Ekspertja e Projektit EUKOJUST për Qasjen në Drejtësi, Alina Matache, organizoi një trajnim intensiv dy ditorë për qasjen në drejtësi për grupet e cenueshme, ku u përfshinë rreth 35 gjyqtarë, prokurorë dhe bashkëpunëtorë profesional në çështjet penale dhe civile.
Planprogrami i ofruar gjatë trajnimit është hartuar për të ofruar udhëzime për profesionistët e drejtësisë se si të përmirësojnë qasjen në drejtësi për romët, ashkalinjtë dhe egjiptianët, personat me aftësi të kufizuara dhe komunitetin LGBTI, si dhe për të ofruar një mjet për institucionet përgjegjës kombëtare për trajnimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe avokatëve në zbatimin e trajnimit fillestare dhe të vazhdueshëm. Ky udhëzues bazohet në standardet ekzistuese ndërkombëtare, rajonale dhe kombëtare.
Trajnimi u organizua në bashkëpunim të ngushtë me Akademinë e Drejtësisë së Kosovës për të siguruar konsistencë me modulet e trajnimit dhe duke përfshirë dy trajnerë na radhët e gjyqtarëve.
Ekspertet e përfshira në hartimin dhe realizimin e trajnimit ishin Edona Ahmetaj, Ina Xhepa, Fjolla Hoxha dhe Marije Vuksani.