Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) po ecën në hap me mjetet moderne në menaxhimin e lëndëve duke e zbatuar Sistemin për Menaxhimin Informativ të Lëndëve (SMIL) në sistemin prokurorial të Kosovës. Projekti EUKOJUST po e mbështet këtë përpjekje si pjesë e aktivitetit për përmirësimin e cilësisë së shërbimit prokurorial. Eksperti afatgjatë i EUKOJUST-it, Arben Isufi, po ofron mbështetje të konsiderueshme në hartimin e Rregullores për SMIL-in dhe tani së bashku me Ekspertin tjetër afatgjatë të EUKOJUST-it, Cristian Nicoara, po e mbështesin KPK-në në zbatimin e rregullores së sapo miratuar për SMIL-in. Për këtë qëllim, të gjithë administratorët, trajnuesit e SMIL-it dhe stafi i TI-së së KPK-së janë mblodhën në një punëtori të organizuar nga EUKOJUST në Pejë ku u ngritën të gjitha pyetjet dhe sfidat dhe u identifikuan mënyrat më të mira për të vazhduar më tej.
Punëtoria ishte e dyfishtë: për të siguruar që faktorët kritikë nëpër prokurori janë të vetëdijshëm për përmbajtjen funksionale të sistemit SMIL dhe zbatimin e tij nga njëra anë, dhe, në anën tjetër, proceset menaxheriale të nevojshme për të siguruar që zbatimi i SMIL-it në vendet e tyre të punës të inkorporohet nga stafi i prokurorisë si pjesë e modeleve standarde të punës.
Në këtë mënyrë, ekspertët afatgjatë të EUKOJUST-it po i ofrojnë KPK-së mbështetje të vazhdueshme për forcimin e aftësive të administratës në nivel qendror dhe lokal që ta përdorin sistemin SMIL në punën e tyre të përditshme. Duke qenë një mjet relativisht i ri dhe me pak ndikim sistemik deri më tani, SMIL-i do të ndërhyjë në masë të madhe në modelet e krijuara të punës në prokurori.