Trajnimi për zhvillimin e kapaciteteve të stafit të Akademisë së Drejtësisë së Kosovës (AD) për çështjet gjinore dhe kodin e mirësjelljes bazuar në standardet e kornizës ligjore ndërkombëtare dhe kombëtare të aplikueshme për nëpunësit civilë – ishte fokusi i trajnimit njëditor në Prishtinë. 22 anëtarë të stafit të AD-së morën pjesë në trajnimin e zhvilluar nga ekspertja afatgjatë e EUKOJUST-it, Bardhë Krasniqi.
Qëllimi i trajnimit me temën “Ndjeshmëria gjinore dhe kodi i sjelljes në vendin e punës” ishte i dyfishtë. Nga njëra anë, synonte të zhvillonte aftësitë për të kuptuar çështjet gjinore, veçanërisht aftësinë për të kuptuar perceptime të ndryshme për gratë dhe burrat dhe se si interesat që dalin nga aspektet e tyre të ndryshme sociale dhe rolet gjinore kontribuojnë në aftësinë për të qenë të ndjeshëm në aspektin gjinor në një vend të punës. Nga ana tjetër, trajnimi kishte synim të zhvillonte kapacitetet për të respektuar parimet e kodit të sjelljes dhe standardet e etikës gjithëpërfshirëse që luan një rol të rëndësishëm në adresimin e sjelljes etike në vendin e punës dhe komunikimin e pritshmërive të sjelljes, vlerave të saj thelbësore, misionit, për të krijuar një kulturë të shëndetshme të punës, ku punonjësit ndihen “të trajtuar në mënyrë të barabartë dhe ku punojnë së bashku”.
Pjesëmarrësit e vlerësuan pozitivisht trajnimin nga i cili përfituan si nga pikëpamja profesionale ashtu edhe nga përvoja e mirë e trajnueses.
Trajnimi u organizua në kuadër të objektivës specifike të projektit EUKOJUST për të forcuar qasjen në drejtësi për të gjithë qytetarët e Kosovës.