Filloi Harmonizimi i Ligjeve Speciale me Ligjin për Kundërvajtje

Temë kryesore e punëtorisë së organizuar nga Zyra Ligjore e Zyrës së Kryeministrit (ZL-ZKM) dhe EUKOJUST të premten, më 15 prill 2022, në Prishtinë, ishte harmonizimi i ligjeve speciale me Ligjin për Kundërvajtje. Në këtë punëtori morën pjesë përfaqësues nga ministritë e linjës, kuvendi, gjyqësori dhe avokatë, të cilët prezantuan pikëpamjet e tyre për këtë çështje të rëndësishme.

ZL-ZKM ka bërë së fundmi një pilotim në lidhje me harmonizimin e ligjeve të veçanta që janë në përgjegjësinë administrative të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, i cili u prezantua sot.

Rezultatet e këtij pilotimi kanë treguar rëndësinë më të madhe të procesit në lidhje me parimet themelore të ligjshmërisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut, duke siguruar që kundërvajtjet dhe sanksionet e shoqëruara me to të parashikohen vetëm me ligje dhe jo me akte nënligjore, si dhe me parimin e sigurisë juridike, duke u mundësuar qytetarëve dhe subjekteve të tjera që të planifikojnë dhe përshtatin veprimet e tyre sipas ligjeve që janë të qëndrueshme, të arritshme, të parashikueshme dhe konsistente. Për më tepër, pilotimi ka demonstruar rëndësinë e harmonizimit të Ligjit për Kundërvajtje me Acquis-in e BE-së, veçanërisht gjashtë direktivat për të drejtat procedurale që ZKM-ja ka planifikuar tashmë me EUKOJUST-in për t’i përdorur si pilot në lidhje me qasjen tematike para shqyrtimit.

Mbetet një numër i madh ligjesh brenda ministrive të tjera që janë në kundërshtim të plotë me parimet e mishëruara në instrumentet e përmendura më sipër. Për shkak të kësaj, ZL-ZKM-së dhe EUKOJUST-i po planifikojnë të vazhdojnë këtë reformë themelore ligjore që e çon respektimin e sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut një hap përpara, tha udhëheqësi i ekipit të EUKOJUST, Volkmar Theobald.

“Ne konsiderojmë se është e nevojshme të identifikohen këto ligje specifike që duhet të ndryshohen për të siguruar harmonizimin e kërkuar ligjor. Një proces i tillë harmonizimi duhet të bëhet në koordinim me ministritë e linjës”, tha Theobald.

Me këtë punëtori EUKOJUST kishte për synim të diskutonte me të gjitha palët e interesit lidhur me modalitetet e veprimit për fazën e ardhshme të procesit të harmonizimit ligjor. Harmonizimi i ligjeve të veçanta me ligjin për kundërvajtje do të përbëjë një reformë të rëndësishme ligjore.

p4

Elina Doee

Founder

Lorem ipsum dolor sit amet, consetetur sadipscing elitr, sed diam nonumy eirmod tempor invidunt ut labore et dolore magna aliquyam erat, sed diam voluptua. At vero eos et accusam et justo duo dolores et ea rebum. StetLorem ipsum dolor sit amet, consetetur sadipscing elitr, sed diam nonumy eirmod tempor invidunt ut labore et dolore magna aliquyam erat, sed diam voluptua. At vero eos et accusam et justo duo dolores et ea rebum. Stet