Si pjesë e aktiviteteve për fuqizimin e qasjes në drejtësi për grupet e cenueshme, të mërkurën me 31 gusht 2022, është mbajtur një tryezë mbi normat dhe standardet e mbështetjes së viktimave nga shtetet anëtarë të BE-së, nën organizmin e EUKOJUST dhe ekspertes për qasje në drejtësi Alina Matache së bashku me 11 mbrojtës të viktimave.
Në këtë tryezë u prezantua një analizë krahasuese e mbështetjes së viktimave nga shtetet anëtarë të BE-së nga ekspertja e EUKOJUST-it Sandra Buzlieva për forcimin e Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave (ZMNV).
Analiza është fokusuar në standardet minimale mbi për të drejtat, mbështetjen dhe mbrojtjen e viktimave të krimit dhe mbështetjen dhe ndihmën juridike në dispozicion nga shteti dhe organizatat joqeveritare (OJQ). Janë dhënë shembuj nga disa vende anëtare të BE-së si Suedia, Finlanda, Franca, Italia, Kroacia dhe Sllovakia.
Kjo ngjarje u ndoq gjithashtu edhe nga organizata Victims Support Europe (VSE), një rrjet ombrellë prej 40 organizatave që u ofrojnë ndihmë më shumë se dy milion njerëzve të prekur nga krimi çdo vit në 26 shtete të Evropës.
Zëvendës drejtoresha Aleksandra Ivankovic prezantoi aktivitetet e VSE dhe rastet më të mira të studimit në përcaktimin e kornizën nacionale për shërbimet rreth mbështetjes së viktimave.
Mbrojtësit e viktimave ndanë shqetësimet e tyre lidhur me ofrimin e shërbimeve për viktimat në Kosovë dhe diskutuan lidhur me mënyrën e përmirësimit dhe fuqizimit të sistemit kombëtar në ofrimin e shërbimeve të përmirësuara dhe të përshtatura në bazë të nevojave të viktimave dhe në pajtim me standardet e BE-së.