Mbështetja e projektit EUKOJUST për Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK) në avancimin e kornizës rregullative ka vazhduar më 28 e 29 prill përmes një punëtorie të mbajtur në Pejë. Në kuadër të kësaj Punëtorie, Këshilli Gjyqësor, kryetarët e gjykatave, gjyqtarët, ekspertët ligjor të Këshillit po punojnë në grupe punuese për draftimin/finalizmin e gjashtë akteve të ndryshme. Këtu përfshihen:
– Katalogu i përshkrimeve të vendeve të punës në gjykata, sekretari dhe njësinë e inspektimit gjyqësor.
– Rregullorja për funksionimin e SKGJK-së dhe NJIG-së.
– Projekt rregullore për statusin, të drejtat, detyrimet, vlerësimin e performancës, procedurën disiplinore dhe ndërprerjen e marrëdhënies së punës të bashkëpunëtorëve profesional.
– Projekt rregullore për pasuritë jo-financiare.
– Projekt rregullore për ndryshimin e rregullores për transferimin e gjyqtarëve.
– Diskutim për cilësinë e të dhënave, dosjen elektronike të gjyqtarëve si dhe adresimin e çështjeve që lidhen me Evidencën Penale, dhe mbi problemet tjera në kuadër të funksionimit të gjyqësorit.
Ekspertët e Programit EUKOJUST, Alban Krasniqi dhe Arben Isufi po e mbështesin këtë aktivitet në nivel të ekspertizës në fushat përkatëse.