Kosova e përkushtuar ta forcojë shtyllën kryesore të demokracisë – atë të drejtësisë (video)

Kosova, bashkë me partnerët e saj të EUKOJUST është e përkushtuar që ta forcojë tutje shtyllën kryesore të demokracisë – atë të drejtësisë. Përmes reformave në të gjitha instancat, Përfshirë ato në Këshillin Prokurorial dhe atë Gjyqësor.

“Në Këshill, qasja jonë ishte që përherë të ishim të pranishëm. Pra, të jemi një burim për këshillin, për anëtarët e këshillit, për kryeprokurorët, për prokurorët natyrisht, për anëtarët e administratës, që të jemi aty gjithmonë, në mënyrë që të mund  na bëjnë pyetje çdo herë. Sa herë që kanë pasur nevojë, ne kemi qenë aty,” thotë Cristian Nicoara, Zëvendës Drejtues i Ekipit të EUKOJUST.

“Pa asnjë mëdyshje, mbështetja nga projekti EUKOJUST në këto tri vitet e fundit ishte vërtet shumë e rëndësishme. Sidomos kur e kemi parasysh se çfarë procese e kanë përcjellë Sistemin Prokurorial të Kosovës. Afër nesh dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës gjithnjë kanë qëndruar ekspertë të këtij projekti si pjesë e ekipeve tona,” thotë Jetish Maloku, Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Mbështetja ishte shtrirë në disa komponentë, por më e rëndësishmja ishte ajo për hartimin e Planit Strategjik, dhe ndërtimit të procedurave dhe rregulloreve për ngritjen e kapaciteteve të brendshme.

“Deri tani Plani Strategjik ishte një vetëm një dokument, një copë letër. Ajo që ne donim të arrinim ishte një ndryshim në mentalitetin dhe sjelljen e tyre ndaj planifikimit dhe mendoj se ia dolëm ta bënim këtë,” shton Nicoara.

Mbështetja ishte në shumë fusha, në tërë sistemin prokurorial. Si në: llogaridhënie, komunikim, reformë në administratë dhe në fushën e ngritjes në karrierë për prokurorë dhe staf administrativ.

Komunikimi dhe teknologjia sot, luajnë rol të jashtëzakonshëm në ndërtimin e besimit, që ka qenë sfidë për drejtësinë në Kosovë. Sfidë kjo, e adresuar nga projekti EUKOJUST.

“Nëse do të veçoja diçka nga këto aktivitete atëherë do të ishin rekomandimet e praktikave më të mira ndërkombëtare në ndryshimet ligjore për përgjegjësitë disiplinore për prokurorët; kontributi që kemi ofruar dhe mbështetja esenciale në themelimin e Komitetit të Etikës profesionale për prokurorët; si dhe së fundmi ne kemi bërë koordinimin e angazhimit të shoqërisë civile për hartimin e Strategjisë së Komunikimit të Sistemit Prokurorial për periudhën 2024-2026. Bashkë me përfaqësues të Sistemit Prokurorial e kemi hartuar këtë Strategji dhe i kemi adresuar të gjitha shqetësimet e shoqërisë civile,” thotë Nita Bejta, Këshilltare ligjore e EUKOJUST. “Dhe jo vetëm kaq. Por, ekspertët e projektit kanë dhënë shumë edhe në kornizën rregullative TIK – SMIL, jo vetëm për Këshillin Prokurorial të Kosovës por edhe nëpër të gjitha Prokuroritë e vendit,” përfundon Maloku.

p4

Elina Doee

Founder

Lorem ipsum dolor sit amet, consetetur sadipscing elitr, sed diam nonumy eirmod tempor invidunt ut labore et dolore magna aliquyam erat, sed diam voluptua. At vero eos et accusam et justo duo dolores et ea rebum. StetLorem ipsum dolor sit amet, consetetur sadipscing elitr, sed diam nonumy eirmod tempor invidunt ut labore et dolore magna aliquyam erat, sed diam voluptua. At vero eos et accusam et justo duo dolores et ea rebum. Stet