Më 12 tetor, Ekspertja e EUKOJUST për Arsimim Juridik Publik/Dhuna në familje dhe grupet e margjinalizuara- Bardhë Krasniqi, mori pjesë në dëgjimin publik lidhur me Projektligjin e parë mbi parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna me bazë gjinore, organizuar nga Komisioni i Kuvendit të Kosovës (KK) për të Drejtat e Njeriut, Barazinë Gjinore, Personat e Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticionet. Seanca dëgjimore u kryesua nga Kryetarja e KK-së Duda Balje, e cila i ftoi organizatat e shoqërisë civile, përfaqësuesit e qeverisë dhe organizatat ndërkombëtare dhe projektet e financuara nga donatorët, të ofrojnë komentet e tyre.
Ekspertja e EUKOJUST përgëzoi Komisionin e KK-së për nismën dhe përpjekjet për të harmonizuar projektligjin me legjislacionin e BE-së si dhe Konventën e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje (e njohur si Konventa e Stambollit) dhe theksoi rëndësinë e një përafrimi të tillë për sistemin juridik të Kosovës dhe nevojat e viktimave të dhunës në familje. Ajo shpjegoi se një nga objektivat specifike të projektit EUKOJUST është forcimi i qasjes në drejtësi për të gjithë qytetarët në Kosovë, veçanërisht në fushën e dhunës në familje dhe grupeve të pa favorizuara ose të margjinalizuara. Ekspertja e EUKOJUST ofroi ekspertizën e saj në fushën e hartimit legjislativ dhe në të drejtën ndërkombëtare mbi qasjen në drejtësi, të drejtën civile dhe penale. Një ekspertizë e tillë do të ofrohet përmes Mekanizmit të Rishikimit Legjislativ (MRL) të kryesuar nga Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë (PPBE)
Komiteti i KK-se dhe pjesëmarrësit ndanë pikëpamjet e tyre dhe u pajtuan për hapat e mëtutjeshëm.
Komentet e PPBE MRL -së do t’i dërgohen Komisionit të KK-së brenda një muaji.