Nga 2 deri më 5 nëntor 2021, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) organizoi një punëtori në Tiranë, për të vendosur pikënisjet dhe themelet kyçe për Planin Strategjik 2022 – 2025.
Eksperti afatgjatë i EUKOJUST, Cristian Nicoara dhe eksperti afatshkurtër Paul Beasley u ftuan për të mbështetur procesin dhe për të paraqitur perspektivat ndërkombëtare dhe evropiane mbi mekanizmat dhe proceset e planifikimit strategjik. Pas prezantimit të bërë qysh në fillim të punëtorisë, që përcaktoi linjën e punës dhe mekanizmat institucionalë që duhen ndjekur gjatë planifikimit strategjik, dy ekspertët e EUKOJUST më pas morën pjesë në diskutimet për fokusimin të procesit të vendimmarrjes drejt vendosjes së një udhëpërshkrimi strategjik dhe veprues të Planit.
Aktiviteti do të vazhdojë gjatë javëve në vijim në KPK, për të përcaktuar përmbajtjen e planit siç është hartuar, ndërsa në fillim të dhjetorit do të organizohet një punëtori finale, me mbështetjen e EUKOJUST, për të finalizuar draftin e Planit Strategjik në mënyrë që t’ia paraqesin KPK-së për miratim.