Më 26.07.2022 me mbështetjen e Programit EUKOJUST u organizua Punëtoria kordinuese për hapat e radhës lidhur me reformimin e drejtësisë administrative.
Zëvëndësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, dhe përfaqësuesi i Zyrës së BE-së në Kosovë z.Nicola Scaramuzzo ju drejtuan pjesmarrësve.
Në një diskutim të hapur pjesëmarrësit diskutuan në përgjithësi për reformimin e kornizёs ligjore dhe institucionale pёr drejtёsinё administrative dhe kordinimin e kësaj iniciative me iniciativat aktualisht në vijim të fushave të ndërlidhura. Takimi i sotëm është vazhdimësi e përpjekjeve të koordinuara në kuadër të Letrës së Zotimit të cilën Gjykata Supreme, Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli Gjyqësor e kanë nënshkruar për kryerjen e përbashkët të reformave në tri fushat kryesore: Draft Kodi i Procedurës Civile, reformimi i drejtësisë administrative dhe ristrukturimi i Dhomës së Posaçme për Çështje të Privatizimit të Gjykatës Supreme.