EUKOJUST ndihmon reformimin e tërësishëm të sistemit të drejtësisë në Kosovë (video)

Sikurse për të gjitha vendet e tjera që synojnë integrimin në BE, ashtu edhe për Kosovën, Sundimi i Ligjit mbetet çelësi i tërë procesit. Prandaj, Kosova po reformon komplet sistemin e drejtësisë dhe po synon ta ngrisë atë në standardin evropian. Projekti EUKOJUST tash e tre vite  po e mbështet në këtë rrugëtim.

“Qëllimi kryesor është përafrimi i sistemit gjyqësor të Kosovës me standardet evropiane, domethënë standardet e BE-së. Pra, kjo është ajo që ne duam të arrijmë dhe sigurisht që nuk jemi vetëm në këtë synim, siç e thashë që në fillim ka partnerë me të cilët po bashkëpunojmë. Pra, mendoj se jemi në rrugë të mirë për të mbështetur Kosovën në këtë aspekt, gjyqësorin e Kosovës, por ende ka shumë për të bërë,”thotw Volkmar Theobald, Udhëheqës i Ekipit të EUKOJUST.

“Impakti më domethënës ose qëllimet kryesore të cilat janë të bashkërenduara në Programin EUKOJUST kanë të bëjnë me Strategjinë për Sundimin e Ligjit, e cila është një Strategji disa vjeçare, dhe më pas edhe në ri-rorganizimin dhe ri-sistematizimin ose organogramin e Ministrisë së Drejtësisë. Dhe në çështje të cilat lidhen me koncept dokumentet siç janë kodet civile ose kodet penale dhe ligjet tjera të veçanta,” thotë Vigan Qorolli, Zëvendës Ministër i Drejtësisë.

Aktivitetet e EUKOJUST e kanë në fokus zgjidhjen e problemeve duke u orientuar nga nevojat, në mënyrë që zgjidhjet t’i shërbejnë sektorit të drejtësisë dhe qytetarëve, duke zbatuar 4 objektivat specifike:

  • Forcimin e kapaciteteve dhe koordinimin ndërinstitucional në sektorin e drejtësisë;
  • Forcimin e pavarësisë, paanshmërisë, llogaridhënies, profesionalizmit, cilësisë, efikasitetit dhe transparencës së gjyqësorit;
  • Përmirësimin e konsolidimit dhe përafrimit të mëtejmë të kuadrit ligjor dhe institucional me legjislacionin, standardet dhe praktikat evropiane dhe zbatimi i ligjeve; si dhe
  • Përmirësimin e qasjes në drejtësi, veçanërisht për gratë dhe grupet e pafavorizuara ose të margjinalizuara.

Institucionet kyçe që kanë përfituar nga ky projekt janë: Ministria e Drejtësisë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës, Akademia e Drejtësisë, si dhe Zyra Ligjore e Kryeministrit të vendit.

p4

Elina Doee

Founder

Lorem ipsum dolor sit amet, consetetur sadipscing elitr, sed diam nonumy eirmod tempor invidunt ut labore et dolore magna aliquyam erat, sed diam voluptua. At vero eos et accusam et justo duo dolores et ea rebum. StetLorem ipsum dolor sit amet, consetetur sadipscing elitr, sed diam nonumy eirmod tempor invidunt ut labore et dolore magna aliquyam erat, sed diam voluptua. At vero eos et accusam et justo duo dolores et ea rebum. Stet