Një mori të arriturash prezantohen në taimin e 13 të Komitetit Drejtues

Mbështetja e mekanizmit koordinues ndërinstitucional, mbështetja për formimin e grupeve punuese për vlerësimin, konceptimin dhe hartimin e nismave ligjore, e mbështetja në forcimin e kapaciteteve të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) dhe Akademisë së Drejtësisë së Kosovës (AD), ishin disa ishin disa nga të arriturat e prezantuara në takimin e 13-të të Komitetit Drejtues të projektit EUKOJUST, të mbajtur më 31 janar në Prishtinë.

Kryesuesi i ri i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Ardian Hajdaraj dhe Udhëheqësi i Ekipit të EUKOJUST z. Volkmar Theobald, bashkëdrejtuan takimin e rregullt ku u paraqitën të arriturat e projektit në periudhën janar-dhjetor 2023. Të pranishëm në takim ishin edhe Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorolli, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës z. Albert Zogaj, Zëvendës Kryeprokurori i Shtetit, z. Agron Qalaj, Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi, Drejtori i Akadamisë së Drejtësisë së Kosovës, Enver Fejzullahu, Shefi i Zyres Ligjore të Zyres së Kryeministrit, Mentor Borovci, Drejtoresha e Projektit EUKOJUST nga IRZ znj. Teresa Thalhammer, si dhe z. Nicola Scaramuzzo nga Zyra e BE-së në Kosovë.

Gjatë prezantimit të përbashkët Theobald dhe ekspertët e EUKOJUST, paraqitën të arriturat e projektit gjatë fazës tre mujore raportuese. Gjatë kësaj periudhe, projekti nënvizoi mbështetjen e mekanizmit koordinues ndërinstitucional dhe akterët e tij (Ministria e Drejtësisë, Akademia e Drejtësisë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prorkurorial i Kosovës) me qëllim të rritjes së kapaciteteve të tyre për koordinim sistematik dhe të qëndrueshëm të të gjithë sistemit të drejtësisë dhe të sundimit të ligjit dhe trajtimit të reformave të nevojshme në sektor në Kosovë sipas Strategjisë së miratuar për Sundimin e Ligjit.

Për më tepër, projekti ka mbështetur grupet punuese të krijuara në bazë të vendimit të Ministrisë së Drejtësisë për formimin e gjashtë (6) grupeve punuese për vlerësimin, konceptimin dhe hartimin e nismave ligjore, iniciativat për nxitjen e mekanizmave të integritetit në sektorin e Sundimit të Ligjit, të parashikuara në Deklaratën e Përbashkët të Zotimit. Kjo deklaratë e quajtur “Deklarata për Reformën në Drejtësi” është firmosur nga të gjithë krerët e institucioneve të drejtësisë në pranverën e vitit 2023.

EUKOJUST-i ka vazhduar të ofrojë mbështetje në forcimin e kapaciteteve të KPK, KGJK dhe AD në menaxhim, administratë, burime njerëzore dhe planifikim të sistemit gjyqësor dhe prokurorial për të siguruar pavarësi, paanshmëri, përgjegjshmëri, profesionalizëm dhe transparencë më të mirë të gjyqësorit.

Gjatë kësaj periudhe raportuese, projekti ka vazhduar kontributin e tij në përmirësimin e qasjes në drejtësi për të gjithë në Kosovë, veçanërisht për gratë, pakicat etnike, të miturit, personat me aftësi të kufizuar, dhe grupet e cenueshme, të margjinalizuara dhe pak të përfaqësuara, duke fuqizuar mekanizmin e ndihmës juridike falas, përmirësimin e qasjes në jurisprudencë dhe legjislacion në gjuhët jo-shumicë, dhe forcimin e profesioneve të lira juridike sipas strategjisë për luftën kundër dhunës në familje dhe strategjisë së sundimit të ligjit dhe sigurimin e zbatimit të saj.

Për më tepër, projekti vazhdoi të sigurojë aktivitete të rëndësishme për ngritjen e kapaciteteve për një sërë akterësh të sundimit të ligjit, duke u fokusuar në dhunën në familje, dhunën me bazë gjinore, të drejtat e njeriut dhe njerëzit e cenueshëm dhe grupet e margjinalizuara.

Në kuadrin legjislativ në terren, gjatë kësaj periudhe EUKOJUST-i ka mbështetur përfituesit e vet në hartimin e katër (4) legjislacioneve parësore, duke përfshirë Projektligjin për Gjykatën Administrative, Projektligjin për Konfliktet Administrative, Projektligjin Omnibus për Harmonizimin e Ligjeve Speciale, dhe Ligjin për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për Çështje që lidhen me Privatizimin, si dhe Koncept Dokumentin për Bashkësitë Civile.  Projekti ka mbështetur përfituesit në hartimin e shtatë (7) akteve nënligjore.

Përkrahja është ofruar me hartimin e pesë (5) raporteve me rekomandime për fusha të ndryshme të sektorit të drejtësisë dhe të nëntë (9) manualeve. Projekti më tej ka mbështetur katërmbëdhjetë (14) dokumente teknike siç janë strategjitë, planet e veprimit, specifikimet teknike dhe Procedurat Standarde të Veprimit.

Lidhur me ngritjen e kapaciteteve, ekspertët përgatitën dhe përditësuan gjashtë (6) programe dhe materiale trajnimi për të mbështetur reformën në drejtësi në përputhje me praktikat më të mira të BE-së. Qëllimi i projektit EUKOJUST është mbështetja e sektorit të drejtësisë në Kosovë dhe përmirësim i cilësisë së drejtësisë për qytetarët e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së. Projekti synon më tej që ta mbështesë Kosovën në reformimin e sistemit të drejtësisë sipas standardeve evropiane dhe ndërkombëtare dhe t’i përgatisë institucionet e saj për procesin e anëtarësimit në BE duke ofruar ekspertizë dhe asistencë teknike të nivelit të lartë për të gjithë sektorin e drejtësisë në Kosovë.

p4

Elina Doee

Founder

Lorem ipsum dolor sit amet, consetetur sadipscing elitr, sed diam nonumy eirmod tempor invidunt ut labore et dolore magna aliquyam erat, sed diam voluptua. At vero eos et accusam et justo duo dolores et ea rebum. StetLorem ipsum dolor sit amet, consetetur sadipscing elitr, sed diam nonumy eirmod tempor invidunt ut labore et dolore magna aliquyam erat, sed diam voluptua. At vero eos et accusam et justo duo dolores et ea rebum. Stet