Në një tryezë të rrumbullakët të mbajtur më 2 dhjetor, Ekspertja e EUKOJUST për Qasjen në Drejtësi, Alina Laura Matache prezantoi një raport gjithëpërfshirës mbi qasjen në drejtësi për njerëzit e cenueshëm dhe grupet e margjinalizuara, duke u fokusuar te personat me aftësi të kufizuara, romët, ashkalitë dhe egjiptianët, si dhe komuniteti LGBTI.Raporti përfshin një analizë të kuadrit ligjor vendor, duke iu referuar standardeve dhe konventave ndërkombëtare, mekanizmave në dispozicion; qasje në institucionet gjyqësore për personat me aftësi të kufizuara; informacione në gjuhët zyrtare dhe në gjuhët në përdorim zyrtar; analiza e kostove, përfshirë këtu tarifat gjyqësore, kohën për të nda drejtësi, dhe të drejtën për zgjidhje efektive.Në tryezë morën pjesë përfaqësues institucionalë dhe të shoqërisë civile, organizata ndërkombëtare si USAID, EULEX, dhe Zyra e Bashkimit Evropian/Përfaqësuesi Special i BE-së.Të pranishmëve iu drejtuan: Këshilltarja nga Kabineti të Ministrit të Drejtësisë – Nazlie Bala, Kryesuesja e Departamentit për Integrime Evropiane në Këshillin Gjyqësor të Kosovës -Arlinda Krasniqi, Kryetari i Akademisë së Drejtësisë së Kosovës – Enver Fejzullahu, Shefi i Zyrës për Qeverisje të Mirë / Zyra e Kryeministrit – Habit. Hajredini, Kryetari i Forumit të Kosovës për Aftësinë e Kufizuar – Bujar Kadriu, Shoqata e të Verbërve të Kosovës- Mexhid Foniqi, Sebastian Serifovic nga Versitas, Isak Skenderi, Drejtor i Zërit të Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve (VoRAE) dhe Arber Nuhiu, Drejtor i Qendrës për Zhvillimin e Grupeve Sociale ( CSGD).Të gjithë pjesëmarrësit e vlerësuan raportin pasi përmbante një analizë të plotë dhe ofronte rekomandime të përshtatura dhe konkrete për të rritur besimin në sektorin e drejtësisë dhe për të hequr barrierat, në mënyrë që të sigurohet qasje në drejtësi për të gjithë qytetarët.