Projekti EUKOJUST mban takimin e tij të shtatë të Komitetit Drejtues

Të mërkurën, më 27 korrik 2022, në Prishtinë u mbajt takimi i shtatë i Komitetit Drejtues të Programit të Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë – EUKOJUST.

Takimin e kryesoi Drejtori i Zyrës Ligjore të Zyrës së Kryeministrit z. Mentori Borovci në të cilin morën pjesë edhe Ministrja e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës z. Albert Zogaj, z. Jetish Maloku – Kryesues i Këshillit Prokurorial, Kryetari i Gjykatës Supreme z. Enver Peci, ushtruesi i Kryeprokurorit të Shtetit z. Besim Kelmendi, Drejtor i Akademisë së Drejtësisë së Kosovës, z. Enver Fejzullahu, Drejtorja e Projektit EUKOJUST nga IRZ znj. Teresa Thalhammer si dhe z. Nicola Scaramuzzo nga Zyra e BE-së në Kosovë.

Përfaqësuesit e institucioneve kryesore të drejtësisë në Kosovë diskutuan në këtë takim për aktivitetet dhe arritjet e Projektit të cilat u prezantuan përmes raportit tremujor që përfshin periudhën prill-qershor 2022 si dhe paraqitën qëndrimet e tyre për veprimet në vazhdim. Pas diskutimit, anëtarët e Komitetit Drejtues me të drejtë vote u dakorduan për datën e takimit të radhës të Komitetit Drejtues dhe për kryesimin e tij. 

p4

Elina Doee

Founder

Lorem ipsum dolor sit amet, consetetur sadipscing elitr, sed diam nonumy eirmod tempor invidunt ut labore et dolore magna aliquyam erat, sed diam voluptua. At vero eos et accusam et justo duo dolores et ea rebum. StetLorem ipsum dolor sit amet, consetetur sadipscing elitr, sed diam nonumy eirmod tempor invidunt ut labore et dolore magna aliquyam erat, sed diam voluptua. At vero eos et accusam et justo duo dolores et ea rebum. Stet