Kategori
Uncategorized

EUKOJUST mbështet Shërbimin Korrektues dhe Sprovues

Projekti EUKOJUST në pajtim me mandatin e tij në mesin e objektivave tjera, është ngarkuar me detyrën për ofrimin e mbështetjes ndaj Shërbimit Korrektues dhe atij Sprovues, duke fuqizuar funksionalitetin e shërbimit, përmirësuar procedurat e brendshme dhe duke ngritur vetëdijen në lidhje me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare dhe ato të BE-së.

Me qëllim që të ofrohet kjo mbështetje, EUKOJUST ka kryer një vlerësim të gjendjes aktuale duke analizuar ngarkesën e punës, procedurat e brendshme dhe kapacitetin administrativ të punëtorëve.

Ekspertja e EUKOJUST-it ka prezantuar sot para akterëve kryesorë të gjeturat preliminare e kësaj analize. Përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, Shërbimit Korrektues dhe atij Sprovues, Zyrës së BE-së në Kosovë, Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, si dhe partnerë tjerë të interesuar kanë pjesë në këtë tryezë të rrumbullakët.

Prezantimi i analizës është përcjellë me një diskutim të frytshëm, diskutim i cili edhe konfirmoi të gjeturat e analizës së boshllëkut, por edhe vuri në pah aspekte tjera të rëndësishme të cilat duhet të merren në konsideratë, siç është anti-korrupsioni, ndërveprimi në sisteme të ndryshme, veçanërisht me evidencën penale (NCCR), duke forcuar trajnimin fillestar për punëtorët e rinj, video lidhjet midis burgjeve dhe gjykatave me qëllim të mbajtjes së seancave dëgjimore, forcimin e trajnimit profesional etj.

Pas një kontributi të rëndësishëm dhe shkëmbimit të ideve mes të pranishmëve, diskutimi përfundoi me një përfundim mbi atë se ku duhet të përqendrohet projekti EUKOJUST në periudhën e ardhshme në mënyrë që të forcojë më tej Shërbimin Korrektues dhe atë Sprovues

Kategori
Uncategorized

EUKOJUST kontribuon në përmirësimin e përkthimit dhe interpretimit në sistemin e drejtësisë

Përdorimi i saktë i gjuhëve zyrtare në sistemin gjyqësor dhe atë prokurorial të Kosovës ka një rëndësi tepër të madhe për garantimin e standardeve ndërkombëtare për gjykim të drejtë dhe qasje në drejtësi për të gjithë.

Me mbështetjen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK-së) dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK-së), projekti EUKOJUST ka vlerësuar cilësinë dhe efikasitetin e përthimeve në gjuhët e komunitetit jo-shumicë në sistemin gjyqësor dhe atë prokurorial.  

Sot, para akterëve dhe përfituesve kryesorë, u prezantuan gjetjet kryesore që dalin nga raporti. Pjesëmarrësit në konferencë diskutuan për mënyrën se si të përmirësohet mbështetja që i ofrohet KGJK-së dhe KPK-së nga akterët ndërkombëtarë në aspektin e ngritjes së kapaciteteve të interpretëve dhe përkthyesve. Bashkë me Akademinë e Drejtësisë dhe Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës u diskutua edhe për strategjitë në plan afat shkurtër dhe afatmesëm.

Në raportin e hartuar nga ekspertja për Qasjen në Drejtësi në projektin EUKOJUST, Alina Matache, jepen rekomandime që të ndryshohet rregullorja ekzistuese për certifikimin e përkthyesve dhe interpretëve ose mundësisht të hartohet një rregullore e re ku do të parashihen norma dhe standarde që do ta përmirësonin cilësinë e këtyre shërbimeve.