Trajnim mbi Qasjen e Përqendruar te Viktima
Të martën, më 21 shkurt 2023, u organizua një trajnimi mbi qasjen e përqendruar te viktima nga Ekspertja e EUKOJUST për Qasjen në Drejtësi, Alina Matache, si pjesë e aktiviteteve që kanë të bëjnë me forcimin e qasjes në drejtësi për personat e cenueshëm dhe grupet e margjinalizuara.
Sandra Buzlieva, Eksperte e EUKOJUST për Forcimin e Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave (ZMNV), u ofroi pjesëmarrësve njohuritë e nevojshme për standardet themelore ndërkombëtare lidhur me të drejtat e viktimës dhe qasjen e përqendruar te viktima. Qasja e përqendruar te viktima i jep përparësi të drejtave dhe dinjitetit të viktimave. Ajo fokusohet në luftimin e mosndëshkueshmërisë, ndërtimin e një rrjeti mbështetës shumëpalësh dhe riorientimin e qasjes në komunikim strategjik drejt transparencës. EUKOJUST vazhdon t’i mbështesë institucionet kosovare në ofrimin e qasjes së duhur në drejtësi për viktimat.