Zbatimi i dënimeve alternative kundrejt dënimeve me burgim

Përdorimi i dënimeve alternative në krahasim me dënimet me burgim ishte tema kryesore e tryezës së rrumbullakët të organizuar nga Programi i BE-së për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë (EUKOJUST) në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Ngjarja e mbajtur të martën më 17 tetor 2023, në Prishtinë, mblodhi të gjithë akterët (gjyqtarët, prokurorët, shërbimi korrektues dhe sprovues) brenda Sektorit të Drejtësisë , ku u diskutua vendosja e dënimeve alternative dhe shqyrtimie i mundësisë së forcimit të tyre. Pjesëmarrësit përshëndetën zgjedhjen e temës së Tryezës së Rrumbullakët dhe theksuan rëndësinë që kjo temë ka për shoqërinë kosovare.

Në Kosovë dënimet alternative kanë zënë rrënjë në kuadër të reformës penale, por kryesisht për të miturit. Prandaj, është e nevojshme të promovohet më tej aplikimi i dënimeve alternative. Pasojat negative të dënimit institucional dhe burgosjes janë veçanërisht të dukshme gjatë vuajtjes së dënimeve të shkurtra me burgim dhe për këtë arsye vendosja e dënimeve alternative është posaqërisht e rëndësishme për këto raste.

Qëllimi i kësaj Tryeze të Rrumbullakët ishte forcimi i bashkëpunimit në mes të prokurorisë, gjyqësorit, Panelit për Lirim me Kusht, shërbimeve korrektuese dhe sprovuese. Diskutimi i hapur dhe dinamik e vërtetoi se ka nevoje të madhe për vendosjen e një dialogu të rregullt ndërmjet këtyre akterëve me qëllim të përmirësimit të sistemit të politikave penale, e veçanërisht politikës së shqiptimit të dënimeve alternative në Kosovë. Konkluzioni i kësaj Tryeze të Rrumbullakët ishte se duhet të ketë më shumë diskutime të tilla, ku të gjithë akterët e përfshirë në vendosjen e dënimeve alternative të mund të ndajnë përvojat e tyre. Duhet një bashkëpunim më i fortë ndërmjet institucioneve dhe profesionistëve të sektorit të drejtësisë në mënyrë që dënimeve alternative të përdoren më shpesh, kur kjo është e përshtatshme.

p4

Elina Doee

Founder

Lorem ipsum dolor sit amet, consetetur sadipscing elitr, sed diam nonumy eirmod tempor invidunt ut labore et dolore magna aliquyam erat, sed diam voluptua. At vero eos et accusam et justo duo dolores et ea rebum. StetLorem ipsum dolor sit amet, consetetur sadipscing elitr, sed diam nonumy eirmod tempor invidunt ut labore et dolore magna aliquyam erat, sed diam voluptua. At vero eos et accusam et justo duo dolores et ea rebum. Stet