Kategori
Uncategorized

Inkurajohet reagimi i grave ndaj dhunës në familje

Reagimi i grave ndaj dhunës në familje dhe nxitja e institucioneve dhe shoqërisë civile në luftimin e këtij fenomeni negativ, u diskutuan të hënën, më 20 dhjetor 2021, në një tryezë të organizuar nga projekti i financuar nga BE-ja ‘EUKOJUST’, në partneritet me Ministrinë e Drejtësisë. Zyrtarë të institucioneve; Qeverisë, Kuvendit e shoqërisë civile paraqitën pikëpamjet e tyre mbi praninë e dhunës në familje në Kosovë dhe mënyrat për luftimin e saj.

E pranishme ishte edhe një viktimë e dhunës në familje, e cila po pas dhunës disa vjecare në familje po përballet me kërcënime të vazhdueshme në njërën anë, dhe mungesë trajtimi adekuar nga ana e sistemit të drejtësisë në Kosovë. Të pranishme në tryezë ishin Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputetja Duda Balje, përfaqësuesja e Rrjetit të Grave të Kosovës, Adelina Berisha, përfaqësuesja e Zyres së BE-së, Lumnije Azemi, si dhe përfaqësuesit e projektit të financuar nga BE, EUKOJUST, Volkmar Theobald, lider i ekipit dhe Bardhë Krasniqi, ekspertje e EUKOJUST për edukim juridik të publikut: dhuna në familje dhe grupet e margjinalizuara.

Projekti EUKOJUST dhe Zyra e BE-së në Kosovë u zotuan se do të ndihmojnë institucionet, përfshirë dhe shoqërinë civile me ekspertizë të nevojshmë për luftimin sa më efikas të dhunës në familje. EUKOJUST e ka një objektivë specifike që të forcojë qasjen në drejtësi për të gjithë qytetarët në Kosovë, veçanërisht në fushën e dhunës në familje dhe grupeve të margjinalizuara.

Kategori
Uncategorized

EUKOJUST mbështet sistemin prokurorial në draftimin e planit strategjik

Zyrtarë të sistemit prokurorial, të mbështetur nga projekti i BE-së për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë, EUKOJUST, zhvilluan një punëtori dy-ditore për të finalizuar draftimin e Planit Strategjik 2022-2024. Punëtoria shënon fazën e fundit e të procesit të hartimit të planit strategjik para miratimit të tij nga ana e Këshillit. Projekti EUKOJUST e ka mbështetur Këshillin Prokurorial të Kosovës gjatë gjithë procesit me ekspertizë dhe këshilla.

Gjatë diskutimeve të draftit të Planit Strategjik dhe Planit të Veprimit, një theks i veçantë është vënë në planifikimin e politikave për menaxhimin e sistemit prokurorial në tri vitet e ardhshme. Synimi është që sistemi në tërësi të sigurojë një ngritje të vazhdueshme të profesionalizmit, efikasitetit dhe fuqizimit të pavarësisë, integritetit, llogaridhënies dhe transparencës, duke u mbështetur në kompetencat kushtetuese dhe ligjore. Pjesëmarrësit konstatuan se Plani përmban aktivitete dhe veprime të realizueshme dhe specifikon monitorimin sistematik të zbatimit të tij, të specifikuara në Planin e Veprimit.

Në punëtori morën pjesë anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës, kryeprokurorë të prokurorive, prokurorë të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, anëtarë të Grupit punues për hartimin e këtij drafti, zyrtarë nga radhët e administratës së sistemit prokurorial të Kosovës, dhe përfaqësues dhe ekspertë të projektit EUKOJUST. 

Kategori
Uncategorized

Forcimi i strukturave përkatëse organizative të Ministrisë së Drejtësisë për fuqizimin e Profesioneve të Lira Ligjore

Në tryezën e rrumbullakët të mbajtur të martën, 7 dhjetor të vitit 2021, u prezantuan dhe diskutuan gjetjet fillestare si dhe vlerësimi i boshllëqeve administrative në kuadër të funksionimit aktual të Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës (MD), përkatësisht Departamentit për Profesione të Lira (DPL) dhe Divizionit për Mbikëqyrjen e Ligjshmërisë së Punës së PLJ. Tryeza e rrumbullakët u organizua nga projekti EUKOJUST, i financuar nga BE-ja, në bashkëpunim me Departamentin për Profesionet e Lira Ligjore të Ministrisë së Drejtësisë.

Tryeza e rrumbullakët ofroi mundësinë për diskutim dhe konsultim të hapur mbi kornizën ligjore, kompetencat, funksionimin dhe kapacitetin administrativ të Departamentit për Profesionet e Lira Juridike të MD dhe Divizionit për Mbikëqyrjen e Ligjshmërisë së Punës së PLJ, me qëllim të arritjes së konkluzioneve të përbashkëta për rrugën përpara.

Gjetjet paraprake së bashku me rekomandimet janë përgatitur dhe prezantuar nga ekspertja e lartë afatshkurtër, znj. Pepa Laleva, në bazë të një shqyrtimi të detajuar të situatës aktuale, përfshirë analizën e legjislacionit dhe praktikës së Kosovës, strukturat organizative dhe standardet përkatëse evropiane.

“Objektivi i këtij aktiviteti të projektit është të mbështesë MD-në në fuqizimin e Departamentit të PLJ-së, duke pasur parasysh rolin e këtij departamenti për ofrimin efektiv dhe cilësor të shërbimeve për profesionet e lira ligjore: noterët, përmbaruesit privatë, ndërmjetësuesit, administratorët e falimentimit dhe avokatët” tha Udhëheqësi i Ekipit të EUKOJUST, Volkmar Theobald.

Ai theksoi rëndësinë e veçantë që  kjo ka në vazhdën e rolit të PLJ si pjesë e sektorit të drejtësisë për rritjen e efikasitetit të gjyqësorit dhe forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë..

Eksperti Afatgjatë i strukturës i EUKOJUST, Kristian Turkalj, theksoi se është në interes të të gjitha palëve të interesit në sektorin e drejtësisë që MD të ketë zyrtarë kompetentë dhe profesionistë të cilët i njohin mirë ligjet që rregullojnë disa aspekte të funksionimit të sektori i drejtësisë.

“Në këtë drejtim, u theksua nevoja e fuqizimit të mëtejshëm të Departamentit të Profesioneve të Lira Juridike, i cili duhet të zgjerojë fushëveprimin e kompetencave, të shoqëruar me forcimin e stafit të vetë Departamentit”, tha Turkalj.

Gjetjet e raportit u diskutuan hapur nga ekspertët evropianë, lideri i ekipit nga Zyra e BE-së (ZBE) në Kosovë, përfaqësuesi i Kabinetit të Ministrit të Drejtësisë, zyrtarë të shumtë të MD-së, kryetarët dhe përfaqësues të tjerë të Odës së Avokatëve, Odës së Noterëve dhe Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës. Rezultatet kryesore nga diskutimet do të analizohen, shqyrtohen dhe përfshihen nga projekti në raportin përfundimtar, përkatësisht në gjetjet dhe rekomandimet për funksionimin më efektiv të Departamentit të PLJ dhe Divizionit të MD-së për Mbikëqyrjen e Ligjshmërisë së Punës së PLJ.

Pjesëmarrja aktive e përfaqësuesve nga Sektori i Drejtësisë, Sektori i Administratës Publike, udhëheqësi i ekipit nga Zyra e BE-së, Nikolla Skarauzo (Nicola Scaramuzzo) dhe EUKOJUST është garanci e ndikimit të drejtpërdrejtë të rezultateve të tryezës së rrumbullakët në funksion të perspektivës evropiane të Kosovës dhe nevojës për ofrim të shërbimeve të orientuar drejt qytetarëve.

Kategori
Uncategorized

Mbështetje për qasje në drejtësi për njerëzit e cenueshëm dhe grupet e margjinalizuara

Në një tryezë të rrumbullakët të mbajtur më 2 dhjetor, Ekspertja e EUKOJUST për Qasjen në Drejtësi, Alina Laura Matache prezantoi një raport gjithëpërfshirës mbi qasjen në drejtësi për njerëzit e cenueshëm dhe grupet e margjinalizuara, duke u fokusuar te personat me aftësi të kufizuara, romët, ashkalitë dhe egjiptianët, si dhe komuniteti LGBTI.Raporti përfshin një analizë të kuadrit ligjor vendor, duke iu referuar standardeve dhe konventave ndërkombëtare, mekanizmave në dispozicion; qasje në institucionet gjyqësore për personat me aftësi të kufizuara; informacione në gjuhët zyrtare dhe në gjuhët në përdorim zyrtar; analiza e kostove, përfshirë këtu tarifat gjyqësore, kohën për të nda drejtësi, dhe të drejtën për zgjidhje efektive.Në tryezë morën pjesë përfaqësues institucionalë dhe të shoqërisë civile, organizata ndërkombëtare si USAID, EULEX, dhe Zyra e Bashkimit Evropian/Përfaqësuesi Special i BE-së.Të pranishmëve iu drejtuan: Këshilltarja nga Kabineti të Ministrit të Drejtësisë – Nazlie Bala, Kryesuesja e Departamentit për Integrime Evropiane në Këshillin Gjyqësor të Kosovës -Arlinda Krasniqi, Kryetari i Akademisë së Drejtësisë së Kosovës – Enver Fejzullahu, Shefi i Zyrës për Qeverisje të Mirë / Zyra e Kryeministrit – Habit. Hajredini, Kryetari i Forumit të Kosovës për Aftësinë e Kufizuar – Bujar Kadriu, Shoqata e të Verbërve të Kosovës- Mexhid Foniqi, Sebastian Serifovic nga Versitas, Isak Skenderi, Drejtor i Zërit të Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve (VoRAE) dhe Arber Nuhiu, Drejtor i Qendrës për Zhvillimin e Grupeve Sociale ( CSGD).Të gjithë pjesëmarrësit e vlerësuan raportin pasi përmbante një analizë të plotë dhe ofronte rekomandime të përshtatura dhe konkrete për të rritur besimin në sektorin e drejtësisë dhe për të hequr barrierat, në mënyrë që të sigurohet qasje në drejtësi për të gjithë qytetarët.

Kategori
Uncategorized

Strategjia për Përfshirjen e Komunitetit Rom dhe Ashkali në shoqërinë kosovare 2022-2026. Punëtori mbi Qasjen në Drejtësi

Më 22 nëntor, Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit, në bashkëpunim me Programin e Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë – EUKOJUST, organizuan punëtorinë mbi Qasjen në Drejtësi për komunitetet romë dhe ashkali. Kjo punëtori vjen pas një sërë konsultimesh në lidhje me hartimin e Strategjisë së tretë kushtuar përfshirjes së komuniteteve romë dhe ashkali në shoqërinë kosovare 2022-2026.Në punëtori, ekspertja afatgjatë e EUKOJUST, Alina Laura Matache, prezantoi rekomandime që synojnë rritjen e besimit në institucionet e sundimit të ligjit për romët dhe ashkalitë, si dhe parashikimin e aktiviteteve konkrete në Strategjinë e re. Në takim morën pjesë përfaqësues nga ministri të ndryshme si dhe shoqëria civile nga komunitetet romë dhe ashkali.

Kategori
Uncategorized

Punëtoria vijuese mbi Acquis të BE-së për procedurn penale

Më 1 dhjetor 2021, EUKOJUST në bashkëpunim të ngushtë me DL-ZKM-në organizoi një seminar mbi Acquis të BE-së për Procedurën Penale. Kjo punëtori ishte vazhdim i një ngjarjeje të organizuar më 29 tetor 2021, ku u prezantua Raporti mbi Acquis të BE-së për të Drejtën Procedurale Penale, hartuar nga EUKOJUST. Ngjarja e 29 tetorit 2021 shërbeu si fillim i qasjes tematike të shqyrtimit analitik të përafrimit me BE-në. Në të njëjtën kohë, kjo punëtori shërbeu edhe si një ngjarje sensibilizuese dhe çështjet e identifikuara në raport u diskutuan me palët përkatëse të interesit, si gjyqtarët, prokurorët, policia, shërbimin korrektuese, DL-ZKM, MD dhe avokatët mbrojtës. Ngjarja ishte shumë e suksesshme dhe shkaktoi një debat dhe diskutim të gjallë. Për shkak të debatit, jo të gjitha çështjet me rëndësi u diskutuan. Për më tepër, gjatë aktivitetit por edhe pas ngjarjes, pjesëmarrësit shprehën në formë të shkruar, interesin e tyre për të organizuar më shumë evente të këtij lloji. Nisur nga kjo, EUKOJUST dhe DL-ZKM organizuan një ngjarje vijuese më 1 dhjetor 2021 për të trajtuar çështjet e mbetura nga raporti dhe për të vazhduar me rritjen e ndërgjegjësimit të palëve të interesuara.