Forcimi i strukturave përkatëse organizative të Ministrisë së Drejtësisë për fuqizimin e Profesioneve të Lira Ligjore

Në tryezën e rrumbullakët të mbajtur të martën, 7 dhjetor të vitit 2021, u prezantuan dhe diskutuan gjetjet fillestare si dhe vlerësimi i boshllëqeve administrative në kuadër të funksionimit aktual të Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës (MD), përkatësisht Departamentit për Profesione të Lira (DPL) dhe Divizionit për Mbikëqyrjen e Ligjshmërisë së Punës së PLJ. Tryeza e rrumbullakët u organizua nga projekti EUKOJUST, i financuar nga BE-ja, në bashkëpunim me Departamentin për Profesionet e Lira Ligjore të Ministrisë së Drejtësisë.

Tryeza e rrumbullakët ofroi mundësinë për diskutim dhe konsultim të hapur mbi kornizën ligjore, kompetencat, funksionimin dhe kapacitetin administrativ të Departamentit për Profesionet e Lira Juridike të MD dhe Divizionit për Mbikëqyrjen e Ligjshmërisë së Punës së PLJ, me qëllim të arritjes së konkluzioneve të përbashkëta për rrugën përpara.

Gjetjet paraprake së bashku me rekomandimet janë përgatitur dhe prezantuar nga ekspertja e lartë afatshkurtër, znj. Pepa Laleva, në bazë të një shqyrtimi të detajuar të situatës aktuale, përfshirë analizën e legjislacionit dhe praktikës së Kosovës, strukturat organizative dhe standardet përkatëse evropiane.

“Objektivi i këtij aktiviteti të projektit është të mbështesë MD-në në fuqizimin e Departamentit të PLJ-së, duke pasur parasysh rolin e këtij departamenti për ofrimin efektiv dhe cilësor të shërbimeve për profesionet e lira ligjore: noterët, përmbaruesit privatë, ndërmjetësuesit, administratorët e falimentimit dhe avokatët” tha Udhëheqësi i Ekipit të EUKOJUST, Volkmar Theobald.

Ai theksoi rëndësinë e veçantë që  kjo ka në vazhdën e rolit të PLJ si pjesë e sektorit të drejtësisë për rritjen e efikasitetit të gjyqësorit dhe forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë..

Eksperti Afatgjatë i strukturës i EUKOJUST, Kristian Turkalj, theksoi se është në interes të të gjitha palëve të interesit në sektorin e drejtësisë që MD të ketë zyrtarë kompetentë dhe profesionistë të cilët i njohin mirë ligjet që rregullojnë disa aspekte të funksionimit të sektori i drejtësisë.

“Në këtë drejtim, u theksua nevoja e fuqizimit të mëtejshëm të Departamentit të Profesioneve të Lira Juridike, i cili duhet të zgjerojë fushëveprimin e kompetencave, të shoqëruar me forcimin e stafit të vetë Departamentit”, tha Turkalj.

Gjetjet e raportit u diskutuan hapur nga ekspertët evropianë, lideri i ekipit nga Zyra e BE-së (ZBE) në Kosovë, përfaqësuesi i Kabinetit të Ministrit të Drejtësisë, zyrtarë të shumtë të MD-së, kryetarët dhe përfaqësues të tjerë të Odës së Avokatëve, Odës së Noterëve dhe Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës. Rezultatet kryesore nga diskutimet do të analizohen, shqyrtohen dhe përfshihen nga projekti në raportin përfundimtar, përkatësisht në gjetjet dhe rekomandimet për funksionimin më efektiv të Departamentit të PLJ dhe Divizionit të MD-së për Mbikëqyrjen e Ligjshmërisë së Punës së PLJ.

Pjesëmarrja aktive e përfaqësuesve nga Sektori i Drejtësisë, Sektori i Administratës Publike, udhëheqësi i ekipit nga Zyra e BE-së, Nikolla Skarauzo (Nicola Scaramuzzo) dhe EUKOJUST është garanci e ndikimit të drejtpërdrejtë të rezultateve të tryezës së rrumbullakët në funksion të perspektivës evropiane të Kosovës dhe nevojës për ofrim të shërbimeve të orientuar drejt qytetarëve.

Impakti jonë

p4

Elina Doee

Founder

Lorem ipsum dolor sit amet, consetetur sadipscing elitr, sed diam nonumy eirmod tempor invidunt ut labore et dolore magna aliquyam erat, sed diam voluptua. At vero eos et accusam et justo duo dolores et ea rebum. StetLorem ipsum dolor sit amet, consetetur sadipscing elitr, sed diam nonumy eirmod tempor invidunt ut labore et dolore magna aliquyam erat, sed diam voluptua. At vero eos et accusam et justo duo dolores et ea rebum. Stet