Të arritura konkrete prezantohen në takimin e 12 të Këshillit Drejtues

Përmirësimi i qasjes në drejtësi për të gjithë në Kosovë, forcimi i kapaciteteve të institucioneve përfituese si dhe përmirësimet në kuadrin legjislativ, ishin disa nga të arriturat tre-mujore të prezantuara në takimin e 12-të të Komitetit Drejtues të projektit EUKOJUST, të mbajtur më 30 tetor në Prishtinë.

Zëvendës/ministri i Drejtësisë, Vigan Qorolli dhe Udhëheqësi i Ekipit të EUKOJUST z. Volkmar Theobald, bashkëdrejtuan takimin e rregullt ku u paraqitën të arriturat e projektit në këtë fazë dhe objektivat për tre mujorin e ardhshëm.

Të pranishëm në takim ishin edhe: Ministrja e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës z. Albert Zogaj, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, z. Enver Maloku, Zëvendës Kryeprokurori i Shtetit, z. Agron Qalaj, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, Ambasadorja e Kroacisë, Danijela Barishiq, Drejtoresha e Projektit EUKOJUST nga IRZ znj. Teresa Thalhammer, si dhe z. Nicola Scaramuzzo nga Zyra e BE-së në Kosovë.

Gjatë prezantimit të përbashkët z. Volkmar Theobald dhe ekspertët e EUKOJUST, paraqitën të arriturat e projektit gjatë fazës tre mujore raportuese. Gjatë kësaj periudhe, projekti ka shënuar progres në mbështetjen e mekanizmit koordinues ndërinstitucional dhe akterët e tij (Ministria e Ddrejtëisë, Akademia e Drejtësisë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës) me qëllim të rritjes së kapaciteteve të tyre për koordinim sistematik dhe të qëndrueshëm të të gjithë sistemit të drejtësisë dhe të sundimit të ligjit.

Projekti ka ofruar mbështetje sistematike për grupet punuese të krijuara në bazë të vendimit të Ministrisë së Drejtësisë për formimin e gjashtë (6) grupeve punuese për vlerësimin, konceptimin dhe hartimin e nismave ligjore të parashikuara në deklaratën e përbashkët të angazhimit. Kjo deklaratë e quajtur “Deklarata për Reformën në Drejtësi” është firmosur nga të gjithë drejtuesit e institucioneve të drejtësisë. Projekti ofroi mbështetje për të konsoliduar gjetjet e të gjitha grupeve të punës në një raport përfundimtar.

Projekti ka vazhduar kontributin e tij në përmirësimin e qasjes në drejtësi për të gjithë në Kosovë, veçanërisht për gratë, pakicat etnike, të miturit, personat me aftësi të kufizuara, grupet e cenueshme, të margjinalizuara dhe pak të përfaqësuara, duke fuqizuar mekanizmin e ndihmës juridike falas, përmirësimin e qasjes në jurisprudencë dhe legjislacion në gjuhët jo-shumicë, dhe forcimin e profesioneve të lira juridike sipas strategjisë për luftën kundër dhunës në familje dhe strategjisë së sundimit të ligjit dhe sigurimin e zbatimit të saj.

Për sa i përket forcimit të kapaciteteve të përfituesve në këtë periudhë, ka pasur një reagim, pjesëmarrje dhe angazhim të lartë të përfaqësuesve nga institucionet dhe përfituesit në të gjitha programet e ngritjes së kapaciteteve, trajnime, sesione pune apo ngjarje të tjera. që u mbështetën nga projekti EUKOJUST, gjë që tregoi interesin e tyre të lartë për pjesëmarrje aktive në procesin e reformës sektoriale dhe për përballimin e përgjegjësive dhe përshtatjeve të reja që vijnë me të.

Në kuadrin legjislativ, gjatë kësaj periudhe EUKOJUST ka mbështetur përfituesit e vet në hartimin e tre (3) legjislacioneve parësore, duke përfshirë Kodin e Procedurës Civile, Projektligjin për Gjykatën Administrative dhe Projektligjin Omnibus për Harmonizimin e Ligjeve Speciale. Për më tepër, projekti ka mbështetur përfituesit edhe  në hartimin e pesëmbëdhjetë (15) akteve nënligjore.

Përkrahja është ofruar edhe me hartimin e tetë (8) raporteve me rekomandime për fusha të ndryshme të sektorit të drejtësisë dhe pesë (5) manualeve. Projekti më tej ka mbështetur dhjetë (10) dokumente teknike siç janë planet e veprimit, specifikime teknike, PSV-të dhe pyetësorë.

Lidhur me ngritjen e kapaciteteve, ekspertët përgatitën dhe përditësuan dymbëdhjetë (12) programe dhe materiale trajnimi për të mbështetur reformën në drejtësi në përputhje me praktikat më të mira të BE-së, si dhe kryen dy (2) Vlerësime të Nevojave për Trajnim. Dëshmitë e të dhënave nga organizimet për ndërtim të kapaciteteve u mblodhën sistematikisht nga projekti dhe u klasifikuan sipas gjinisë.

Qëllimi i projektit EUKOJUST është mbështetja e sektorit të drejtësisë në Kosovë dhe përmirësimi i cilësisë së drejtësisë për qytetarët e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së. Projekti synon më tej që ta mbështesë Kosovën në reformimin e sistemit të drejtësisë sipas standardeve evropiane dhe ndërkombëtare dhe t’i përgatisë institucionet e saj për procesin e anëtarësimit në BE duke ofruar ekspertizë dhe asistencë teknike të nivelit të lartë për të gjithë sektorin e drejtësisë në Kosovë.

Projekti zbatohet nga konsorciumi IRZ, CILC dhe Ministria e Drejtësisë dhe Administratës Publike e Kroacisë, ndërsa grupi i ekspertëve të përfshirë në zbatimin e aktiviteteve kanë një përvojë të gjatë të bashkëpunimit me institucionet e Kosovës në baza bilaterale në kuadër të projekteve të financuara nga BE-ja. Projekti bazohet më tej në përvojat e mëparshme dhe mësimet e nxjerra nga asistenca e BE-së në Kosovë. 

Pas diskutimeve, anëtarët me të drejtë vote të Komitetit Drejtues caktuan fundin e janarit si datë për takimin e radhës të Komitetit Drejtues dhe ranë dakord për kryesimin e tij, ndërsa EUKOJUST prezantoi planin e punës për tremujorin e ardhshëm.

p4

Elina Doee

Founder

Lorem ipsum dolor sit amet, consetetur sadipscing elitr, sed diam nonumy eirmod tempor invidunt ut labore et dolore magna aliquyam erat, sed diam voluptua. At vero eos et accusam et justo duo dolores et ea rebum. StetLorem ipsum dolor sit amet, consetetur sadipscing elitr, sed diam nonumy eirmod tempor invidunt ut labore et dolore magna aliquyam erat, sed diam voluptua. At vero eos et accusam et justo duo dolores et ea rebum. Stet