Punëtori për hartimin e Manualit për përkthyes/interpretë në gjykata

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), i mbështetur nga Programi i Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë  EUKOJUST, po harton një Manual për përkthyes dhe interpretë në gjykata.

Të mërkurën, më 29 qershor 2022, në Prizren u organizua një punëtori për këtë Manual me Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Zyrën e Përkthimit të KGJK-së, Komisionin Normativ dhe përkthyes dhe interpretë nga gjykatat. Punëtoria u moderua nga Ekspertja e EUKOJUST-it për Qasje në Drejtësi, Alina Matache, dhe u mbështet nga Ekspertja e EUKOJUST-it për Menaxhimin e shërbimeve të përkthimit në gjykata dhe prokurori, Filloreta Hoxha.

Punëtoria është vazhdimësi e 25 Rekomandimeve të EUKOJUST-it për përballimin e lëndëve të grumbulluara për përkthim në gjykatat e Kosovës dhe për përmirësimin e menaxhimit të shërbimeve të përkthimit në gjyqësor.

Manuali përcakton standardet dhe normat për përkthyesit dhe interpretët në sektorin gjyqësor, duke filluar nga përcaktimi i numrit të faqeve që duhet përkthyer në ditë, numri i orëve që një interpret duhet të kalojë në një seancë dhe përdorimi efikas i burimeve njerëzore. Përmirësimi i cilësisë së përkthimeve, duke përfshirë gjuhën zyrtare jo-shumicë është një nga aktivitetet kryesore të Objektivës 4 të projektit EUKOJUST kushtuar Qasjes në Drejtësi. Interpretimi dhe përkthimi ligjor në një kontekst dygjuhësh janë të një rëndësie themelore për të ndihmuar në mbrojtjen e të drejtave të personave që nuk e flasin ose nuk e kuptojnë gjuhën e procedurës dhe janë gjithashtu thelbësore për të mbrojtur drejtësinë e procedurës gjyqësore.

p4

Elina Doee

Founder

Lorem ipsum dolor sit amet, consetetur sadipscing elitr, sed diam nonumy eirmod tempor invidunt ut labore et dolore magna aliquyam erat, sed diam voluptua. At vero eos et accusam et justo duo dolores et ea rebum. StetLorem ipsum dolor sit amet, consetetur sadipscing elitr, sed diam nonumy eirmod tempor invidunt ut labore et dolore magna aliquyam erat, sed diam voluptua. At vero eos et accusam et justo duo dolores et ea rebum. Stet