Kjo uebfaqe është krijuar dhe mirëmbahet me përkrahjen financiare të Bashkimit Europian. Përmbajtja e kësaj uebfaqe është përgjegjësi vetëm e Fondacionit Gjerman për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (IRZ) dhe jo domosdoshmërisht pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Europian.”
Si udhëheqës i ekipit të EUKOJUST, Volkmar Theobald e drejton zbatimin e projektit në nivel strategjik. Me këtë rol, dhe mes tjerash si shef i zyrës së projektit, ka përgjegjësinë e përgjithshme për zbatimin e duhur të projektit, flet në emër të projektit, vepron si ndërlidhës me institucionet dhe projektet tjera dhe koordinon ekipin.
Volkmar Theobald ka kualifikuar në drejtësi në Gjermani dhe ka mbi 30 vite përvojë pune si avokat me kualifikim të plotë. Përvojën më të rëndësishme e ka në ofrimin e konsulencës për institucionet e sektorit të drejtësisë në Kosovë. Ne periudhën 2009-2014, Volkmar Theobald ka drejtuar projektin e madh të reformës ligjore në Kosovë me çka ka fituar njohuri të thella të procesit të reformimit të sistemit të drejtësisë në vend. Ai ka njohuri shumë të mira për vendin. Përveç përvojës së tij gjashtëvjeçare si Ekspert i Lartë Akademik dhe Trajnues në një institut publik të trajnimit në Gjermani, ai ka punuar për më shume se dhjetë vite në shtetet që synonin anëtarësimin/përafrimin në BE përmes këshillimeve dhe mbajtjes së trajnimeve në institucionet e sektorit publik. Ka pasur disa angazhime si Udhëheqës i Ekipit, dhe ka përvojë të shkëlqyer në menaxhim të ciklit të projekteve.
Jashtë orarit të punës, Volkmarit i pëlqen çiklizmi, leximi dhe ecja në male. Është shumë i varur në filma, i pëlqen t’i shohë ata jo në ekrane të vogla por në kinema të vërteta.
Dragomir Yordanov është Ekspert për Trajnime dhe Ngritje të Kapaciteteve në projektin e Bashkimit Evropian/Programi për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë. Është përgjegjës që ta mbështesë Akademinë e Drejtësisë lidhur me kapacitetet planifikuese dhe menaxhuese, zhvillimin e mëtejmë të trajnimit fillestar dhe të vazhdueshëm, dhe tenderimin e furnizimeve për ndërtesën e re të Akademisë.
Dragomiri ka mbi 27 vite përvojë në sektorin e drejtësisë me fokus në trajnimet gjyqësore. Ka qenë gjyqtar, ndërsa nga viti 2011 deri 2016 ka qenë Drejtor i Institutit Kombëtar të Drejtësisë në Bullgari. Ka punuar edhe si ekspert në projekte të shumta të Sektorit të Drejtësisë në Ballkanin Perëndimor dhe Vendet e Partneritetit Lindor. Ka diplomuar në Universitetin e Sofjes dhe ka ndjekur specializime në vende të ndryshme të Evropës dhe SHBA-së.
Jashtë punës, Dragomirit i pëlqen kalërimi, skitaria dhe leximi.
Cristian “Cris” Nicoara është ekspert afatgjatë për Sistemin Prokurorial dhe Drejtësinë Penale dhe në të njëjtën kohë është zëvendës udhëheqës i ekipit të projektit. Në punën e përbashkët me pjesën tjetër të ekipit ai i ofron këshilla Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës për reformat e nevojshme në pajtim me procesin e integrimit evropian.
Me një karrierë mbi 20-vjeçare nëpër tri kontinente, Cristian-i aktualisht është me angazhimin e tij të katërt në Kosovë. Pas 13 vite punë si prokuror hetues në Rumani, ai ndoqi mori udhën profesionale të konsulentit të pavarur në reformimin e sektorit të sundimit të ligjit dhe të sigurisë duke punuar kryesisht për Bashkimin Evropian dhe kompani private. Ka qenë këshilltarë i katër Prokurorëve të Përgjithshëm, në tre Këshilla Gjyqësorë, i ministrave të punëve të brendshme dhe shefave të policisë kombëtare në vende të ndryshme. Në karrierën e tij një pjesë të madhe zë edhe mbajtja e trajnimeve të shumta për zyrtarë të lartë në vendet pritëse dhe certifikimet e ndryshme në menaxhim të projekteve, menaxhim të rrezikut dhe pajtueshmërisë.
Jashtë punës Crisi e kalon kohën me ushtrime të kikboksit, fotografim dhe duke luajtur “Call of Duty”.
Të gjitha këto shoqërohen me muzikë latine dhe, gjithmonë, me një buzëqeshje.
Alina Laura Matache është Ekspertja Afatgjatë për Qasje në Drejtësi. Ajo është përgjegjëse për forcimin e qasjes në drejtësi në bashkëpunim me shoqërinë civile, veçanërisht për grupet e cenueshme dhe të margjinalizuara si gratë, personat me aftësi të kufizuara, komunitetet jo-shumicë, LGBTQI+ dhe refugjatët.
Alina është një profesioniste me përvojë në qasje në drejtësi, menaxhim ndërkombëtar të krizave, ngritje të kapaciteteve në fushën e sundimit të ligjit dhe reformën në sektorin e sigurisë. Ajo e filloi karrierën e saj në Parlamentin Evropian ku punoi për tetë vite si Këshilltare në Punët e Jashtme duke vazhduar pastaj punën në EULEX, ku mbështeti projektet e ngritjes së kapaciteteve në fushën e sundimit të ligjit, siç ishte themelimi i Shoqatës së Grave në Shërbimin Korrektues të Kosovës. Njëkohësisht, ajo financoi dhe punoi për disa OJQ që merren me të drejtat e imigrantëve në Itali dhe njerëzve në nevojë në Argjentinë dhe Kenia.
Ajo ka diplomuar në Universitetin e Romës, la Sapienza dhe ka diplomë Master në Studimet Evropiane në Universitetin e Lirë të Brukselit. Ajo beson fuqimisht në të mësuarit përgjatë tërë jetës, dhe për këtë qëllim ka ndjekur disa kurse në menaxhimin e krizave ndërkombëtare në Evropë dhe Izrael.
Ajo është e pasionuar pas lëvizjeve feministe, udhëtimeve dhe jogës.
Kristian Turkalj është Eksperti Afatgjatë për strukturën e MD-së pranë Projektit EUKOJUST të Bashkimit Evropian/Programi i Sektorit të Drejtësisë për Kosovën. Ai është i angazhuar në cilësinë e këshilltarit të Ministrisë së Drejtësisë. Ai është përgjegjës për përmirësimin e strukturës dhe organizimit të MD-së, dhe zbatimin e aktiviteteve që synojnë forcimin e departamenteve ministrore. Gjithashtu, ai është këshilltar strategjik i MD-së, gjithmonë në dispozicion për nivelin e lartë të MD-së, si dhe për të gjitha departamentet e përfshira, duke siguruar funksion këshillues në baza ad hoc, duke identifikuar në faze të e hershëme nevojat shtesë dhe duke siguruar komunikim të ngushtë dhe të besueshëm.
Kristiani ka më shumë se 25 vjet përvojë pune në sektorin e Drejtësisë me një fokus të veçantë në kërkesat e BE-së në lidhje me reformën gjyqësore, luftimin e korrupsionit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Ai ka shërbyer si Ministër i përkohshëm i Drejtësisë, Sekretar shtetëror në MD, negociator për pranimin në BE, i ngarkuar për kapitullin 23 dhe 24 si dhe atashe i parë i drejtësisë dhe çështjeve të brendshme në Misionin Kroat në BE. Ai gjithashtu ka punuar si ekspert në shumë projekte të Sektorit të Drejtësisë në Ballkanin Perëndimor dhe vendet e Partneritetit Lindor. Ai ka fituar shkallën e doktoraturës në Universitetin e Zagrebit dhe gjithashtu ka studiuar edhe në vende të ndryshme të Evropës dhe SH.B.A.
Jashtë punës, Kristianit i pëlqen të udhëtojë, pikturojë, të eci, skijojë dhe të kalojë kohë me familjen e tij.
Idlir Peçi është ekspert afatgjatë ndërkombëtar në kornizën legjislative dhe përafrimin me BE-në. Në kontekstin e Projektit EUKOJUST ai punon ngushtë me Zyrën Ligjore të Zyrës së Kryeministrit, Gazetën Zyrtare dhe Ministrinë e Drejtësisë.
Idliri ka më shumë se 20 vite përvojë pune në çështjet e sundimit të ligjit të fituara në pozicione të ndryshme që ai ka mbajtur. Ai ka doktoruar në të Drejtën Penale dhe të Drejtat e Njeriut nga Universiteti “Rijksuniversiteit Groningen” në Holandë. Ai e filloi karrierën e tij akademike në të njëjtin universitet dhe e zhvilloi atë më vonë në Universitetin “Utrecht” në Holandë. Në vitin 2013 Idliri u bashkua me Qeverinë e Shqipërisë ku shërbeu fillimisht si Zëvendës Ministër i Drejtësisë dhe më vonë si Zëvendës Ministër i Mbrojtjes. Gjatë punës së tij si Zëvendës Ministër i Drejtësisë Idliri u përfshi në reformën e thellë të Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri. Në vitin 2017 ai filloi punën si ekspert i pavarur juridik ndërkombëtar në projekte të financuara nga BE-ja dhe Këshilli i Evropës. Para se të bashkohej me EUKOJUST Idlir ishte ekspert afatgjatë në programet e trajnimit për gjyqtarë dhe prokurorë dhe hartimin e legjislacionit dhe ndërtimin e kapaciteteve për Ministrinë e Drejtësisë në Projektin EURALIUS V i cili mbikëqyri zbatimin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri.
Idliri ka një pasion për teatrin e improvizuar dhe beson se “rruga drejt suksesit është e gjatë nëse dëshironi të shkëlqeni” [it’s a long way to the top (if you wanna rock ‘n’ roll)]
Rondinella Hoxha Gashi është Krye-Administratorja e Projektit EUKOJUST, Bashkimi Evropian/Programi i Sektorit të Drejtësisë për Kosovën. Ajo është përgjegjëse për menaxhimin e operacioneve administrative të stafit administrativ dhe ofrimin e mbështetjes menaxheriale për tërë ekspertët.
Rondinella është një profesioniste e nivelit të lartë në fushën e menaxhimit dhe është e diplomuar në MBA Ekzekutiv nga IEDC “Bled School of Management”. Me mbi 16 vite përvojë menaxhimi në sektorë dhe industri të ndryshme, duke përfshirë institucione ndërkombëtare të arsimit, projekte të financuara nga donatorët, OJQ, institucione publike vendore dhe sektorin privat, ajo është shumë e aftë në menaxhimin e përgjithshëm, planifikimin dhe kontrollin financiar, menaxhimin e burimeve njerëzore, menaxhimin e projekteve, analiza të biznesit, analiza dhe menaxhim të palëve të interesit, komunikimin brenda korporatave, raportimin dhe shkrimin e përmbajtjes.
Përveç menaxhimit, interesat e saj personale përfshijnë arsimin, sipërmarrjen dhe psikologjinë, e cila është gjithashtu fusha e studimeve të saja themelore. Ajo vazhdimisht përpiqet për rritje dhe zhvillim personal dhe profesional.
Rondinella është nënë e dy fëmijëve, gjen kënaqësi duke kaluar kohë me familjen e saj, duke lexuar, duke bërë joga dhe herë pas here duke shikuar seri dhe filmat e saj të preferuar televizivë.
Arben Isufi është Ekspert i Infrastrukturës Gjyqësore në projektin e Bashkimit Evropian/Programi për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë. Ai është përgjegjës që t’i mbështesë institucionet përfituese siç janë Ministria e Drejtësisë, Këshilli Prokurorial i Kosovës, gjykatat dhe prokuroritë për të përmirësuar më tej infrastrukturën gjyqësore, sistemet e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit dhe kapacitetet e arkivimit.
Arbeni ka përvojë pune të bujshme nëpër organizata të ndryshme ndërkombëtare. Gjatë 12 viteve të fundit ka punuar në pozita të ndryshme për Ambasadën Amerikane/OPDAT, USAID, UNDP, UNHCR, projekte të financuara nga BE-ja, Këshillin e Evropës, OSBE, GIZ dhe Fondin Global në fushën e drejtësisë, demokratizimit, qeverisjes së mirë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Përgjatë karrierës së tij i ka mbështetur institucionet shtetërore kryesore si Kuvendin e Kosovës, Kabinetin e Kryeministrit, Ministrinë e Drejtësisë si dhe institucionet e sektorit të drejtësisë si Këshillin Prokurorial të Kosovës, Prokurorinë Speciale (PSRK) dhe Akademinë e Drejtësisë.
Arbeni mban titullin Master i Drejtësisë (LL.M) në Të Drejtën Ndërkombëtare me specializim në SHBA dhe Të Drejtën Transnacionale (Universiteti i Majamit, SHBA), Master i Drejtësisë (LL.M) në Arbitrazhin e Investimeve sipas Traktatit dhe Mbrojtjen e Investimeve të Huaja (Universiteti Uppsala, Suedi), Master i Drejtësisë në studime të avancuara në Të Drejtën e BE-së (Universiteti Ghent, Belgjikë), Bachelor i Drejtësisë (Universiteti i Prishtinës, Kosovë) dhe Bachelor i Shkencave Politike dhe Administratës Publike (Universiteti i Prishtinës, Kosovë).
Tea Blakaj Hoxha është Eksperte për Ndërtimin e Kapaciteteve pranë Projektit të Bashkimit Evropian/Programi i Sektorit të Drejtësisë për Kosovën. Ajo është përgjegjëse për krijimin e mekanizmit koordinues ndërinstitucional, digjitalizimin e sektorit të drejtësisë, zbatimin e Strategjisë së Sektorit të Rishikimit Funksional, përfshirë trajnimet për ndërtimin e kapaciteteve. Ajo gjithashtu është e dërguar nga projekti në Ministrinë e Drejtësisë, ku shërben si këshilltare e jashtme e Ministres së Drejtësisë.
Tea ka më shumë se 10 vite përvojë pune në sektorin e drejtësisë. Përmes programeve mbështetëse të Kombeve të Bashkuara dhe Ambasadës Britanike në Prishtinë, Tea ka këshilluar Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Ministrinë e Drejtësisë mbi reformën në drejtësi. Në këtë drejtim, Tea ishte një nga ekspertet e para e cila është marrë me hartimin e Termave të Referencës dhe analizën paraprake mbi funksionimin e gjyqësorit dhe prokurorisë, nën Rishikimin Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit. Tea gjithashtu ka përvojë në çështje komerciale, e cila dëshmohet përmes punës së saj në zyrat juridike në Kosovë, si dhe në fushën e të drejtave të njeriut, duke punuar për më shumë se tre vite si konsulente pranë Institucionit të Avokatit të Popullit në Kosovë.
Tea është nënë e një fëmije. Në kohën e saj të lirë asaj i pëlqen të luajë dhe të shkruajë muzikë.
Alban Krasniqi është Ekspert për Monitorimin e Zbatimit të Ligjit në projektin e Bashkimit Evropian/Programi për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë. Ai është përgjegjës për aspektet që kanë të bëjnë me kornizën ligjore, përafrimin e legjislacionit dhe forcimin e sistemit të monitorimit të zbatimit të ligjit.
Albani ka shërbyer në një mori pozitash të nderuara juridike ku ka punuar me akterë kryesorë vendorë dhe ndërkombëtarë të sundimin e ligjit dhe drejtësisë, përfshirë Shkollat Juridike, Gjyqësorin, Odën e Avokatëve, Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Akademinë e Drejtësisë, organizatat ndërkombëtare të Ombudspersonit si BE, USAID, OSBE, ILO. Ai ka punuar më shumë si ekspert i jashtëm ligjor për organizatat vendore dhe ndërkombëtare. Ka demonstruar aftësi në punën me akterë të nivelit të lartë gjatë përvojës së tij si Konsulent i USAID-it për Dialogun në Zyrën e Kryeministrit dhe në pozitën e tij si Zyrtar i Lartë i Sundimit të Ligjit në Ambasadën e Holandës në Kosovë.
Albani mban titujt Bachelor dhe Master i Drejtësisë në Universitetin e Prishtinës. Gjithashtu, në vitin 2017 është diplomuar në Universitetin e Teksasit nga Austin School of Law në fushën e të Drejtës Kushtetuese Krahasuese dhe të Drejtat e Njeriut. Tani është duke i ndjekur studimet e doktoraturës në Departamentin e të Drejtës Kushtetuese në Universitetin e Prishtinës.
Bardhë Krasniqi është Eksperte për Arsimim Juridik Publik: Dhuna në familje dhe grupet e margjinalizuara në projektin e Bashkimit Evropian/Programi për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë. Ajo është përgjegjëse për t’i mbështetur institucionet e Kosovës në përmirësimin e qasjes së grave dhe grupeve të margjinalizuara në drejtësi, në veçanti në fushën e dhunës në familje, dhe për forcimin e sistemit të Ndihmës Juridike Falas.
Bardha ka më shumë se 17 vite përvojë pune si këshilltare dhe menaxhere e përgjithshme si në sektorin publik ashtu edhe në organizatat ndërkombëtare të profilit të lartë dhe projektet e financuara nga donatorët siç janë EULEX, ICO/EUSR, Shtylla e Bashkimit Evropian të UNMIK-ut, USAID dhe UNDP. Ka menaxhuar projektin e UNDP-së për dhunën gjinore përmes mbështetjes së dy koordinatorëve kryesorë nacional në hartimin dhe zbatimin e strategjive kombëtare për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe trafikimin e qenieve njerëzore, si dhe në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të sundimit të ligjit. Para kësaj, Bardha ka qenë pjesë e ekipit të ICO-së që ka mbikëqyrë tranzicionin e Kosovës deri në pavarësi të plotë.
Bardha ka ligjëruar në Akademinë e Drejtësisë për temën e zbatimit të kornizës ligjore për dhunën në familje si dhe për rolin e gjykatave në procedurat e arbitrazhit. Fusha e saj përfshin të drejtën ndërkombëtare publike dhe private, të drejtat e njeriut, të drejtën e korporatës dhe komerciale, ekspertizën në hartimin e legjislacionit dhe menaxhim të projekteve.
Bardha është juriste me arritje të larta dhe mban dy tituj Master të Drejtësisë (LL.M) në Të Drejtën Ndërkombëtare publike dhe private, të fituar në SHBA dhe Kosovë.
Nita Bejta është Këshilltarja jonë Ligjore në projektin e Bashkimit Evropian/Programi për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë. Ajo është përgjegjëse për t’i ndihmuar të gjithë ekspertët e projektit duke e ofruar mbështetjen e saj ad-hoc, duke bërë analiza ligjore, hulumtime ligjore dhe opinione ligjore për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me legjislacionin.
Nita ka mbi shtatë vite përvojë profesionale juridike nga puna me organizata ndërkombëtare të profilit të lartë dhe projekte të financuara nga donatorët siç janë EULEX dhe projektet e USAID. Gjatë punës së saj me Programin e USAID-it për Sundimin Efektiv të Ligjit ajo është angazhuar tej mase dhe ka intervenuar drejtpërdrejt në zvogëlimin e lëndëve të grumbulluara në gjykata.
Ekspertiza e saj është në të drejtën civile dhe penale, hartimin e legjislacionit, menaxhimin e rrjedhjes së lëndës edhe administrimin e gjykatave.
Nita është e diplomuar në drejtësi, ka kaluar provimin e jurisprudencës, dhe gëzon të drejtën e ushtrimit të profesionit të avokates në Kosovë.
Maliq Gashi është Menaxher Financiar në projektin e Bashkimit Evropian/Programi për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë. Ai është përgjegjës për mbikëqyrjen e operimeve financiare të projektit. Para se të angazhohej për projektin, Maliqi ka punuar për më shumë se 20 vite në organizata të ndryshme joqeveritare (OJQ) ndërkombëtare, dhe të shoqërisë civile si pjesë e menaxhmentit të lartë. Ai ka studiuar në Fakultetin Teknik në Inxhinierinë Mekanike në Universitetin e Prishtinës.
Jashtë punës Maliqi është një ndjekës i pasionuar i futbollit. Me shumë kënaqësi kalon qindra kilometra me makinë vetëm e vetëm për ta shikuar ndeshjen e kombëtares.
Blerina JASHARI është e angazhuar si përkthyeses dhe asistente pranë Projektit EUKOJUST, ku ofron ekspertizën e saj gjuhësore për ekspertët e projektit dhe ndihmon në çështjet që lidhen me komunikimin dhe menaxhimin e zyrës.
Blerina është përkthyese/interprete profesioniste dhe ka një përvojë mbi 15 vjeçare në fushën e përkthimit me organizata ndërkombëtare dhe vendore si dhe projekte të financuara nga donatorët në fushën e sundimit të ligjit. Ajo ka përfunduar studimet në Gjuhë dhe Letërsi Angleze dhe ka magjistruar në Letërsinë Angleze pranë UP-së. Aktualisht është duke ndjekur studimet e ciklit të tretë pranë UEJL në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Blerina ka përfunduar disa trajnime profesionale në fushën e menaxhimit të projekteve, zhvillimit të teknikave të përkthimit, interpretimit në konferenca dhe interpretimit gjyqësor.
Blerinës i pëlqen të lexojë dhe shkruajë, ndërsa koha që kalon me dy bijat e saj dhe anëtarët e tjerë të familjes dhe shoqërinë janë një thesar për të.
Sara Seferi është Menaxhere e Zyrës pranë Projektit EUKOJUST, Bashkimi Evropian/Programi i Sektorit të Drejtësisë për Kosovën. Ajo është përgjegjëse për administrimin e përgjithshëm të aktiviteteve të projektit, përfshirë prokurimin dhe tenderimin në përputhje me rregullat e KiE-së. Ajo është përgjegjëse për koordinimin e rregullt midis stafit vendor të projektit dhe ekspertëve dhe komunikimin e tyre me homologët kosovarë dhe palët e interesuara vendore/ndërkombëtare. Për më tepër, ajo është përgjegjëse për azhurnimin e faqes së internetit të EUKOJUST-it bazuar në informacionet e pranuara nga takimet e stafit.
Sara është juriste dhe ka të përfunduar provimin e jurisprudencës. Ajo ka më shumë se 10 vite përvojë pune me projekte të financuara nga BE-ja, kryesisht në sektorin e drejtësisë. Para kësaj, ajo ka punuar për Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë për më shumë se 10 vite.
Sara njihet si punëtore mjaft e motivuar, aktive brenda ekipit dhe e orientuar drejt rezultateve.
Jashtë punës, Sarës i pëlqen të dëgjojë muzikë, të lexojë dhe të notojë pasi që e konsideron këtë sport si shumë-funksional
Filloreta Hoxha, si Përkthyese/Asistente në Projektin EUKOJUST, ndërmjetëson në komunikimin midis ekspertëve ndërkombëtarë dhe përfituesve e akterëve vendorë, si dhe asiston në menaxhimin e përditshëm të projektit.
Filloreta e flet rrjedhshëm anglishten dhe serbishten dhe e zotëron shumë mirë frëngjishten.
Me më shumë se 20 vite përvojë pune në organizata ndërkombëtare dhe ambiente shumetnike, e institucione vendore po ashtu, rrugëtimin e saj në karrierë ajo e filloi në UNMIK – administrata komunale e më vonë në Departamentin e Drejtësisë së UNMIK-ut, vazhdoi në Projekt të BE-së/Zyra e Kryeministrit dhe më pas në EULEX – Njësia e Gjyqtarëve dhe më vonë në Prokurori Speciale, ku punoi për 10 vite. Para se t’i bashkohej projektit EUKOJUST, ajo ka qenë Koordinatore e Zyrës për Përkthime në Gjykatën Supreme / Dhoma e Posaçme.
Filloreta ka studiuar Gjuhën dhe Letërsinë Angleze dhe më vonë edhe Shtypin dhe Gazetarinë, në Universitetin Katolik të Louvain në Belgjikë. Ajo, po ashtu, ka marrë pjesë ne shumë trajnime e programe të zhvillimit profesional.
Jashtë punës, Fillit i pëlqejnë udhëtimet, fotografia dhe të shkruajë (kur muzat janë rrotull).
Atë që din ta bëjë më së miri, është ta “bezdisë” Blinin (djalin e saj) gjatë gjithë ditës!
Eroll Seferi është Vozitës/Menaxher i Logjistikës në projektin e Bashkimit Evropian/Programi për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë. Ai është përgjegjës që t’i dërgojë pjesëtarët e Projektit në vendet e caktuara për ushtrimin e detyrave zyrtare, për mirëmbajtjen e pajisjeve të zyrës, zbatimin e prokurimit, mbajtjen dhe azhurnimin e inventarit të projektit. Gjithashtu, i ofron mbështetje projektit në përgatitjen e evenimenteve, seminareve, trajnimeve dhe ngjarjeve tjera.
Erolli ka më shumë se 10 vite përvojë pune me projekte të financuara nga BE-ja ku ka pasur pozita të ndryshme. Para kësaj, ka punuar si Asistent Lokal i Projekteve Dypalëshe të IRZ-së me Kosovën ndërsa për 12 vite ka punuar si Përkthyes në KFOR me trupat amerikane.
Në Universitetin e Prishtinës Erolli ka marrë titullin Master i Edukimit Fizik dhe Sportit.
Erolli njihet si person shumë miqësor dhe vet-motivues.
Jashtë punës Erollit i pëlqen muzika, filmat dhe beson se çelësi i lumturisë për njerëzit është të jenë fizikisht aktiv.
Fatlije GJONBALAJ është Përkthyese/Asistente në projektin EUKOJUST. Puna e saj lidhet ngushtë me ekspertët ndërkombëtarë në ofrimin e ekspertizës së saj profesionale gjuhësore dhe të komunikimit dhe ndihmon në projekt me detyra të përditshme administrative dhe financiare.
Me një përvojë të pandërprerë prej gati 20 viteve në administratën publike dhe në organizatat ndërkombëtare, Fatlija ka një ekspertizë të dëshmuar në terminologjinë financiare dhe ligjore me specializim në terminologjinë e së drejtës civile dhe penale. Karrierën e saj profesionale e ka nisur në Ministrinë e Financave, ku ka punuar për pesë vite, për të vazhduar pastaj në Misionin e Sundimit të Ligjit në Kosovë – EULEX, Zyrën Kombëtare të Auditimit dhe në projekte të tjera të financuara nga donatorët në mbështetje të forcimit të sektorit të drejtësisë në Kosovë. Gjatë përvojës së saj ka kontribuar në projekte të mëdha pune dhe angazhime siç janë Korniza Afatmesme e Shpenzimeve, Libri i Buxhetit, koordinimi i përkohshëm i Njësisë së Përkthimit në gjykatën ku ishte e angazhuar nga EULEX-i, Konferenca Ndërkombëtare me rastin e anëtarësimit të plotë të ZKA-së në INTOSAI dhe mbështetje në konferenca tjera ndërkombëtare. Ajo ka kualifikim universitar në Gjuhën Angleze dhe në Përkthim dhe Interpretim Profesional ndërsa ka përfunduar edhe disa trajnime tjera profesionale në prokurim, buxhet dhe menaxhim të projekteve.
Koha cilësore me familjen e saj, udhëtimet dhe momentet e gëzueshme me miqtë e saj më të mirë janë kënaqësia me e madhe e Fatlijes, ndërsa artizanati dhe muzika, që janë të rrënjosura në kulturën e saj, i sjellin qetësim shpirtëror.
Sead Krasniqi është ekspert i TI-së në projektin e Bashkimit Evropian/Programi për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë. Ai është përgjegjës për sistemet e TI-së, rrjetin dhe funksionimin e pajisjeve për projektin.
Seadi ka më shumë se 12 vite përvojë pune në fushën e TI-së. Gjatë këtyre viteve Seadi ka punuar për shumë organizata dhe projekte kombëtare dhe ndërkombëtare. Ai ka qenë pjesë e SMIL (Sistemi për Menaxhimin Informativ të Lëndëve), projekt i BE-së për avancimin e sistemit dhe teknologjisë në gjykata. Për më shumë se gjashtë vite Seadi ka drejtuar departamentin e TI-së në një kompani vendore të sigurimeve. Gjatë këtyre viteve Seadi është certifikuar nga Microsoft për: Microsoft Certified Technology Specialist (MCTS), Microsoft Certified Solution Associate (MCSA), Microsoft certified Professional (MCP) Microsoft Certified Solution Expert (MCSE) etj. si dhe për Cisco CCNA, CompTIA, Symantec, IBM dhe shumë certifikime tjera. Seadi ka studiuar Teknologjinë e Informacionit në Universitetin e Prishtinës.
Lorem ipsum dolor sit amet, consetetur sadipscing elitr, sed diam nonumy eirmod tempor invidunt ut labore et dolore magna aliquyam erat, sed diam voluptua. At vero eos et accusam et justo duo dolores et ea rebum. StetLorem ipsum dolor sit amet, consetetur sadipscing elitr, sed diam nonumy eirmod tempor invidunt ut labore et dolore magna aliquyam erat, sed diam voluptua. At vero eos et accusam et justo duo dolores et ea rebum. Stet