EUKOJUST mbështet forcimin e departamenteve të Ministrisë së Drejtësisë

Punëtoria “Forcimi i Departamenteve të MD-së”, organizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë të enjten, me datë 18 prill 2024, u fokusua në rritjen e kapaciteteve të departamenteve të ndryshme brenda Ministrisë së Drejtësisë.

Punëtoria filloi me prezantimin e katër manualeve të zhvilluara posaçërisht për departamente të ndryshme brenda Ministrisë së Drejtësisë. Këto manuale ofrojnë udhëzime dhe burime për të përmirësuar funksionimin dhe efikasitetin e secilit departament, përkatësisht për Departamentin Ligjor, Departamentin për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, Departamentin për Mbikëqyrjen e Profesioneve të Lira Juridike dhe Departamentin për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar.

Në pjesën e dytë, punëtoria u fokusua në praktikën e koordinimit të donatorëve. Punëtoria kishte për qëllim të shfaqte përfitimet e krijimit të një platforme për bashkëpunim dhe përpjekje të përbashkëta, duke çuar përfundimisht në një qasje më efikase, me ndikim dhe të unifikuar për të mbështetur një sistem drejtësie më të fortë dhe më efektive.

Gjatë punëtorisë u prezantuan përvoja dhe praktikat më të mira lituaneze dhe kroate në procesin e koordinimit të donatorëve dhe integrimit në BE.

Punëtoria përfundoi me njohuritë të përvojës nga procesi i anëtarësimit në Mal të Zi dhe Kroaci, duke dhënë shembuj konkret dhe mësime të nxjerra. Kjo ofroi perspektiva të vlefshme për sfidat dhe mundësitë që lidhen me përafrimin me standardet dhe kërkesat e BE-së, veçanërisht në kontekstin e reformave të sistemit të drejtësisë.

p4

Elina Doee

Founder

Lorem ipsum dolor sit amet, consetetur sadipscing elitr, sed diam nonumy eirmod tempor invidunt ut labore et dolore magna aliquyam erat, sed diam voluptua. At vero eos et accusam et justo duo dolores et ea rebum. StetLorem ipsum dolor sit amet, consetetur sadipscing elitr, sed diam nonumy eirmod tempor invidunt ut labore et dolore magna aliquyam erat, sed diam voluptua. At vero eos et accusam et justo duo dolores et ea rebum. Stet