EUKOJUST mbajti takimin e dhjetë të Komitetit Drejtues

Në takimin e dhjetë të Komitetit Drejtues të Programit të Sektorit të Drejtësisë në Kosovë, financuar nga Bashkimi Evropian, u diskutuan të arriturat për periudhën janar-prill 2023. Takimi,  i mbajtur më 26 prill në Prishtinë, u bashkëkryesua nga Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës z. Albert Zogaj dhe z. Volkmar Theobald, Udhëheqës i Ekipit të EUKOJUST.

Të pranishëm në takim ishin edhe: Zëvendësministri i Drejtësisë z. Blerim Sallahu, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, z. Jetish Maloku, U.d i Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, Drejtori i Zyrës Ligjore të Zyrës së Kryeministrit z. Mentori. Borovci, Drejtoresha e Projektit EUKOJUST nga IRZ znj. Teresa Thalhammer, si dhe z. Nicola Scaramuzzo nga Zyra e BE-së në Kosovë.

Gjatë prezantimit, u theksua se në përgjithësi, EUKOJUST ka arritur progres në mbështetjen e mekanizmit koordinues ndërinstitucional në mes të institucioneve përfituese, Ministria e Drejtësisë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Akademia e Drejtësisë së Kosovës, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të tyre për koordinim sistematik në përgjithësi në fushën të sundimit të ligjit dhe në sistemin e drejtësisë.

Gjithashtu, projekti ofroi mbështetje në forcimin e kapaciteteve për koordinim dhe komunikim më të mirë ndërmjet institucioneve dhe përfaqësuesve të tyre, si një pjesë thelbësore e mirëfunksionimit të sistemit të përgjithshëm të drejtësisë.

Ndryshimi në shkallë të gjerë i rendit juridik në Kosovë drejt përafrimit të tij me Acquis-në e BE-së, është mbështetur më tej. Paralelisht, projekti po mbështet edhe procesin e pastrimit ligjor dhe konsolidimit ligjor për të krijuar një rend juridik koherent dhe lehtësisht të zbatueshëm.

Projekti ka kontribuar në përmirësimin e qasjes në drejtësi për të gjithë në Kosovë, veçanërisht për gratë, pakicat etnike, të miturit, personat me aftësi të kufizuara, grupet e cenueshme, të margjinalizuara dhe të nënpërfaqësuara, duke forcuar mekanizmin e ndihmës juridike falas, duke përmirësuar qasjen në jurisprudencë dhe legjislacion, në gjuhët e komuniteteve joshumicë, dhe forcimi i profesioneve të lira juridike sipas strategjisë për luftën kundër dhunës në familje dhe strategjisë së sundimit të ligjit,  dhe të sigurohet zbatimi i saj.

Gjatë kësaj periudhe, EUKOJUST ka mbështetur institucionet përfituese me tetëmbëdhjetë (18) raporte vlerësimi dhe hulumtimi, ka hartuar katër (4) koncept dokumente; ka ofruar mbështetje në hartimin e pesë (5) akteve nënligjore dhe ka mbështetur shtatë (7) strategji dhe plane veprimi; ka hartuar shtatë (7) manuale dhe PSV. Lidhur me ngritjen e kapaciteteve, tetë (8) programe trajnimi dhe materiale për të mbështetur reformën në drejtësi në përputhje me praktikat më të mira të BE-së u hartuan nga ekspertët dhe ka filluar zbatimi i tyre. Në fund, ekspertët kanë ofruar një memorandum bashkëpunimi në mes të SHKK-së dhe Qendrës për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime. Gjatë këtyre tre muajve, projekti organizoi 20 evente duke përfshirë një vizitë studimore për përkthyes dhe interpretë në shërbimet e përkthimit të Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian në Bruksel.

Të dhëna nga eventet e ndërtimit të kapaciteteve janë mbledhur sistematikisht nga projekti dhe janë ndarë sipas gjinisë. Projekti ka bashkëpunuar më tej me asistencën paralele dhe të gjithë donatorët e sektorit në Kosovë, për të krijuar sinergji të mirë dhe për të koordinuar aktivitetet e tyre, në mënyrë që të shmanget çdo dyfishim i mundshëm.

Pas diskutimit, anëtarët me të drejtë vote të Komitetit Drejtues caktuan fundin e korrikut si datë për takimin e radhës të Komitetit Drejtues dhe ranë dakord për kryesimin e tij, ndërsa EUKOJUST prezantoi planin e punës për tremujorin e ardhshëm.

p4

Elina Doee

Founder

Lorem ipsum dolor sit amet, consetetur sadipscing elitr, sed diam nonumy eirmod tempor invidunt ut labore et dolore magna aliquyam erat, sed diam voluptua. At vero eos et accusam et justo duo dolores et ea rebum. StetLorem ipsum dolor sit amet, consetetur sadipscing elitr, sed diam nonumy eirmod tempor invidunt ut labore et dolore magna aliquyam erat, sed diam voluptua. At vero eos et accusam et justo duo dolores et ea rebum. Stet