Zyrtarë të sistemit prokurorial, të mbështetur nga projekti i BE-së për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë, EUKOJUST, zhvilluan një punëtori dy-ditore për të finalizuar draftimin e Planit Strategjik 2022-2024. Punëtoria shënon fazën e fundit e të procesit të hartimit të planit strategjik para miratimit të tij nga ana e Këshillit. Projekti EUKOJUST e ka mbështetur Këshillin Prokurorial të Kosovës gjatë gjithë procesit me ekspertizë dhe këshilla.
Gjatë diskutimeve të draftit të Planit Strategjik dhe Planit të Veprimit, një theks i veçantë është vënë në planifikimin e politikave për menaxhimin e sistemit prokurorial në tri vitet e ardhshme. Synimi është që sistemi në tërësi të sigurojë një ngritje të vazhdueshme të profesionalizmit, efikasitetit dhe fuqizimit të pavarësisë, integritetit, llogaridhënies dhe transparencës, duke u mbështetur në kompetencat kushtetuese dhe ligjore. Pjesëmarrësit konstatuan se Plani përmban aktivitete dhe veprime të realizueshme dhe specifikon monitorimin sistematik të zbatimit të tij, të specifikuara në Planin e Veprimit.
Në punëtori morën pjesë anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës, kryeprokurorë të prokurorive, prokurorë të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, anëtarë të Grupit punues për hartimin e këtij drafti, zyrtarë nga radhët e administratës së sistemit prokurorial të Kosovës, dhe përfaqësues dhe ekspertë të projektit EUKOJUST.