MeD e Kroacisë). IRZ-ja është e mandatuar nga Ministria Federative e Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.
Qëllimi i përgjithshëm i Projektit EUKOJUST është reformimi i sistemit të drejtësisë në pajtim me standardet evropiane dhe ato ndërkombëtare.
Qasja e projektit është e orientuar kah nevojat dhe do t’i shërbejë sektorit të drejtësisë dhe qytetarëve të Kosovës. Projekti do të zhvillohet në bazë të rezultateve të projekteve të mëparshme dhe pritet të ketë ndikim pozitiv në sektorin e drejtësisë në Kosovë. Cilësia e drejtësisë do të përmirësohet falë legjislacionit gjithëpërfshirës, të konsoliduar, në pajtim me standardet evropiane dhe kapaciteteve të fuqizuara me infrastrukturë tërësisht funksionale dhe të orientuar kah qytetari duke ofruar kështu mbrojtje më të mirë të të drejtave dhe interesave publike. E tërë kjo do t’i kontribuojë rritjes së besimit të publikut në sistem.
Kohëzgjatja e projektit është 40 muaj.
Dizajni i projektit është i ndarë më tej në katër objektiva specifike.
Të gjitha këto katër objektiva specifike janë të ndërlidhura. Objektivat specifike të theksuara më sipër janë të ndara në rezultate të pritura. Rezultatet do të përmbushen me anë të përdorimit të qasjes së orientuar në rezultate dhe zbatimit të disa aktiviteteve me qasje pjesëmarrëse. Do të ketë aktivitete për t’i mbështetur përfituesit në rishikimin dhe rikrijimin e rregulloreve ose legjislacionit, ose në zhvillimin e dokumenteve strategjike, përmes ndihmës me ekspertë, opinione, punëtori dhe diskutime (në tryeza të rrumbullakëta).
Më poshtë janë të radhitura rezultatet që priten për secilën objektivë specifike të përcjellë me aktivitetet përkatëse.
Vendosja e një mekanizmi koordinimi në sektorin e drejtësisë
Koordinimi i sistemeve të TIK-ut dhe përpunimi i të dhënave
Rishikimi Funksional i Sektorit të Sundimit të Ligjit i finalizuar dhe Strategjia e Sektorit të Drejtësisë në fuqi
Organizimi i trajnimeve në tërë sektorin
Mbështetje MD-së në ristrukturim
Forcimi i Departamentit për Integrim në BE (6 anëtarë të personelit)
Forcimi i Departamentit Ligjor (14 anëtarë të personelit)
Forcimi i Departamentit për Profesione të Lira Juridike (7 anëtarë të personelit) në bashkëpunim me Noterët/Avokatët dhe Divizionin për Mbikëqyrjen Administrative të Profesioneve të Lira Juridike
Forcimi i Shërbimeve Korrektuese dhe Sprovuese
Forcimi i Departamentit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (17 anëtarë të personelit)
Forcimi i Institutit të Mjekësisë Ligjore
Forcimi i kapaciteteve të KPK-së dhe KGJK-së në menaxhim dhe planifikim
Përmirësimi i procedurave për përzgjedhjen dhe avancimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve
Forcimi i Departamenteve Speciale brenda Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe Gjykatës së Apelit
Forcimi i kapaciteteve të AD-së në planifikim dhe menaxhim
Zhvillimi i mëtejshëm i trajnimit fillestar
Zhvillimi i mëtejshëm i trajnimit të vazhdueshëm
Mbështetje për tenderimin e pajisjeve të zyrës për objektin e ri të AD-së
Mbështetje për tenderimin e infrastrukturës në gjykatore
Përmirësimi i gjendjes së arkivave gjyqësore
Përafrimi i legjislacionit
Konsolidimi i legjislacionit
Pastrimi i legjislacionit
Vlerësimi i zbatimit
Përcjellja e Kodit Civil
Institucionalizimi i anketave
Zhvillimi i një strategjie për qasje në drejtësi në bashkëpunim me shoqërinë civile
Strategjia e re për mbrojtjen nga dhuna në familje
Përmirësimi i cilësisë së përkthimeve, duke përfshirë gjuhët zyrtare të komunitetit jo-shumicë
Kjo uebfaqe është krijuar dhe mirëmbahet me përkrahjen financiare të Bashkimit Europian. Përmbajtja e kësaj uebfaqe është përgjegjësi vetëm e Fondacionit Gjerman për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (IRZ) dhe jo domosdoshmërisht pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Europian.”
Lorem ipsum dolor sit amet, consetetur sadipscing elitr, sed diam nonumy eirmod tempor invidunt ut labore et dolore magna aliquyam erat, sed diam voluptua. At vero eos et accusam et justo duo dolores et ea rebum. StetLorem ipsum dolor sit amet, consetetur sadipscing elitr, sed diam nonumy eirmod tempor invidunt ut labore et dolore magna aliquyam erat, sed diam voluptua. At vero eos et accusam et justo duo dolores et ea rebum. Stet